Petro Marko A-007310
Libër i ri
Në këtë roman bëhet fjalë për fundin e ushtrisë pushtuese italiane në Shqipëri. Pas kapitullimit të fashizmit, në portin e Durrësit tubohen ushtarët e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia për t'u kthyer në vendin e tyre. Pikërisht gjatë ditëve të pritjes në këtë qytet të improvizuar buzë detit, shkrimtari Petro Marko do të zbulojë histori, drama, karaktere, psikologji të nxjerra nga njerëzit e qytetit të fundit. Përveç kësaj autori do të...
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | OMSCA-1 | |
| ISBN | 9789992740388 | |
Në këtë roman bëhet fjalë për fundin e ushtrisë pushtuese italiane në Shqipëri. Pas kapitullimit të fashizmit, në portin e Durrësit tubohen ushtarët e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia për t'u kthyer në vendin e tyre. Pikërisht gjatë ditëve të pritjes në këtë qytet të improvizuar buzë detit, shkrimtari Petro Marko do të zbulojë histori, drama, karaktere, psikologji të nxjerra nga njerëzit e qytetit të fundit. Përveç kësaj autori do të sjellë edhe rrëfimin për dashurinë e oficerit të ri shqiptar Lekës dhe prostitutës së bukur italiane Ana Maria Monte, viktimë po ashtu e luftës dhe e fashizmit. Brenda 7 ditëve, aq sa qëndrojnë italianët e mbledhur në portin e Durrësit për t'u kthyer në Itali, shkrimtari në romanin "Qyteti i fundit" do të zbulojë dhe do të rrëfejë historitë dhe fatet e disave nga ushtria fashiste që para 4-5 viteve e kishte pushtuar Shqipërinë. Në këtë pleksje historish e fatesh, autori do të sajojë linjën e rrëfimit që ndjek hetimi për zbulimin e një krimineli lufte, të maskuar dhe të fshehur brenda turmës së "Qytetit". Në krye të grupit që duhet ta organizojë dhe ta udhëheqë këtë zbulim është toger Leka. Pista që ndjek togeri në këtë drejtim, e ngjashme me labirintet e romaneve dedektive, do të ecë dhe përmes prostitutës italiane Ana Maria Monti. Dhe do të lindë dashuria mes tyre, që është shumëfish më "mëkatare" se ajo mes Gorit dhe Anitës. Leka është toger i Sigurimit Shtetëror të Shqipërisë së sapodalë nga lufta, që la pas shkatërrime dhe krime, ndërsa italiania Ana është e palës që i kreu ato krime, e palës së cilës i shërbente. Kështu shkrimtari, duke ndjekur këtë linjë do të ecë nëpër një teh të mprehtë: do ta lejojë togerin e Sigurimit t'i nënshtrohet zërit të brendshëm dhe të dashurohet me italianen e bukur, apo do të nxjerrë para tij fuqinë e përgjegjësisë dhe të mëkatit ndaj "mollës së ndaluar"? Romani "Qyteti i fundit", në këtë drejtim, sjell mjeshtërinë e të rrëfyerit të Petro Markos, që, i futur vetë mes dy zjarreve, arrin të manovrojë dhe t'u krijojë hapësirë artikulimi të dy krahëve, duke realizuar portrete komplekse, në radhë të parë si ai i toger Lekës. Gjithsesi ai si shkrimtar, pati i pari kurajo krijuese që të prekë sfera delikate, të rrezikshme të realitetit shqiptar të kohës, pasojat e të cilave i ndjeu gjithë jetën.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 376 |
| ISBN | 9789992740388 |
| Viti i Botimit | 2000 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përmasat | 137 x 205 x 25 mm |
Petro Marko, shkrimtari që mbart dashurinë e lexuesit, megjithëse dekada vitesh kalojnë! Shembull për këtë është edhe libri autobiografik i tij “Intervistë me vetveten” me nëntitull “Retë dhe gurët”, ndaj të cilit vëmendja e shumtë e lexuesit nuk shuhet. Shkaku është se në faqet e këtij libri na shfaqet personaliteti i një pjese të mirë të atyre njerëzve,...
Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë....
Ky roman tregon për aventurat e një djali, Besimit dhe disa miqve të tij në fshatin ku kishte lindur i jati i Besimit. Djalin e tërheq shumë gërmadha e errët e kështjellës ogurzezë ku thuhet nëpër fshat se banonte një fantazmë.
Në romanin “Nata e Ustikës” Petro Markoja rrëfen një fragment nga betejat, burgjet, dramat dhe dashuritë e tij nëpër Evropë giatë viteve ’30 dhe ’40 të shekullit XX – pra para dhe ...
Te romani "Fantazma dhe plani tre plus katër gërshetohet bukur e shkuara historike me të sotmen. Personazhi kryesor, Besimi, djali nga kryeqyteti, shkon për herë të parë në vendlindjen e babait të tij, ku zbulon shumë të fshehta nga historia e familjes dhe e vendit. Aty kanë ndodhur ngjarje të dhimbshme, ku dëshmitare kishin mbetur muret e rrënuara të...
Shpella e piratëve është një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
"Qyteti i fundit është një roman për luftën, për paqen dhe humanizmin. Është pararendës i romanit modern shqiptar.
Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi, për kohën kur u shkrua, si në rrafshin artistik, ashtu dhe në atë tematik. Ky roman shënon edhe një pikë kthese në rrjedhat historike të romanit shqiptar.
Rrugë pa rrugë është një përmbledhje e disa prej tregimeve dhe skicave të Petro Markos, të botuara në gazetat e kohës nga viti 1931–1937.
Gëlltite dhembjen me pahir në thellësinë tënde! Shteroi jeta, s'ka më lot as ëndrra, as përralla, eja në vete, dehu sot me zemrat e gjalla!(nga poezia "Vetvetes")Ëndrratar risjell në ...
Pas një mijë e ca ditësh kthehesha përsëri në atdhe. Një mijë me ca ditë e një qerthull ngjarjesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Kthehesha me pranga në atdheun tim të prangosur… Hapat që hidhja, aksionet që kryeja, dhe vargjet që krijoja, nuk m’i impononte njeri, por ishin jeta ime, ëndrra ime, lufta ime, gëzimi im…