The first book in the global phenomenon from #1 international bestselling author Jeff Kinney - 250 million copies of the series sold worldwide! 'Let me get something straight: this is a JOURNAL not a diary... The other thing I want to clear up right away is that this was MOM's idea, not mine.'
Piktori i famshëm zvicerano- gjerman, Paul Klee, veprën e tij Alphabet I (1938), e pikturoi mbi faqen sportive të gazetës zvicerane National Zeitung. Shkronja O e alfabetit ra mbi emrin e qendërsulmuesit Genia Walacek, duke e fshirë përgjysmë.
Tobias Xhaxhiu me veprën “Memento Mori” ishte fitues i Fondit për Letërsinë e të rinjve nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Ky vlerësim ka motivacionin: “Për sjelljen origjinale të një balade të njohur, mbajtjen pezull të lexuesit me të njohurat e të panjohurat, për përdorimin e një leksiku të pasur, për përzgjedhjen me kujdes të toponimisë dhe...
Në vëllim evokohet edhe poezia me vargje jugore të Bregut të Detit, ku gjejmë po atë jehonë, po atë fjalor, po atë atmosferë të erës së detit dhe malit, po atë pasion dhe po atë fuqi që ndeshim në poezinë tradicionale të zonës.
Historia e Manning Johnson fillon si ajo e shumë zezakëve të tjerë, të rritur me frymë fetare...
Ky libër analizon morfologjinë e krimit në shoqërinë shqiptare dhe njëherësh vërteton tezën sociale, që njeriu bëhet kriminel ose vetëvritet, pikërisht në momentin kur humbet "busullën e kontrollit". Kjo sjell vakum mental, më saktësisht një shkretëtirë mendore tërësisht individuale, e cila bëhet terren i favorshëm për kristalizimin e orientimit kriminal...
Ky libër është një përmbledhje përrallash ku përfshihen : Magjia, Shtatë pëllumbat, Uji i rinisë së përjetshme, Maçoku me çizme, Aladini, Bukuroshja e fjetur në pyll, Vajza që shkeli bukën, Vendi i qenve, Rubini i mrekullueshëm, Tre qentë, Princesha e magjepsur, Johani besnik, Princi i lumtur, Përralla e maceve, Gjarpri, Zogu i vezëve të arta, Pleshti dhe...
Libri na njeh me disa koncepte bazë financiare, si: kursimi dhe depozita, kredia, llogaria bankare, shërbimet bankare, tërheqja e parave nëpërmjet bankës elektronike, etj.
Limona dhe limonadë është libër i serisë Paraja ka rëndësi. Libri është shkruar në formën e një tregimi mbështetur në subjektet që ka dashur të shtjellojë autorja Nancy Loewen. Fëmijët informohen për çështje shumë të rëndësishme në lidhje me paratë dhe se si përdoren ato.
Të shpenzosh para është pjesë e serisë Të mësojmë për paranë. Çfarë përdorin njerëzit për të blerë gjëra? Për ta gjetur lexo këtë libër dhe mëso çdo gjë rreth shpenzimit të parave! Me foto tërheqëse dhe tekst të thjeshtë, fëmijët do të mësojnë se si njerëzit kudo në botë shpenzojnë para për mallra dhe shërbime.
Tashmë në dorë të lexuesit shqiptar, “Një patriot leçez në Shqipërinë osmane”, do të rindezë pamjet e freskta të një Shqipërie pak të njohur e të një kryeqendre si Shkodra, ku jetonin pranë e pranë njerëz të kombësive të ndryshme, duke shqyrtuar kështu karakterin kozmopolit të Shqipërisë së kohës dhe ngjarjet që e karakterizuan atë.
Doli në treg numri i ri i revistës “Teen Things”. Në këtë botim do të gjeni gjithçka që ka të bëjë me adoleshentët: do lexoni rreth këngëtares, modeles dhe piktores Endi Cini, do shihni rreth trendeve të fundit për flokët, kthim në moshën 13 vjeç nga Valer Pinderi, Denada Toce me gjuhën e dashurisë, lojërat gaming nga Tomi Kallanxhi dhe eksplorimin e...
Rrokja është një prag shumë i rëndësishëm në rrjedhën e të folurit. Ferdinant de Sossyr na mëson se gjatë rrjedhës të së folurit: “… nuk janë tingujt ata që i hasim së pari; rrokja na del më drejtpërdrejt se tingujt që e përbëjnë. … disa shkrime i shënonin njësitë rrokjesore ; vetëm më vonë u zbulua sistemi alfabetik”.
Ky libër është vijimësi e kontributit të diplomatit dhe studiuesit Mal Berisha, ku kësaj radhe ai ka sjellë për lexuesit një biografi të thelluar për diplomatin e madh amerikan Herman Bernsteini i cili shërbeu në Shqipëri gjatë viteve 1930-33. Një personalitet enciklopedik, mik i tre presidentëve amerikanë, autor i 14 librave të përkthyera në 17 gjuhë të...
Romani bazohet në historinë e një prej krimeve më të famshme të ndodhur në Suedi gjatë shekullit të XX-të.
Kjo dramë narrative botohet në tri gjuhë: në origjinalin shqip, dhe në versionin frëngjisht dhe gjermanisht. Ky tekst është inskenuar në vitin 2018 në Teatrin Dodona – Prishtinë, me regji të Alban Beqiraj. Kjo dramë temë qendrore ka nocionin e ekzilit. Por autori e ndryshon këndvështrimin: përtej emigrimit ekonomik dhe social, ai sheh tek ekzili një...
“Rreth Kafshëve” është një përmbledhje me tregime të shkurtra, ku do të takoni jo vetëm mace, qen, por edhe pelikanë, pinguinë, rosakë e shumë shokë të tjerë të Kęstutis Kasparavičius. Do ta shikoni se edhe kafsha më e vogël dhe e avashtë si kërmilli, mund të jetë jo më pak e rëndësishme se një ari i madh polar.
Terenc Toçi vlerësohet si një personalitet i jashtëzakonshëm, që ofron një çelës ekscentrik por edhe zbulues, për të interpretuar historinë e hapësirës adriatike-ballkanike dhe rolin e saj brenda Italisë.
Më në fund vjen vazhdimi i librave Bir i qiellit dhe Qiellthyesi..., një sagë fantastiko-shkencore, që ka fituar zemrat e miliona lexuesve të rinj në mbarë botën...
Vëllimin Mutacionet, një përmbledhje mbresëlënëse prej shtatë tregimesh dhe një poezi, Francis Kirps e ka ndërtuar në bazë të lidhjeve ndërtekstuale me vepra të shkrimtarëve të njohur të letërsisë botërore. Këto rrëfime të fuqishme, të shpalosura me shkathtësi, shndërrohen kështu në histori të reja, të pavarura, të bartura tërësisht me zërin dhe fuqinë...
Në këtë libër trajtohen fillimisht dy kampet e etimologjisë shqiptare, ai zyrtar: Eqerem Çabej & Co., dhe ai jo-zyrtar “patriotik” i Agron Dalipaj & Co., duke u kritikuar nga autori ynë më shumë ai jo-zyrtar, për shkak se hullitë ku ky grup ka hyrë i kushtëzon atij gabime të para-programuara. Përveç atyre gabimeve që autori evidenton në të dyja...
Një analizë e rallë kjo në letrat shqipe, e pakrahasueshme me librat antifetarë të kohës së “socializmit”, për shkak të zbërthimit të të ashtuquajturve “kode biblike”. Një titull e libër ky i lënë demostrativisht në heshtje nga mediat dhe shteti shqiptar, nga këta shërbyes të drejtuesve krypto-fetarë të shteteve t’mëdha.
Ky është libri i tretë me tregime i autorit R.Th.. Tashmë, i larguar nga temat e religjiozitetit dhe afruar atyre social-politikë, autori duket se ka nisur të operojë me ngadalë shpirtin e njeriut nga çobanët dhe sëmundjet e tij. Edhe ky libër përmban, po si dy librat e parë me tregime, 33 tregime, duke e çuar kështu numrin e tyre në 99; deri në daljen e...
Ky është libri i parë i autorit, si i tillë nuk pretendon shumë në vetvete, po të përjashtojmë shumllojshmërinë e temave që përfshijnë vargjet e tij, të cilat ai i rendit me modesti më shumë tek vjershat, se sa tek poezitë, -sipas ndarjes që ai i bën –në parathënie të librit– vargut në përgjithësi. Këtë ndarje nuk e lë pa e përmëndur edhe një nga poezitë...
Shtepia botuese Fan Noli sjell ne shqip nje nga veprat me te rendesishme te Albert Kamyse, perkthyer nga pedagogia e gjuhes frenge, Saverina Pasho
Seia e Billit vazhdon, me plot të reja befasuese. Personazhi ynë është në telashe në shkollë. Një nxënës i shkollës e ngacmon. Përbindëshat e vegjël duan ta shoqërojnë në shkollë po ai nuk pranon. Ndoshta me përbindëshat vërdallë gjërat do të shkojnë më mirë se sa Billi mendon...