Luajme futboll nuk eshte liber vetem per familjen dhe miqesine por gjithashtu nje liber mbi kulturat e ndryshme qe hasim qe te vegjel e ndersa rritemi ne vende te huaja dhe se si duhet t’i pranojme. Libri shoqerohet me ilustrimet me ngjyra te pergatitura nga mjeshtri i shquar Bujar Kapexhiu
Historia e filozofisë është interpretimi i mendimit filozofik i mbështetur mbi përmbajtjet dhe format e vërtetësisë historike dhe të dialogut, një udhëtim i cili do të shprehë një Gadamer dëshmitar dhe interpret ‘në dialog’ me traditën.
Përfytyroni sikur vendi në të cilin jetoni nis të ndryshojë. Përfytyroni si pa e vënë re, ky vend bëhet i rrezikshëm për disa njerëz, të cilët e kanë të pamundur të vazhdojnë të jetojnë më në të. Përfytyroni se për habinë tuaj, papritur zbuloni se babai juaj është njëri prej këtyre njerëzve. Kështu i ndodhi edhe Anës në Gjermaninë e vitit 1933. Ishte...
Në një fshat të varfër të Alentezhos, autori vizaton figura njerëzish, të ashpërsuar nga uria dhe puna, nga dashuria, xhelozia dhe dhuna: bariu i heshtur që sheh botën ti shkërmoqet kur djalli i pëshpërit që gruaja e mashtron; gruaja e Jozefit, e vuajtur deri në pamundësi; Gabrieli i vjetër dhe i mençur, i besuar dhe këshilltar; binjakët siamez Elia dhe...
Si ishin bimët në kohën e dinozaurëve? Çfarë do të thotë fjala “dinozaur”? Cili dinozaur ishte prindi më i mirë? A ka parë njeri dinozaur të gjallë?... Ky libër është ndërtuar mbi bazën e disa pyetjeve rreth dinozaurëve dhe botës së tyre. Kështu, në çdo faqe ka disa pyetje. Secila prej tyre është shkruar në kanatin e një dritareje, e cila është zbukuruar...
Kjo dramë rivjen për lexuesit 50 vjet pas krijimit dhe është një dedikim plot vlerë për Kongresin e Lushnjës: Kjo dëshmi e vetme teatrore e kësaj ngjarje të madhe historike, ky krijim artistik është një zbulim i vërtetë që pasuron edhe dramaturgjinë shqiptare.
Ne kete set kemi perzgjedhur librat e dy autoreve shqiptare, te pasionuar pas realizmit magjik, dhe ndjekes te zellshem te fjales se zgjedhur shqipe: Mira Meksin dhe Tom Kuken (Enkel Demin). Dy librat e tyre, “Diktatori ne kryq” dhe “Ora e lige” jane botime te vitit 2019, qe ju vijne lexuesve si prurjet me interesante te letrave shqipe
Kokëboshi në hënë është një nga tre librat e trilogjisë Qyteti i luleve të Nikollaj Nosovit. Libri i parë Kokëboshi dhe shokët e tij është përkthyer tashmë nga Botimet Toena.
Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit XIX të që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me tematikë klinike dhe të frikës. Horla është ai Tjetri, vëllai ynë i natës, që dyshon për ne, që na përkëdhel, që na përgjon, që i jep të gjitha veprimeve tona një kuptim negativ e pervers.
Megjithatë teksti i kësaj vepre integrale e kapërcen dimensionin personal, për të lëvizur brenda një hapësire të pamatë historike dhe ideale, duke arritur të na ofrojë një përkufizim të ri e plot zjarr të lirive individuale, pa të cilat nuk do të kishte kuptim një shoqëri e lirë dhe moderne.
Tekstet e veprat që analizohen në këtë vëllim, janë zgjedhur prej autorit si model për të treguar se çfarë hullie ndoqi letërsia shqiptare në periudhën e parë të instalimit të realizmit socialist në Shqipëri.
Studiuesja e pasionuar e prejardhjes së shqiptarëve dhe gjuhës së tyre, pinjolle e familjes së Vlorajve, Nermin Vlora Falaski, në librin “Etruskishtja – gjuhë e gjallë”, sjell përmes shumë përqasjeve gjuhësore mes etruskishtes dhe shqipes, një linjë mendimi të prejardhjes së përbashkët të gjuhëve të lashtësisë.
Një rrëfim i sinqertë ushtaraku italian (apo më mirë italo-shqiptar), gjenerali Vincenco Murikio, hedh dritë mbi disa momente të veçanta të historisë së Shqipërisë; një rrëfim që në thjeshtësinë dhe çiltërsinë tipike të ushtarakut, ngjan se i ka shpëtuar cenzurës që shpesh i nënshtrohet historiografia e angazhuar.
Antoni do të shkoj në një ballo me maska vampirësh: me vampire të vërtetë ! Gojështypuri , rojtari i varrezës, organizon festën, por ai nuk e ka iden se tre prej të ftuarve nuk janë aspak të veshur me kostume maskimi . Antoni është tmerrsisht i merakosur; nga çasti në cast , festa e “frikshme “ mund të kthehej në një ngjarje të pastër horror …
Barku i minierës i zbrazur, pistonat e shkulur, pasarelat e thyera... Pellgu qymyrguror i vjetër i Ebërfoilit, në Skoci, është krejtësisht i vdekur.
“Sekretari Intim” reflekton tonalitetet veneciane, të pasura me pasione, muzikë dhe sensualitet. Në oborrin e Kuintilia Kavalkantit, ku zhvillohet Balloja Entomologjike dhe në personazhin stendalian të Sen-Zhylienit, “sekretarit intim”, mishërohen në mënyrë romaneske dramat e dashurisë dhe xhelozisë.
Ky numër i kushtohet ideologjisë së partive: Majta apo djathtas- si orientohemi sot? Në Medius 8 do të lexoni shkrime nga Redi Shehu/ Artan Fuga/ Selami Xhepa/ Fitim Zekthi/ Armand Bora/ Brenton Kotorri/ Lulzim Hoxha/ Jozef Radi/ Fabian Zhilla/ Agim Baçi/ Ervin Hatibi/ Oltion Kadaifçiu/ Ergys Mertiri
Ky libër synon të pasurojë historiografinë shqiptare me të dhëna, trajtesa dhe përshkrimin e kronikave historike që kanë të bëjnë me katër personazhe që kanë lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë: Mahmud Pashë Bushati, Ali Pashë Tepelena, Naum B. Veqilharxhi dhe Vangjel Zhapa.
Paolo Giordani, me profesion fizikant, autor i disa romaneve te njohur ne Itali, ka bere nje reflektim per situaten e pandemise ne te cilen po kalojme keto momente. Menyra sesi e ka pershkruar situaten dhe sjelljen e qenies njerezore ka befasuar me miliona lexues. Ky botim i sapobotuar ne Itali vjen i perkthyer dhe botuar ne te njejten kohe edhe ne Shqiperi
Kjo është historia e Shpresa Dick (Refugjati), që përpiqet t’i hedhë pas shpine vuajtjet e dikurshme, duke i kaluar ditët zvicerane me nostalgjinë për gëzimet që i dhuroi Zoti, nën shoqërinë e Emës së romanit “Zonja Bovari”, që e donte aq shumë në moshën e rinisë…
Një ideal që të jetuarit e sheh të lidhur ngushtë me të dhënit jetë, duke e gjetur çlirimin vetjak në çlirimin e të tjerëve...
“Kjo monografi e Ismije Beshirit është një kontribut i rëndësishëm për historiografinë shqiptare, sepse hedh dritë të re mbi qëndrimin e Gjermanisë ndaj çështjes shqiptare në vitet dramatike të revolucionit nacional shqiptar deri në shpalljen e pavarësisë dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër.
Kjo seri e mrekullueshme librash ofron një mënyrë tepër mbresëlënëse për prindërit, për të ndihmuar fëmijët parashkollorë të formojnë aftësitë e nevojshme bazë për të arritur sukses në shkollë.Kjo seri është ideale për të zhvilluar aftësinë e të mësuarit në fëmijërinë e hershme.Ajo ndihmon në zhvillimin, përforcimin dhe krijimin e aftësive përvetësuese te...
I botuar për herë të parë në vitin 2020, ky fjalor Ligjor, Logjistik dhe i Sigurimeve Detare është në të njëjtën kohë një enciklopedi e kuptueshme e termave bashkëkohorë në lidhje me industrinë e transportit Detar, si dhe një udhërrëfyes praktik dhe nisëtor për këdo që është i interesuar në marrëdhëniet ligjore, ekonomike dhe logjistike të kësaj industrie.
Ashtu siç është romani i luftës njerëzore, egërsisë dhe ndryshimit, Aventurat e Bakut mbase është më shumë një roman dashurie: i dashurisë që shpon çdo errësirë, i dashurisë që mund çdo të keqe.
Plot shpirt, romantik, dhe plot me rreziqe, romani “Djaloshi i grabitur” është vepra klasike më me shumë aventura e shkrimtarit Robert Louis Stevenson.
Parisi është i uritur, por Mbreti i Francës është më i interesuar në kënaqësitë e ve-ta. Aramis, Atos dhe Portos po planifikojnë zëvendësimin e mbretit. I panjohur për shumë, ekziston një mbret i dytë, një binjak, i fshehur që në lindje dhe i burgosur pas një maskë hekuri. Çështja tani qëndron te D’Artanjani: do të luftojë kundër miqve të tij të vjetër,...