I ri Abeli Shiko më të madhe

Abeli

Ethem Haxhiademi A-004807

Libër i ri

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Poeteka
ISBN9789928230317

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Po Haxhiadèmi si i paraqit Abelin dhe Kainin? Si një problem pedagogjie. S'ka fjalë se ky problem pedagogjik ka rëndësi të madhe. Dhe në përdorimin e kësaj theme Haxhiademi është dëftuar roussean-ian, domethënë veprën e keqe të Kainit nuk ia heth natyrës së tij të keqe, po fajit të prindëvet, që donin më tepër Abelin nga ai. Symboli bilbik i së ligës, symboli manikeist i protestës, Kaini bëhet te dramaturgu shqiptar symbòl pedagogjik à la Rousseau. Çështje sensibiliteti artistik dhe psykosynthèze. Po ndër ne Shqiptarët Kaini, me veprën e tij të vëllavrasësit, mund të mishërojë edhe dramën politike e kombëtare shqiptare të pesëmbëdhjetë vjetëvet të fundit. Dhe si protagonist i kësaj drame, Kaini në një tjetër tragjedi, po të shkruhet, mund të marij edhe shtetësi shqiptare. Kainër dhe Abelër jemi një çikë që të gjithë, kush më pak kush më shumë, dhe si të tillë symbole të përjetëshme i jetojmë edhe nè: dhe si njerës dhe si shqiptarë. Edhe këtë tragjedi të re Haxhiadèmi e ka punuar me mjeshtërinë e tij të njohurë, duke respektuar règullat e tragjedisë klasike.” -Vangjo Nirvana (Vangjel Koça), 1940 “...me «Abelin», që asht e shtatëta tragjedi e tij dhe nji kohësisht deri më sod e fundit, zotësija e Haxhiademit mërrinë kulmin: teknika, masa, tonaliteti, rima e ritmi janë po thuej se të përsosuna. Një epërsi dalluese bjen në sy në kët vepër, në krahasim me të tjerat. «Me Abelin paraqitet si artist e dramaturg i rritur: krijesat e tij përbëjnë një botë më vehte ku duan të lëvizin me ëndje. Kur është i pajosur me fuqi artistike dhe poetike të mjaftë, auktori dramatik është vërtetë si demiurg, i afrohet një perëndije dhe kështu e mbyll rrethin midis krijesës dhe krijestarit.»”

-Jup Kastrati, nga Dramatika shqiptare, 1944

VEPRA E PLOTË poetike, dramaturgjike e përkthimore të Etëhem Haxhiademit publikohet nga “Botime POETEKA”. Ky vit shënon 55 vjetorin e ndarjes nga jeta të autorit, i cili, siç shkruan Vargjo Nirvana (Vangjel Koça) në shënimet e tij kritike, “është një zotësì mendore për të vënë re dhe një vlerë morale e rrallë, cilësira këto që e bëjnë të përshtatëshme për degën që ay punon dhe në të cilën është sot punëtori më i mirë dhe më i çmuar.”

Lexuesi do ketë fillimisht në duar vëllimin poetik “LYRA”; tragjedinë “ABELI” dhe tragjedianë “PIRRUA”, për të vijuar me tragjeditë “Skënderbeu”, “Aleksandri”, “Diomedi”, “Akili”, “Uliksi”.

Një botim i veçantë do të jetë edhe përkthimi i parë i “Bukolikeve” të Virgjilit. Gjerdani “Klasikët e letërsisë shqiptare” , që përbëhet nga 10 vepra, u përgatit nga Dr. Silvana Leka, Dr. Arian Leka të cilët, në bashkëpunim me Hortensia Haxhiademin, hulumtuan materialin dhe e pajisën veprën me shënime filologjike.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe120
ISBN9789928230317
RedaktoriArian Leka, Silvana Leka
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë