Sekretari intim Shiko më të madhe

Sekretari intim

Zhorzh Sand A-004893

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Sekretari Intim” reflekton tonalitetet veneciane, të pasura me pasione, muzikë dhe sensualitet. Në oborrin e Kuintilia Kavalkantit, ku zhvillohet Balloja Entomologjike dhe në personazhin stendalian të Sen-Zhylienit, “sekretarit intim”, mishërohen në mënyrë romaneske dramat e dashurisë dhe xhelozisë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789928184429

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Sekretari Intim” është në thelb i lidhur me aventurën parisiane dhe veneciane të Zhorzh Sandit dhe Alfred dë Mysesë, gjatë viteve 1833 dhe 1834, kur edhe ngjizet romani. Intimiteti i tyre letrar është i ngushtë, shkëmbejnë ide, dorëshkrime, konspekte, punojnë krah për krah, duke lexuar së bashku Hofmanin, ndikimi i të cilit mbi “Sekretarin Intim” është i dallueshëm.

Por “Ekzistojnë dy qenie brenda Mysesë: njëra e vetëkënaqur dhe plot sharm, tjetra xheloze, idhnake, e rrëmbyer”, vëren Pjer Salomoni, njëri nga biografët më të hollë të Zhorzh Sandit.

Romancierja, si princesha Kavalkanti në “Sekretari Intim”, do të dëshironte t’i shihte miqtë e vet tolerantë. Xhelozia i udhëheq këta në dyshimet më të pamendta.

Një grua mund të nxjerrë në pah pamje të jashtme mendjelehta e plot serbesllëk, duke mbetur e panjollë.

“Sekretari Intim” është një piketë e rëndësishme në mendësinë feministe të Zhorzh Sandit. Ajo ngrihet kundër një xhelozie tiranike dhe të padrejtë, të cilën do ta ndeshë edhe një herë tjetër me Shopenin, tipi i princit Karol te vepra “Lukrecia Florani”.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe230
ISBN9789928184429
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiVladimir Bako
RomanPsikologjik