I ri Historia e Filozofise Shiko më të madhe

Historia e Filozofise

Hans - George Gadamer A-004126

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Historia e filozofisë është interpretimi i mendimit filozofik i mbështetur mbi përmbajtjet dhe format e vërtetësisë historike dhe të dialogut, një udhëtim i cili do të shprehë një Gadamer dëshmitar dhe interpret ‘në dialog’ me traditën.

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN978995676216

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Duke iu përgjigjur pyetjeve tona filozofi gjerman – i quajtur trashëgimtari i asaj aventure magjepsëse të mendimit e cila shkon nga filozofia klasike gjermane tek Heideggeri – ndalet të bisedojë me Heraklitin, Parmenidin, Platonin dhe Aristotelin, Kantin, Hegelin deri tek filozofët bashkëkohorë me të, duke menduar sërish për konceptet themelore të filozofisë.

“Të dialogosh” do të thotë të shkurtosh një largësi, do të thotë të njohësh alteritetin e pamposhtshëm të “tjetrit” për ta takuar dhe kuptuar atë.

Pra, një “histori e filozofisë” e menduar dhe e treguar në këtë mënyrë i përgjigjet kërkesës së hermeneutikës duke dëgjuar një filozof i cili bashkëbisedimin me mësuesit e mëdhenj të së kaluarës e ka kthyer në kodin e mendimeve të tij.

Një bisedë e cila mbaron pa përfunduar, sepse – për ta mbyllur përsëri me Gadamerin, por me një fjalë e cila nuk dëshiron të jetë asnjëherë e fundit – “dialogu është diçka në të cilën ndodhesh, në të cilën përfshihesh, është diçka për të cilën nuk mund të dish para kohe se çfarë do të dalë në pah, është diçka që ndërpritet jo pa dhunë, pasi ka gjithnjë ende shumë për të thënë…

Çdo fjalë dëshiron tjetrën; edhe e ashtuquajtura fjalë e fundit, e cila në të vërtetë nuk ekziston”.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe348
ISBN978995676216
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAlda Mukli