“Shtatori”, me ngjarjet që zhvillohen në Skoci, fillon në maj, pasi po përgatiten ftesat për një ballo që do të mbahet në fund të verës. Shtatori është një muaj i jashtëzakonshëm në Skoci, kur vera e shkurtër, e lavdishme po mbaron dhe tashmë dimri ngjyrë gri do t’i zërë vendin.
Një histori e parezistueshme, herë komike dhe herë prekëse, që përzien lehtësinë dhe thellësinë, hijeshinë dhe butësinë, duke zbuluar marrëdhënien tonë me dhembjen, që pastaj është marrëdhënia jonë me veten.
Në këtë version të tretë të botimit origjinal, Robert T. Kiyosaki përditëson dhe zgjeron tetë "vlerat e fshehura" të një biznesi të marketingut në rrjet (përtej bërjes së parave!). Si bonus special janë dy "vlera të fshehura" shtesë nga Kim Kiyosaki dhe Tom Wheelwright.
Ky libër të mëson se si të zotërosh lojën e brendshme të parave: Mendo si i pasur që të bëhesh i tillë.
Një rrëfim i bukur, i pasur e plot shpirt, për atë çka e pret njerëzimin nëse refuzon shkencën. Një roman që të tensionon dhe në të njëjtën kohë tepër argëtues për njerëzit e vegjël në një botë të madhe dhe dëshirën e tyre angazhuese, por edhe shkatërruese për të besuar në idealet e larta. Fituesi i "Çmimit Europian për Letërsinë", 2021
Në librin 'Si të dalloni një gënjeshtar', do të zhyteni thellë në botën e pandershmërisë, ku do të mësoni gjithçka rreth psikologjisë që qëndron pas arsyes pse njerëzit gënjejnë dhe manipulojnë të vërtetën dhe më pas mënyrën si ta dalloni atë.
**CHOSEN BY OPRAH AS ONE OF HER 'BOOKS THAT HELP ME THROUGH'**The international bestselling spiritual book, now with a new look for its 20th anniversary. Eckhart Tolle demonstrates how to live a healthier, happier, mindful life by living in the present moment. ************'I keep Eckhart's book at my bedside.
The second book in the GLOBALLY BESTSELLING, SENSATIONAL series
Autori i serise se librave Medical medium vjen me nje tjeter liber per rolin qe ka melcia ne organizmin e njeriut duke dhene zgjidhje per ekzemen, psoriazen, diabetin, streptokokun, aknet, perdhesin, fryrjen, guret ne temth, stresin e gjendrave mbiveshkore, lodhjen, melcine e dhjamosur, problemet me peshen, mbipopullimin bakterial te zorres se holle dhe...
Libri trajton historinë e vërtetë të ndarjes 44 vjeçare të një gruaje (gjyshja e autorit) nga familja e saj në Gjakovë kur ajo zhvendoset në Tiranë me burrin gjatë diktaturës. Ritakimi ndodh më në fund me rënien e komunizmit, por aspak në formën e një happy end-i. Tjetërsimi gradual i individit nga sistemi komunist dhe rrënjosja e kulturës së mbijetesës...
Në 5 libra të mrekullueshëm do të mësoni historitë fantastike të princeshave, të sirenave, të zanave dhe të këcimtareve më të njohura në botë.
Me figura plot ngjyra dhe me mozaikë, kjo seri e veçantë i ndihmon vogëlushët të mësojnë fjalët e para dhe zhvillon aftësitë e tyre ndërvepruese.
Një seri e mrekullueshme, që përmban 12 përrallëza klasike, të prera në forma të ndryshme.
Autorja rrëfen fillimet e punës së saj si juriste në Itali, në kohën e ngjarjeve më të komplikuara të politikës, ku ravijëzohet ana e panjohur e kryeministrit Xhulio Andreot. Ky libër, si një ditar mjaft interesant i "procesit të shekullit", lexohet si një thriller në fushën ligjore
Historiku i botërorëve të futbollit, i pasur me fotografi, skema dhe statistika, ku nuk mungojnë as gazmoret, ju sjell një përmbledhje të betejave më të spikatura në fushën e gjelbër. Kupa e Botës - një udhëtim në historinë e kampionateve plot kujtime mbresëlënëse, njëkohësisht mbushur plot aventurë dhe spektakël
Çdo ditë nga dhjetë minuta është historia e një gruaje të re 36-vjeçare e cila besonte se kishte gjithçka kishte ëndërruar në jetën e saj. Por, jo gjithçka që besojmë përputhet me realitetin që jetojmë.
Një bashkëbisedim mes Michel Platinisë dhe gazetarit francez Gerard Ernault. Me një parathënie nga gazetari Andi Bushati. "Michel Platini, për shumë shqiptarë të viteve 80, ishte një nga simbolet e asaj bote të ndaluar, magjinë e së cilës ne mund ta perceptonim vetëm nga ekrani.
Ky libër vjen për vogëlushët duke ju rrëfyer historitë dhe bëmat e miushëve që jetojnë në Ishullin e Miushëve.
I ardhur me zërin e një mësuesi të ri, në një fshat ku bora ndërton kurthet më të mëdha se njerëzit, rrëfimtari Dibra aludon gjithë maskën e sistemit komunist, që shfaqej ashtu, si një borë, pa treguar aspak kurthet ndaj njeriut – sidomos të njeriut që kërkon të ëndërrojë, që kërkon të dashurojë, që kërkon të jetojë, që dëshiron të ecë
Dëshmi, fakte, Pleniumet e PPSH-së, Hetuesia dhe Procesi Gjyqësor. Mënyra si reagonte kupola e Sigurimit ndaj këtyre "besëprerëve" zbulohet për herë të parë në pohimet e Kadri Hazbiut gjatë hetimeve në vjeshtën e vitit 1982.
Ky libër është një tregim mbi historinë më të madhe të dashurisë në kohërat moderne...Kontradiktat në karakterin e Potemkinit dalin në mënyrë të mrekullueshme në këtë biografi madhështore. " Petronella Wyatt, Independent".
Ky libër sjell historinë e Romës të treguar në mënyrë tepër origjinale dhe të thjeshtë për fëmijët e moshave 14 18 vjeç.
Tetë përralla për kohët e vjetra, të mbushura me bëma heronjsh, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për të lexuar.
Një himn për dashurinë: ja çfarë është kjo këngë e këngëve, ku Solomoni, biri i Davidit, nuk është thjesht krijuesi i tempullit të lashtë por është dhe ti, dhe unë, jemi ne të gjithë, krijesa të kësaj bote! Po, «të këpusësh frutat e kopështit tim / të shëtisësh mes luleve… hani miq, pini, dehuni, o të dashuruar»!
Një tjetër libër për figurën më kontraverse të historisë së së Shqipërisë në gjysmës së parë të shekullit të XX. I akuzuar si tradhëtar, i ekzekutuar në një atentat në Paris, i anatemuar, por edhe i vlerësuar në anën tjetër. Ervina Toptani sjell një tjetër optikë për Esat Pashën, atë të kancelarive të huaja, të personave që e njohën nga afër. Njëherësh,...
Koni, Ana dhe Billi kalojnë disa ditë pushime në Itali. Shoqet vizitojnë gjyshen e Billit në një fshat të vogël, në afërsi të Napolit. Koni njihet me Romën, lahet në detin Mesdhe dhe ngjitet në Vezuv. Por, mbi të gjitha, në Romë Koni dhe shoqet e saj shijojnë akullorën më të mirë në botë!