Poezia e Llesh Murranit vjen si një surprizë e këndshme. Pasi ke lexuar poezinë e parë, për më tepër po të kesh lexuar dy-tre poezi, të lind dëshira t’i lexosh të gjitha, të mos e lëshosh më librin nga dora. Është si ajo puna e verës së mirë kur pasi ke provuar një gotë të lind dëshira ta përpish gjithë kanën.
Në numrin 13 të "Medius" do të lexoni shkrime rreth tranzicionit nga Blendi Fevziu, Jonila Godole, Selami Xhepa, Gjergj Sinani, Armand Bora, Kim Mehmeti, Dorian Koçi, Redi Shehu, Klementin Mile, Ervin Hatibi dhe Agim Baçi
Kjo është historia e çlirimit nga burgu, në maj të vitit 1945, të katër të burgosurve politikë holandezë, në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe e kthimit të tyre në Holandë. Kjo është një histori trimërie që do t'ju bëjë të mendoni thellësisht për protagonistët e saj dhe të lëshoni lotët e mirënjohjes për heroizmin e tyre.
Ky bllok, Ditar, është hartuar për t’u ardhur në ndihmë mësuesve në përgatitjen ditore. Struktura e planifikimit ditor është bazuar në kurrikulën e re me bazë kompetencat, sipas udhëzimeve të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë, në Arsimin Parauniversitar të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Për Pamukun, letërsia është e lidhur pazgjidhshmërisht me jetën e përditshme dhe me identitetin. Fakti që pjesa letrare është e rrethuar nga seksionet "Jeta dhe shqetësimet" dhe "Politika, Evropa dhe probleme të tjera me të qenit vetvetja" është rrjedhim logjik i pikëpamjes së tij për letërsinë. Ngjyrat e tjera përmbajnë shtatëdhjetë e pesë reflektime dhe...
Ky libër kaq i fuqishëm e i shkruar me mjeshtëri, pasqyron më së miri bindjen e Barak Obamës se demokracia nuk është një dhuratë nga lart, por një frymë që bazohet tek ndjeshmëria dhe mirëkuptimi, e cila duhet të ndërtohet ditë pas dite. Dudaj e sjell kete botim ne nje editim special, me kapak te trashe.
Leks Greisi nuk dëshiron të mendojë për familjen e saj. Ajo nuk dëshiron të mendojë për vitet kur u rrit në Shtëpinë e Tmerreve të prindërve të vet.
Robertson është bërë një prej poetëve më të dashur dhe të vlerësuar në Skoci krahas dy poetëve të tjerë po aq të rëndësishëm, John Burnside dhe Don Paterson. Robertson që me librin e parë poetik u shfaq si poet me një zë të plotë, të pjekur, Në këmbënguljen e vet poetike për të sjellë në bashkëkohësi tema burimore klasike, ai patjetër që mori si model dy...
Këtu gjenden disa nga përrallat më të bukura të të gjitha kohërave. Tituj të njohur, si "Hirushja”, janë përralla mbi vlerat që kanë ende rëndësi për ne sot, si familja dhe besnikëria, miqësia dhe kuraja, të shkuarit mirë në shoqëri dhe realizimi i ëndrrave. Në këtë libër do të gjeni përralla që tashmë janë të preferuara, si dhe të tjera që do t'i lexoni...
Anatoli Toss ka lindur në Moskë. Që nga viti 1988 jeton në Boston. Romanet e shkrimtarit bashkëkohor Anatoli Toss: "Fantazitë e një gruaje" e "Një histori amerikane", të nominuar në Rusi për çmimin prestigjioz "Bukerov", janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, ku sikundër në vendin tonë, kanë njohur sukses botimi.
"Fletë nga jeta ime" titullohet libri me kujtime i Dhimitër S. Shuteriqit, një personalitet i shquar, jo vetëm i historisë letrare e kulturore, por edhe i historisë së vendit tonë. Duke lexuar "Fletë nga jeta ime" lexuesi buzëqesh, ngashërehet, reflekton; kthehet pas në kohë, udhëton me qerre e karroca, me shoqërues befasues, takon njerëz të famshëm e të...
“Rizgjimi i gjigantëve” është vijimi i librit “Udhëtimi i gjatë i Geri Hopit”.
Magnason, në këtë vepër fokusohet në rrezikun që i kanoset mjedisit tonë për shkak të ndryshimeve të klimës. E vetmja mundësi për ta parandaluar këtë kanosje “është të hedhësh një vështrim në të kaluarën për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen...“ Duke e përcaktuar këtë situatë si kaotike ai shtron pyetjen se çfarë po ndodh me planetin tonë në...
Në këtë set janë përfshirë dy libra që kanë ardhur së fundi në shqip nga fitues të Çmimit Nobel në Letërsi: Kazuo Ishiguro dhe Herta Muller.
Ky set me libra te shkruar nga protagoniste me pervoja te jashtezakonshme ne sipermarrje, Ray Dalio dhe Vasil Naçi, vjen si rekomandim per te gjithe njerezit qe duan te mesojne nga pervojat e te tjereve ne drejtimin dhe menaxhimin e biznesit. Parimet i Ray Dalio dhe Rruga jone i biznesmenit, trajnuesit dhe filantropit Vasil Naçit dhe Dr. Alma Bicit jane...
Ky libër përfshin dramat: Makineria Hamlet, Kuartet, Breg deti i plaçkitur, Medeamaterial, Peizazh me argonautët, Drama e zemrës, Une jam engjelli i deshperimit, Engjelli fatkeq, Projekti 1975
''Ky libër është forcë e pashtershme për çdokënd që ka humbur dikë. I gjithi jetë i gjithi dritë i gjithi dashuri. Dhurata perfekte për njeriun më të dashur pasiqë është i këshillueshëm për çdolloj moshe dhe plot mesazhe të mira.''
Ky libër është një nga kryeveprat e letërsisë botërore për fëmijë. IDK sjell librin e parë të serisë së Muminëve ndërsa librat e tjerë do të botohen në vazhdim.
Kamusi është shkruar me standardet e enciklopedive botërore të kohës dhe, krahas përshkrimit të çështjeve botërore të kohës, përmban edhe shumë zëra që kanë karakter historik, gjeografik, kulturor dhe qytetërimor. Sami Frashëri, në këtë vepër, rëndësi të veçantë u ka kushtuar edhe ngjarjeve dhe fytyrave të rëndësishme që kanë lënë gjurmë në kuadër të...
Një roman për të bukurën dhe të shëmtuarën, për iluzionet dhe ëndrrat e humbura, për gjurmimin zanafillor të lumturisë nga qenia njerëzore dhe pengesat për të mbërritur tek ajo në një botë armiqësore e të tjetërsuar.
Një tren që niset nga Barcelona drejt një qyteti të vogël rrëzë Pirenejve ndalet në mes të një vendi të një hapësire të pabanuar. Në njërin nga vagonët janë dymbëdhjetë persona që, në dukje, nuk kanë të bëjnë fare me njëri-tjetrin. Por, në të vërtetë, që të gjithë dinë për njëri-tjetrin shumë më tepër nga sa pandeh secili në lidhje me veten... dhe nuk e...
Aventurat, sfidat dhe ëndrrat e tetë adoleshentëve me një pasion të madh: futbollin. Ilustrimet janë realizuar nga Stefano Turconi
Në këtë roman përshfaqet drama e shoqërisë dhe e individëve të ndershëm të saj. Korrupsioni moral në bashkëjetesë me të gjitha versionet dhe derivatet e tij, në këtë libër përbëjnë temën dhe njëherësh edhe brendinë e një jete të një shoqërie që nuk e ndan dot bashkëjetesën e nevojës me poshtërimin, të dinjitetit nga përthyerja dhe shitja e shpirtit....
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve …
Një autor postmodern në një Shqipëri postkomuniste, Çapaliku prek të gjitha zhanret, duke i përzier me mjeshtëri dhe shije, veçanërisht në teatrin e tij. Ndërkaq romanet e tij në përgjithësi nuk ndjekin linjën narrative të një personazhi të caktuar.
Arratisja e madhe, vepra e fundit që Ulf Starku la trashëgim dhe që u botua pas vdekjes së tij, është një himn që i thuret jetës dhe lirisë, një ode e këndshme që, me humorin e ëmbël dhe të pashoq të këtij gjiganti të letërsisë për fëmijë, trajton mes shumë buzëqeshjesh e ndonjë pike loti tema vërtet të rëndësishme, nga dashuria mes brezave dhe mes të...
KARTA PËR DUART E VOGLA është një kuti me 15 Flash Cards, për të mësuar numrat, të cilat mund t'i fshish, shkruash dhe rishkruash përsëri. Përmban dhe një lapustil me ngjyrë. Femijet e vegjël nëpërmjet tyre do të mësojnë të numërojnë të shkruajnë numrat nga 1-20.
Një libër i pasur me kujtime, që dëshmon rrugëtimin e vështirë drejt pavarësisë së Kosovës dhe protagonizmin e Diasporës, me fakte që nuk i dimë; takime, lobim, qasje të guximshme dhe sfiduese, tension, përgjegjësi dhe emocione intensive... në nivelet më të larta të vendimmarrjes amerikane. Një libër që teksa rrëfen çlirët, të zhvendos emocionalisht në...
Shprehia e vetëbrohoritjes, një mjet tepër i thjeshtë dhe i vërtetuar shkencërisht, të cilin mund ta përdorni për të marrë kontrollin e jetës suaj.