Barack Obama A-000687
Libër i ri
Ky libër kaq i fuqishëm e i shkruar me mjeshtëri, pasqyron më së miri bindjen e Barak Obamës se demokracia nuk është një dhuratë nga lart, por një frymë që bazohet tek ndjeshmëria dhe mirëkuptimi, e cila duhet të ndërtohet ditë pas dite. Dudaj e sjell kete botim ne nje editim special, me kapak te trashe.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| ISBN | 9789994306480 | |
“Tokë e premtuar” është një rrëfim jashtëzakonisht intim dhe i brendshëm, - rrëfimi i një njeriu që vë bast me historinë i një organizatori për komunitetin që vë në provë besimin e tij në skenën botërore.
Obama është mjaft i çiltër për mënyrën e barazpeshuar të drejtimit të Zyrës si një afro-amerikan, për barrën e rëndë të pritshmërive të një brezi të tërë, të ngritura peshë nga mesazhet e "shpresës dhe ndryshimit" dhe për përballimin e sfidave të mëdha morale gjatë marrjes së vendimeve të rëndësishme.
Ai tregohet mjaft i drejtpërdrejtë për forcat që e kundërshtonin si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij; krejt i hapur mbi ndikimin që jetesa në Shtëpinë e Bardhë kishte mbi bashkëshorten dhe vajzat e tij, dhe nuk ngurron të rëfehet për dyshimet e tij mbi veten dhe zhgënjimet e pësuara. Megjithatë, ai, për asnjë çast, nuk heq dorë nga besimi i tij se brenda eksperimentit madhështor amerikan, në zhvillim e sipër, përparimi është gjithnjë i mundur.
"“Nuk ka një ndjesi më të bukur sesa kur mbaron një libër, dhe unë jam krenar për këtë. I kam kaluar këto vitet e fundit duke reflektuar për presidencën time dhe tek TOKË E PREMTUAR jam përpjekur të jap një version të ndershëm të fushatës sime presidenciale dhe kohës së kaluar në zyrë; eventet kyçe dhe njerëzit që e dizenjuan atë; këndvështrimi im për çfarë bëra mirë dhe gabimet e mia; dhe pushtetet politike, ekonomike dhe kulturore me të cilat skuadra ime dhe unë duhet të përballeshim atëkohë—me të cilat kombi ynë vijon të përballet edhe sot. Në këtë libër jam përpjekur gjithashtu t’iu jap lexuesve një ndjesi të rrugëtimit personal, timit dhe Michelle-s, rrugëtim që ndërmorëm përgjatë këtyre viteve, me të gjitha ulje-ngritjet e pabesueshme që na ndodhën. Dhe më në fund, në një kohë kur Amerika po përjeton një turbullirë të jashtëzakonshme, libri ofron disa nga mendimet e mia më të gjera sesi mund t’i shërojmë ndarjet e thella në vendin tone, duke vështruar përpara dhe duke e bërë demokracinë tonë të vlejë për cilindo—një detyrë që nuk do të varet nga një president, por nga të gjithë ne qytetarët e angazhuar. Unë shpresoj se, përveç të qenit n jë lexim i këndshëm dhe informativ, mbi të gjitha ky libër të mund të frymëzojë të rinjtë në këtë vend- dhe në gjithë globin— që të marrin përgjegjësinë, të ngrenë zërin dhe të luajnë rolin e tyre për ta bërë këtë botë më të mirë.”
Autori
| Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
| Faqe | 890 |
| ISBN | 9789994306480 |
| Titulli origjinal | Promised land |
| Viti i Botimit | 2021 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Alken Myftiu |
Asnjë udhëheqës amerikan, që prej librit Profile kuraje të Presidentit Xhon F. Kenedi, nuk ka shkruar një traktat politik më të kthjellët, më të mprehtë dhe më gjallërues se libri Guximi për të shpresuar i Barack Obama-s. Faqet e këtij libri përmbajnë analiza të mirëpeshuara mbi ndikimet jetëgjata të së shkuarës mbi realitetet e sotme amerikane, ide të...
Nëntë vite përpara se fushata për senator ta shëndërronte atë në një nga njerëzit më të fuqishëm dhe më me ndikim në politikën e Amerikës, Barack Obama publikoi këtë libër të kujtimeve të tij emocionuese, i cili u bë libri më i shitur i New York Times me rihedhjen e tij në shitje në vitin 2004. Endrra nga im atë tregon historinë e përpjekjes së Barack...
This beautifully written and powerful book captures Barack Obama's conviction that democracy is not a gift from on high but something founded on empathy and common understanding and built together, day by day.
Ky libër kaq i fuqishëm e i shkruar me mjeshtëri, pasqyron më së miri bindjen e Barak Obamës se demokracia nuk është një dhuratë nga lart, por një frymë që bazohet tek ndjeshmëria dhe mirëkuptimi, e cila duhet të ndërtohet ditë pas dite