Një libër i veçantë dhe mjaft tërheqës me temë dashurinë për kafshët.
Ashtu si dhe në libra të tjerë të autores, ky triller është shkruar me një gjuhë të thjeshtë, tërheqëse, plot ngjarje që të mbajnë pezull e plot shtjellime ku ndonjëherë gjejmë përgjigjet e duhura. Lexim të këndshëm…
Shpikësit më të mëdhenj dhe idetë e historitë e tyre, nga më të pazakonshmet, te më të dobishmet, nga më të çuditshmet, tek ato që ndryshuan përgjithmonë botën dhe zakonet njerëzore do t’ju shpalosen te ky libër, autorët e të cilit do t’ju rrëfejnë për gjenialitetin e mendjes njerëzore.
Botimi “Tirana e vjetër” me autor Gazmend A. Bakiu është konceptuar njëkohësisht si album; në këtë mënyrë Tirana e vjetër bëhet më e perceptueshme dhe më konkrete.
Në librin "Më e lehtë nga se e mendoni", Carlsoni na tregon se duke ndërmarrë ndryshime të vogla, por shumë të efektshme mund ta vëmë jetën në rrjedhën e duhur.
Përgatituni të lexoni një tregim shprese, guximi dhe vendosmërie. Kjo është historia e vërtetë e Greta Thunberg-ut, por edhe ajo e shumë vajzave dhe djemve të tjerë në gjithë botën, të gatshëm të luftojnë kundër indiferencës së të rriturve, në emër të një të ardhme më të mirë. Sepse nuk je kurrë shumë i vogël për të bërë ndryshime të mëdha.
Romani Duke dhënë shpirt (1930) i Uilliam Folknerit renditet ndër kryeveprat e letërsisë moderniste, një aventurë e guximshme në stil, e cila u kundërvihet konvencioneve letrare dhe pushtetit të së shkuarës.
Exit West (Dyert drejt perëndimit) ndjek këta personazhe teksa shfaqen në një të ardhme të panjohur e të pasigurt, në përpjekje për të mbajtur njëri-tjetrin, për t’u kapur pas së shkuarës dhe pas identitetit të tyre. Thellësisht intim dhe krejtësisht origjinal, ky libër tregon për një histori të paharrueshme dashurie, besnikërie dhe guximi, të cilat...
Shtrigat po bënin kërdinë anembanë pyllit të egër dhe zinin prita pas çdo trungu peme. Dëshira është një vajzë nga fisi i Luftëtarëve, e cila zotëron një libër të fuqishëm: “Librin e Magjive”.
VETËM ZJARRI MUND TA SHPËTOJË KLANIN TONË Për breza të tërë,katër Klane macesh kanë ndarë bashkë të njëjtin pyll. Por, Klani i Bubullimës është në rrezik të madh, teksa Klani i Hijes forcohet çdo ditë e më shumë. Në mes të kësaj trazire, shfaqet një maçok shtëpie i quajtur Ndryshkamani... i cili mund të rezultojë të jetë luftëtari më i guximshëm nga të...
Shume prej nesh kanë frikë ose dëshpërohen nga të qenit vetëm, por zbulimi i vetmisë përbën një nga kyçet e bashkëjetesës me veten.
Ditaret, për vlerën e tyre si rrëfim i drejtpërdrejtë, janë thelbësore për të kuptuar jetën dhe veprën e Franc Kafkës dhe përbëjnë, njëkohësisht, komentin më autoritar.
Parabolë politike mbi tiraninë e pushtetit, por edhe një histori tejet njerëzore fatkeqësish, moskuptimesh, frike dhe injorance, Oborri i mallkuar është njëra prej veprave më të bukura të Andriçit, një rrëfim skajshmërisht prekës, i pasur me patos e tmerr, që di herë pas here të fshihet pas një ironie tejet njerëzore.
Bibliotekës së fëmijëve tuaj, të cilën po e krijoni dalëngadalë, po i shtohet edhe kjo seri e veçantë me figura ngjitëse. Seria “Mëso me Tedin” përbëhet nga 4 libra: “Në pyll”, “Në fermë”, “Në shtëpi” dhe “Në shkollë”. Ajo përmban veprimtari për parashkollorë dhe është hartuar nga një mësues. Përmes saj, duke bashkëpunuar me fëmijët tuaj, mund t’u tregoni...
Kjo është një seri libërthash edukativë për vogëlushë, me shenjëza treguese, që përbëhet nga 4 tituj: “Libërthi im i parë i formave”, “Libërthi im i parë i ngjyrave”, “Libërthi im i parë i numrave” dhe “Libërthi im i parë i të kundërtave”. Karakteristikë e kësaj serie, përveç ilustrimeve të thjeshta e shumë të bukura, është formati aq i përshtatshëm,...
Selfie: Uni i unit është një analizë e “vetvetes moderne”, shumë ndihmues për të gjithë ata që janë të fiksuar në veçantinë e vet. Është një histori e vetvetes që nga kohërat më të hershme (kur jemi përpjekur të rrisim statusin tonë brenda fisit) deri te vetja jonë e tanishme (e uritur për risitë teknologjike).
Përmes historisë tronditëse të aktores hollivudiane Maria Uajat, i bëhet një autopsi jetës amerikane në fund të viteve `60, fill pas ndryshimeve të thella sociale që ndodhën atje,si: revolucioni seksual, lëvizja feministe, kultura e drogës, liria e individit etj.
“DO TË SHKOJMË ME PUSHIME dhe që të tre, babi, mami dhe unë, po fluturojmë nga gëzimi”.
Kërkimi i përjetësisë dhe pafajësisë së dikurshme në gjendjen tokësore të njerëzimit sot, nëpërmjet zhbirimit të misterit të natyrës.
Një sajt takimesh i ka bërë bashkë. Nuk u bënë të dashur, por miq. Dhe mendojnë të mbeten të tillë… Ajo është aktore. Ai shkrimtar. Ajo quhet Mia. Ai Pol. Ajo është angleze. Ai amerikan. Ajo fshihet në Monmartrë. Ai jeton në Mare. Ajo është shumë e suksesshme. Ai jo tamam.
David Walliams eshte nder autoret qe lexuesit e vegjel tashme e adhurojne, kudo ne bote, por edhe ne Shqiperi. Duke pare vemendjen e madhe qe merr vepra e tij, ne kete set, ne kemi sjelle dy prej librave te tij qe jane hedhur ne qarkullim kete vit dhe qe i rekomandojme si pjese te leximeve te veres: “Bisha” dhe “Zhuli” jane libra plot aventura dhe...
Autori i romaneve te famshem “Ferma e kafsheve” dhe “1984” tashme vjen edhe me vepra te tjera ne shqip. Per te gjithe ata qe duan te shkojne me tej, ne rekomandojme edhe 3 libra te tjere te ardhur ne shqip nga Shtepia e Librit: Dalje per ajer, Lavdi Katalonjes dhe I varfer dhe i pastrehe ne Paris dhe Londer. Me keto libra krijoni ne nje hapesire te bukur...
Një roman ku ndërthuret trileri me psikologjinë, jeta moderne dhe e provincës, engjëjt dhe djajtë. "Orgji në famullinë e at Ludovikut" është një vepër e shtrirë në plan universal. Si edhe më parë, letërsia e Veizit del nga kufijtë e së zakonshmes, duke synuar hapësira dhe mundësi të reja.
Ardita Jatru eshte nje poete qe ka fuqine e vargut per te adresuar sfidat me te mprehta te shoqerise tone dhe te realitetit shqiptar, permes teknikave poetike te arrira dhe mesazheve te forta antikonformiste, te cilat vijne permes ideve si element estetik i poezise se saj.
Billie Eilish është një fenomen. Është vetëm 18 vjeçe dhe ka arritur të fitojë pesë çmime Grammy. Hitet e saj të mrekullueshme i kanë tejkaluar nominimet dhe karakteri i saj i sinqertë pasqyron qëndrimet e një brezi të tërë. Billie-t nuk ia ndan dot sytë; performancat e saj janë magjepsëse dhe videoklipet e çuditshme të bëjnë për vete.
Thomas Keneally, romancier dhe dramaturg, lindi në Sydney të Australisë, në vitin 1935. U bë i famshëm në botë mbas botimit të romanit Arka e Shindlerit, që u shpall edhe fitues i Booker Prize, në vitin 1982. Per këtë roman, ai, u bazua në rrefimet tronditëse të një të mbijetuari të Holokaustit.
Ky eshte nje liber per femije 9-vjecare; flet per nje djale i cili deshiron qe te behet mbret ne vendin e tij, Katoren. I duhet te kaloje disa prova te veshtira. Do t’i kaloje dot? Dhe a mund te behen “mbret” te gjithe?
Merrni figurat ngjitëse, vishini kafshët dhe krijoni skena të tjera, siç tregohen në libër, dhe do të zbaviteni me orë të tëra.