I ri Tirana e vjeter – Nje histori e ilustruar Shiko më të madhe

Tirana e vjeter – Nje histori e ilustruar

Gazmend A. Bakiu A-003660

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Botimi “Tirana e vjetër” me autor Gazmend A. Bakiu është konceptuar njëkohësisht si album; në këtë mënyrë Tirana e vjetër bëhet më e perceptueshme dhe më konkrete.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928084095

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Titulli “Tirana e vjetër” përcakton territorin -Tiranën, dhe shtrirjen në kohë -nga antikiteti e deri në vitin 1945.

Në fakt, mbiemrat “e re” apo “e vjetër” mbartin kuptim relativ, që ndryshon me kalimin e kohës, por sot dhe shumë vite më pas, përcaktimi i mësipërm besoj se do të jetë i vlefshëm.

Përsa i takon territorit, ai është i kufizuar nga hapësira që zë rrethi i Tiranës, por kryesisht në vëmendje do të jenë ndërtimet, monumentet dhe çdo gjë tjetër që ka lidhje me kryeqytetin tonë. Titulli mund të kishte qenë ndryshe: “Tirana e hijshme”, sepse ka qenë shumë i bukur qyteti ynë i moçëm.

Botimi “Tirana e vjetër” me autor Gazmend A. Bakiu është konceptuar njëkohësisht si album; në këtë mënyrë Tirana e vjetër bëhet më e perceptueshme dhe më konkrete. Fotografitë datojnë gjithnjë përpara vitit 1945, dhe thuajse 99% e tyre janë pjesë e koleksionit të autorit në karton. Kryesisht në vitin 2003, por dhe më vonë, autori ka fotografuar ndërtime apo monumente, për të cilat nuk gjenden fotografi të vjetra;

Histori e ilustruar në prag të 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet i përkohshëm, më 11 shkurt 1920, dhe 95-vjetorit të sanksionimit në kushtetutë të Tiranës kryeqytet i përhershëm, më 31 janar 1925.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe320
ISBN9789928084095
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitAlbum
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë