Këto dy libra kanë shënuar rekorde në listat e shitjes së librit për fëmijë në platformat botërore; prandaj po rekomandojmë librin “Kafshët fantastike” të Joanne Roëlind dhe “Nevermur” të Jessica Toënsend, të cilët kanë ardhur në shqip së fundi.
Një spiun në skuadër... Sulmuesi Mishel Ribo pas kthimit ndihet i kërcënuar nga Toni Grizi, i cili i ka marrë famën në gjirin e skuadrës makoneze. Por, ai nuk është i vetmi që nuk e ka qejf Tonin: Lojtarët e skuadrës së Auxerre-s dhe trajneri i tyre Xhin Roi, armik i betuar i trajnerit Pelves,l janë shumë të vendosur për të dëmtuar lojtarin e ri.... A do...
Është abetarja që të mëson si të jetosh në kohët moderne. Ky libër do gjej admirues në të gjithë botën.
Ky libër ka lindur si nevojë për prindërit që duan të mësojnë për botën e emocioneve të fëmijëve të tyre, një territor tej mase i vështirë për tu eksploruar. Prandaj konsiderohet një guidë e shkëlqyer për të njohur botën e brendshme të fëmijës.
Femrat e familjes Xhekson, Indiana dhe Amanda, nënë e bijë, janë shumë të lidhura, edhe pse janë të ndryshme si dita me natën. Indiana, shëruese në një klinikë olistike, është një grua e lirë dhe krenare për jetën e vet. E martuar dhe më pas e ndarë shumë e re nga babai i Amandës, ngurron të përfshihet sentimentalisht, përveçse me Alanin, trashëgimtar i...
“Dead End” është histori dashurie midis dy të rinjve, studentë nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kur në Tiranë dhe në Shqipërinë e pllakosur nga kriza e gjithanshme ideologjike, morale e shpirtërore, po ndodhin ndryshime të thella – secili po ekspozohet në përmasat e tij reale, të mjerueshme.
Teksti i “Arkitraut” është, pa dyshim, nga shembujt më interesantë të atij që edhe në letërsinë shqipe do quajtur “monolog i brendshëm”, sipas francezëve, apo “përroi i ndërgjegjes”, sipas anglo-saksonëve.
Pas romaneve “Vdekja e Narcisit”, “Fytyra e Djallit”, “Mëria e Zanave”, “Simfonia e pambaruar”, dhe “Aromat e Vjeshtës” vjen “Vals në shkretëtirë” që është romani i gjashtë i Grigor Banushit dhe njëkohësisht pjesa e dytë e trilogjisë që nis me “Aromat e Vjeshtës”. Në qendër të këtij romani është përsëri figura e një gazetari e shkrimtari, të cilit nuk i...
Përmbledhja "Rikthimi i Sherlok Holmsit" përbëhet nga 13 tregime, të shkruara mes viteve 1902-1903, botuar në Revistën Strend në Londër. Autori deshi të bënte një pushim e ta mbyllte kapitullin e Sherlok Holmsit, ndaj tek tregimi Problemi i Fundit planifikoi vdekjen e personazhit kaq të famshëm. Mirëpo këmbëngulja e madhe e lexuesve të apasionuar pas...
Zombit po zhduken. Kjo mund të duket gjë e mirë, pasi zombit ta hanë trurin, por djali normal Xhek Salivan ka dyshimet e tij. Ai dëgjon vazhdimisht një zhurmë si vikatje të frikshme që duket sikur i thërret zombit. Po për ku dhe për çfarë qëllimi (me shumë gjasë) të errët? Xheku, tre shokët e tij (ndoshta të vetmit njerëz në Tokë) dhe përbindëshi i tyre i...
Romani “JETA DHE FATI” është libri më i rëndësishëm i Vasily Grossman-it. Është shkruar në vitin 1960, por botimi dhe qarkullimi i tij u ndalua nga organet e KGB-së. U botua për herë të parë në Zvicër në vitin 1980, ndërsa në Rusi u botua në vitin 1988. Subjekti i romanit është bazuar në dramën stalingradase.
Rachel Hollis dhe Sheryl Sandberg jane dy nga femrat me te shquara te kohes tone, te cilat kane aftesine per te motivuar dhe per te ndryshuar realitetin e gruas ne ditet tona. Hollis eshte nder autoret me te lexuara ndersa Sandberg sjell pervojat e jetes se saj, si drejtuese ne kompanine Facebook dhe sfidat e jetes se saj.
Në vitin 1785 Imanuel Kanti boton veprën me titull “Themelimi i Zakoneve Shoqërore”. Kjo përbën orvatjen e parë të vërtetë të Kantit në përballjen me problematikën morale dhe një pararendje të mjaftueshme për veprën më të plotë të botuar, tri vite më vonë, me titull “Kritika e Arsyes Praktike”.
Ne jemi produkt i mendësisë që ezkiston në mjedisin përreth nesh që nga lindja deri në vdekje; në familje, shkollë, shoqëri apo punë. Të reflektosh dhe të kapërcesh mendësinë mbizotëruese mbetet ndër gjërat më të vështira, prandaj këto dy libra të shkruara nga Angela Duckworth dhe Carol Dweck do të jenë dy guida të shkëlqyera për ta para veten tuaj përtej...
Kelile dhe Dimne u përcjell udhëheqësve të shtetit këshilla të vyera me anë të humorit.
Kjo aventurë kërkimi është më e frikshmja dhe më e pabesa se të gjitha. Për më tepër... DIKUSH do t’i tradhtojë ata...
“Për çfarë të duhet zëri nëse do të heshtësh?” Stari jeton në dy botë: lagjja e varfër ku ka lindur dhe është rritur, dhe shkolla e saj për të pasurit në periferi. Ekuilibri i vështirë ndërmjet dy botëve të saj prishet, kur Stari bëhet e vetmja dëshmitare për vrasjen fatale nga një polic të shokut të saj të ngushtë, Khalilit. Ajo që tashmë mund të...
Trupi si një statujë, sytë misteriozë të jeshilët, flokë të zeza si të njënate pa hënë. Nuk është vetëm e bukur, por edhe trime e krenare. Për Zeusin, mbretin e hyjnive, ështëdashuria e tij e madhe. Pas një sërë peripecish hyjnesha e re u gjend menjëherë mbretëreshë, e gatshme tëudhëheqë Olimpin dhe të përballojë një jetëme beteja të vështira me...
Autori i bestsellerit të New York Times “Perandoritë e Detit” përvijon udhëtimin befasues pesëqindvjeçar të Venedikut deri në majën e pushtetit, madhështisë e pasurisë, në një rrëfim epik, që nuk ka rivalë për sa u përket dramës e intrigave.
ZËRAT E NATËS është pjesa e tretë e trilogjisë që nis me romanin "Aromat e vjeshtës" dhe vazhdon me "Vals në shkretëtirë".
Një përmbledhje poezish, në vazhdën e përmbledhjes me poezi të poetit të madh francez, Prévert "Kjo dashuri". Poezi për t'u lexuar, për t'u recituar, për t'u kopjuar, për t'u dhënë si dhuratë: për të gjithë të rinjtë që, falë një libri, mund të shprehin ndjenjat e tyre më të thella dhe më komplekse.
Antonino Saggio është një profesor i teorisë dhe projektimit në arkitekturë, si dhe një kërkues me reputacion ndërkombëtar, përfshirë botimin e një prej kolanave më të pasura teoriko-kritike europiane në këtë fushë, e cila përmbledh mbi 40 botime.
Romani “I rrëmbyeri” i vlerësuar nga Henry James si romani më i mirë i Robert Louis Stevenson-it. I këndshëm në lexim, romantik dhe i mbushur me rreziqe, “I rrëmbyeri” është një roman klasik i aventurës së lartë së Robert Louis Stevenson-it. I dashur nga gjeneratat, është saga e David Balforit, një trashëgimtar i ri, që xhaxhai i babëzitur e përjashtoi e...
Kjo vepër përbën një ndihmë të çmuar për cilindo që interesohet për mënyrat në të cilat teoria mund të ndihmojë në shpjegimin e problemeve kyç të gjuhës njerëzore.
“Aromat e vjeshtës” është pjesa e parë e një trilogjie dhe romani i pestë i autorit Grigor Banushi. Ai vjen pas romaneve “Vdekja e Narcisit”, “Fytyra e Djallit”, “Mëria e Zanave” dhe “Simfonia e pambaruar”.