I ri Maçoku i tetos Shiko më të madhe

Maçoku i tetos

Gaqo Bushaka BD0546

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Gaqo Bushaka, shkrimtari aq i dashur për të mitur e të rritur, vjen me përmbledhjen e re me përralla “Maçoku i tetos”. Plot humor e fantazi, përrallat e mrekullueshme të Gaqo Bushakës vijnë me ilustrimet fantastike të Kosta Rakës.

Më shumë detaje

44 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
Fletët216
ISBN9789994305513

1 000 Lekë

Share

Më tepër

Tetoja dhe maçoku i saj çamarrok, papagalli llafazan, laraska, kanarina, ketri e plot e plot personazhe zbavitëse që fëmijët i duan aq shumë. Përrallat shoqërohen me vjersha të rimuara bukur, që vogëlushët pa dyshim do të dëfrehen duke ia rrëfyer njëri-tjetrit.

"Tetoja e gjeti atë maçok kur shiu binte buuu dhe era frynte vuuu. Duke u përpjekur për ta marrë në duar, iu prish edhe ombrella që e ruante nga koha e nusërisë, e huheee... Si ombrella, edhe tetoja! “Në djall ombrella, maçokun nuk e lë!”, u gërrmërr tetoja. E mori maçokun e mardhur në shtëpinë e saj, në Rrugën e Kavajës, numër aq e kaq, Tiranë. Nëse doni, me të pyetur edhe mund ta gjeni. Aty maçoku e mori veten, piu qumësht dhe nisi të luajë me një kuvaristër të kuqe për qëndisje. Atë të diel mbrëma, maçokun e zuri gjumi në pëqi të tetos me "T" të madhe, që i këndonte:

Erë e vjeshtës gjethet ngre,

në pëqi maçoku fle.

Vetëtin e bie shi,

fli maçok i tetos, fli!

Kënga vuri në gjumë edhe papagallin simpatik në një goxha kafaz aty pranë dritares me grila gri."

 

 

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët216
ISBN9789994305513
V. Bot2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha7-14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë