Egersia Shiko më të madhe

Egersia

Nicola Lagioia TO0389

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman është një pikturë që përmban vilat e periferive të pasura të Barit, përuljet dhe habitë e çdo ngjitjeje të shpejtë në majën e shoqërisë lokale, një galeri me personazhe të paharrueshme, tensionet e një familjeje që luhatet mes shkëlqimit dhe katastrofës së plotë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928348180

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një natë e ngrohtë pranvere, një grua e re ecën në mes të autostradës. Është e zhveshur dhe e mbuluar në gjak. Në errësirë e përvijojnë fenerët e një kamioni, që përplasen mbi të. Disa orë më vonë, kur ta gjejnë rrëzë një parkingu shumëkatësh, do të zbulohet edhe identiteti i saj: është Klara Salvemini, vajza e madhe e ndërtuesit më të fuqishëm të zonës.

Të gjithë mendojnë se ka vrarë veten. Të jetë vërtet kështu? Çfarë e lidhte Klarën me biznesin e të atit? A ka mundësi që marrëdhënia me vëllezërit dhe motrën - e veçanërisht me Mikelen, atë të zymtin, atë ndryshe, rebelin e familjes - të ketë pasur rol vendimtar në vdekjen e saj?

Intensiteti i shkrimit të Lagioia-s - kurrë më parë kaq i qartë, kaq i fuqishëm - na tërheq në një labirint emocionesh të fshehta e të hapura, dhe ndërton një strukturë të përkryer, të ngarkuar me tension, që kryqëzohet vazhdimisht me personazhet dhe botën e tyre, që e mbërthen lexuesin deri në kthesën përfundimtare të komplotit mahnitës.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe480
ISBN9789928348180
Titulli origjinalLa ferocia
RedaktoriDiana Çuli
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErion Gjatolli
RomanSagë&Histori