Tao Te Ching është libri më i rëndësishëm i mënyrës së të menduarit dhe filozofisë Taoiste. Ky libër, sipas legjendës, ishte shkruar pak a shumë rreth vitit 600 para Krishtit dhe autor i tij qe Lao Tzu, Mjeshtri i Vjetër, për të cilin thuhet se ishte një arkivist i Oborrit Perandorak gjatë Dinastisë Zhou.
Ky botim sjell përfitimet që Joga i sjell trupit të njeriut, parë edhe nën dritën e studimeve më të fundit shkencore që ka bërë bota: Një qasje historike dhe përdorimin e saj në jetën e përditshme, në dobi të trupit dhe mendjes njerëzore
Me këtë libër autorja ofron një treguez të mirë entuziazmi filozofik, i cili i zhyt thellë rrënjët e tij tek elementet më të mira të traditës pitagoriane dhe sokratike. Filozofia tek ky libër shfaqet si një mënyrë jetese dhe si metodë veprimi për të njohur vetveten, për ta përmirësuar atë dhe për t’u harmonizuar me ligjet më të thella të universit
Themeluesja dhe drejtuesja e grupimit ndërkombëtar Akropoli i Ri, Delia Steinberg Guzman është një njohëse e shkëlqyer e realitetit në të cilin jetojmë dhe përmes këtij libri na ndihmon që të zbulojmë anët më të fshehta të kuptimeve, duke na udhëhequr në atë që intuiton zemra jonë; në kuptimin më të thellë të jetës dhe gjërave që na rrethojnë. Autorja e...
Mençuria indiane ka një tjetër guidë shpirtërore dhe mendore me vlera sesi të kuptojmë artin e jetës. Libri i Rawat ka bërë për vete mbi 15 milionë lexues në mbarë botën përmes këshillave praktike për jetën, suksesin dhe marrëdhëniet njerëzore. Bëji pjesë të jetës tënde këto tregime, duke iu kushtuar vëmëndje! Ti jeton tani....
Kjo vepër është një përpjekje e guximshme dhe e gëzueshme e ripërjetimit historik të njërit prej episodeve më të diskutueshme dhe më emocionuese të historisë së hershme të njerëzimit; ekzistencës së mundshme të një qytetërimi prehistorik të quajtur Atlantidë. Në fragmentin e fundit të kontinentit atlant kemi vendosur Ankorin, një princ, një filozof, një...
Në këtë libër lexuesi mëson të “luajë me jetën”, pa përpjekje të dhimbshme dhe të ngrejë me natyrshmëri pyetjet më thelbësore filozofike, pikërisht atëherë kur bota ka më shumë nevojë për besim, thjeshtësi dhe gëzim të shëndetshëm për të jetuar
Tregimi në vetën e parë paraqet përshtypjet e Moasit, reflektimet dhe pyetjet e tij, ndërsa përpiqet të kuptojë njerëzit dhe paradokset e tyre. Ai është i mahnitur me bukuritë e botës, por edhe me inkoherencën e njerëzve. Vepra na udhëheq të vëzhgojmë dhe të reflektojmë mbi veten tonë, mbi botën dhe ngjarjet duke na treguar idealizimin e një njeriu-qen,...
Gjatë gjysmës së fundit të shekullit të XX të P. R. Sarkar, i njohur me emrin e tij shpirtëror Shrii Shrii Anandamurti shkroi një numër të madh librash për të gjitha aspektet e përpjekjeve njerëzore. Shkrimet e tij përmbajnë zbulime për çështje themelore të njerëzimit në lidhje me origjinën dhe destinacionin e universit dhe kuptimin e ekzistencës...
Të gjitha molekulat, atomet, elektronet, protonet, pozitronet në të vërtetë janë shprehje e të njëjtës Vetëdije Supreme. Ata që do ta kenë parasysh këtë realitet, që do ta mbajnë gjallë këtë ndjesi në zemrat e tyre, do të thuhet se kanë arritur përsosmërinë në jetën e tyre. Ata janë bhaktas (të devotshëm) të vërtetë. Kur ky proces decocional nuk mbetet i...
Eckhart Tolle është një prej mendjeve brilante të kohës tonë, i lexuar dhe ndjekur nga miliona njerëz në mbarë botën. Në këtë set që rekomandojmë për ju janë përfshirë dy veprat kryesore të tij: “Fuqia e së tashmes” dhe “Një tokë e re”, eksplorime në kërkim të vetëdijes njerëzore.
Ky është libri i parë i Krishnamurtit që komunikon me botën në gjuhën angleze ku sjell mësimet e Mësuesit, si leksione të goditur për këdo që kërkon sukses. Mësuesi kërkon katër virtyte për këdo që do të bëhet pjesë e kësaj udhe: Dallueshmëri, mungesë dëshirash, sjellje të mirë dhe dashuri.
A ka vetëm një Zot? Pse duhet të vuajnë njerëzit? Çfarë ndodh mbasi vdesim? Miliarda njerëz në mbarë botën e gjejnë kuptimin e jetës te feja, por cilat janë idetë që i mbështesin këto besime dhe si janë zhvilluar ato?
Ky libër unik në llojin e tij, përfaqëson përcjelljen e saktë të dijes mbi simbolikën në okultizëm. Është padyshim një libër i domosdoshëm për t’u poseduar nga studenti i okultizmit.
...Shtylla qendrore e Pemës është në thelb shtylla e ndërgjegjes, ashtu si dy shtyllat anësore janë shtyllat e fuqive aktive dhe pasive.
Çfarë dobie sjell njohuria okulte për ju? Në librin e tij të tretë, Ophiel sërisht ka hulumtuar pyetjet që kanë vërtetuar spekulimet e njeriut gjatë epokave, shkaqet dhe arsyet e ekzistencës.
Franz Bardon është një nga autorët më të mirë të okultizmit, duke e trajtuar atë në substancë dhe në anën praktike të tij, një libër mbi përsosjen e elementëve në trupin e njeriut, gjithçka që i duhet dhe i mungon një okultisti në rrugën e tij për përsosjen e vetes.
Asnjë libër tjetër nuk i shpjegon kaq thjeshtë dhe kaq qartë misteret e Kabalah. Ky libër, krejt ndryshe nga sa ka shkruar Dion Fortune, sjell të dhëna të plota për artin dhe praktikën e Kabalahs Magjike. Këtu do të mësoni sesi të përdorni pemën e jetës
Një nga librat më të mirë për të hyrë në nocionet bazë të njohurive okulte!
Si nxënëse dhe përkrahëse e Helena P. Blavatsky, Annie Besant përsosi edhe më shumë doktrinën teozofike. Një kryevepër e shkruar në mënyrë të tillë të kuptueshme për çdo nivel të kuptimit dhe të njohjes së okultizmit.
Nuk ka një të dytë si Osho që na qartëson në lidhje me jetën dhe misionin tonë. Shpeshherë ne i ngatërrojmë ato, por qëllimi dhe jeta janë dy gjëra të ndryshme, përderisa vijmë në këtë botë për një qëllim, jeta na vjen si një mundësi. Këtë teori shpjegon Osho përmes komunikimit mes mësuesit dhe ndjekësit në librin “Loja e jetës” i ardhur në shqip pak kohë...
Në këtë libër Osho trajton mjeshtrisht idenë e dijes tek qenia njerëzore dhe urtësinë; cili është dallimi mes tyre dhe cilët njerëz e arrijnë vyrtytin e të qenit i urtë
Një udhëzues praktik drejt lirisë personale. Mbi shtatë vite në listën bestseller të “New York Times”! Mbi 6 milionë kopje të shitura në SHBA. Përkthyer në mbi 40 gjuhë
Një udhëzues praktik për përmbushjen e ëndrrave tuaja. Ky është një libër të cilin do ta çmoni për të gjithë jetën, pasi në faqet e tij, gjenden sekretet për realizimin e të gjithë ëndrrave tuaja. Në librin Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit, Deepak Chopra nxjerr thelbin e mësimeve të tij në shtatë parime të thjeshta dhe të fuqishme, të cilat mund të...
Në këtë libër shpaloset një afresk tërheqës dhe i plotë, duke filluar që nga përhapja e parë e mesazhit ungjillëzues në pellgun e Mesdheut e deri te perspektivat e mijëvjeçarit të tretë.
Ju e dini se në Shqipëri ka vende magjepsëse si këto kopshte të Trianonit të cilat ju i njihni aq mirë, vende të përzgjedhura që, për nga historia dhe atmosfera që krijojnë, prekin apo nxisin imagjinatën e njerëzve, duke ngulitur në zemrat e tyre një kujtim të bukur. Dhe kjo mund të lidhet me bukurinë e një vendi... por unë nuk njoh tjetër vend që të ketë...