Ky libër ka qëllim të dyfishtë: nga njëra anë, është një thirrje për myslimanët që të jenë më të vetëdijshëm se Islami mëson nevojën për dialog dhe se muslimanët janë ftuar për të qenë ndërmjetës dhe dëshmitarë të mëshirës universale të Zotit, nga ana tjetër, është një ftesë për jomyslimanët që të lënë pas paragjykimet, dyshimet dhe të vërtetat e cunguara...
Kush është Hz. Muhammedi? Sipas Majkëll H. Hartit, autorit të librit "100 njerëzit me ndikim më të lartë" (The 100 Ranking of the Most Influential People), ai është njeriu më me ndikim i së kaluarës e që ka për të mbetur i tillë edhe në të ardhmen.
Kush është Hz. Muhammedi? Sipas Majkëll H. Hartit, autorit të librit "100 njerëzit me ndikim më të lartë" (The 100 Ranking of the Most Influential People), ai është njeriu më me ndikim i së kaluarës e që ka për të mbetur i tillë edhe në të ardhmen.
Subjekti i ketij libri nuk merret me ngjarjet e zakonshme te jetes se perditshme. Ai prek e trajton prezenca te panjohura, qe te krijojne pershtypjen se vertet nuk jane nga bota ku jetojme por vijne nga nje bote tjeter qe ngacmon mendjen tone per t'i njohur. Po çfare jane ato valle? Zonja Beti thote se beson qe cdo gje eshte e shpjegueshme derisa behet...
Një qasje krahasuese e teksteve të shenjta të Biblës dhe Kuranit me arritjet shkencore bashkëkohore me qëllim të dokumentimit të autenticitetit të tyre.
Vepra është e ndërtuar në kërkimin e mundësive të shpëtimit nga stresi përmes besimit fetar.
Vepra bën fjalë për zhvillimin Historik, veprat burimore dhe temat kyçe të akaidit dhe kelamit.
Divani i Sheh Maliqit është vepër e rëndësishme poetike e hallkës së njohjes së thellë sufike dhe institucionalizimit të gjuhës metafizike të tesavvufit islam në trojet shqiptare.
Vepra studion haremin në Perandorinë Osmane dhe përqendrohet në dy tema kryesore: në strukturën e familjes e të marrëdhënieve gjinore në Perandorinë Osmane dhe në natyrën e sovranitetit Osman.
Shënime të këndshme dhe domethënëse, mbase Filozofi & Psikologjike, nga situata të ndryshme që i mundësojnë lexuesit të farefisnohet me të vërtetën.
Një libër modest por i mjaftueshëm në lidhje me parimet themelore të metodologjisë së hulumtimit në shkencat islame.
Vepër që përbën një nismë për mendimin e pavarur të çështjeve të sociologjisë së fesë. Në të janë rrahur temat si zbërthimi i themeleve metodologjike dhe formimi i grupimeve religjioze dhe marrëdhëniet e fesë me fushat e tjera kulturore.
Një përmbajtje sa e veçantë aq edhe e rëndësishme për të mësuar diç më tepër për jetën e Pejgamberit a.s. Padyshim se bëhet fjalë për një libër, i cili ju ka munguar dhe nga i cili do të mësoni të vërtetën e jetës dhe misionit të Pejgamberit a.s.
Një libër ku janë përmbledhur disa prej ligjëratave të autorit, të cilat ai i ka mbajtur mbi Perandorinë Osmane. Përveç periudhës klasike dhe procesit të modernizimit të Perandorisë Osmane, në këtë libër flitet edhe për tema të ndryshme, sikurse që janë kryqëzatat, apo ndasitë midis kishës katolike dhe asaj ortodokse...
Vepra e Ibn Rushdit, si për shkak të vëllimit, thellësisë dhe seriozitetit që ka, është shënuar në analet e Historisë së mendimit mysliman dhe njerëzor dhe ka hapur horizonte të reja në fushën e mendimit e të shkencës. Vepra e tij prek shumë fusha, si Filozofi & Psikologjinë, teologjinë, metafizikën, etikën, jurisprudencën, mjekësinë e të tjera. Mbase...
Një përpjekje për të bërë një prezantim esencial dhe të saktë të kuptimeve të Kuranit. Vepra, krahas kuptimeve të Kuranit, ngërthen edhe sqarime të gjera dhe komente të aktualizuara, duke u bazuar në traditën konstituive islame.
Kjo vepër e Nexhatit Ibrahimit ngërthen shkrime, në të cilat ai trajton tematika të ndryshme për Islamin dhe ndjekësit e tij. Në të lexuesi do të gjejë informatcione të bollshme mbi Historikun e zhvillimit të grupimeve politike dhe fetare në Islam. Autori gjithashtu ndalet tek e ardhmja e Islamit dhe në atë se çfarë do ti ofronte Islami botës.
Viteve të fundit vërehet një zgjim i interesimit si në botën perëndimore ashtu edhe atë islame mbi veprat që kanë të bëjnë me misticizmin. Megjithatë, pavarësisht vonesës, studiuesit myslimanë gjithashtu kanë arritur në të njëjtën pikë të studimeve dhe kanë nisur publikimin e punimeve të kësaj disipline.
Një studim mjaft serioz mbi dijetarin e madh Imam Maturidiu. Një vepër, e cila sjell edhe shumë informacione sa interesante aq edhe të nevojshme për çdo lexues.
Libër në të cilën autori trajton njërën nga mosmarrëveshjet më neuralgjike në teorinë islame bashkëkohore dhe jetën praktike të muslimanëve: mosmarrëveshjen rreth statusit dhe pranimit të gruas. Autori bën fjalë edhe për ndikimin e jashtëzakonshëm pozitiv që pati Kurani në ndryshimin e raportit ndaj gruas dhe statusin e saj.
Një vepër e rëndësishme që flet për thelbin e shkaqeve të tatëpjetës dhe ngecjes së civilizimit islam, por me shumë shembuj që janë udhërrëfyes që shpijnë në rindërtimin e këtij civilizimi dhe i cili bart mesazhin e lartë hyjnor, mesazh ky mbarëkombëtar dhe universal, i cili i dedikohet njerëzimit mbarë dhe që për bazë ka vëllazërinë, drejtësinë, paqen...
Vepra "Dija në Filozofinë e vonë islame: Mulla Sadra mbi ekzistencën, intelektin dhe intuitën" e Ibrahim Kallën-it, paraqet një inkursion mbresëlënës në botën epistemologjike të Mulla Sadrës; një punim ku shkoqitet mjaft vyer koncepti i dijes dhe rrugëve që shpien drejt të vërtetës; ku hapet universi i këtij teozofi, teologu dhe përfaqësuesi të Filozofi...
Kamusi është shkruar me standardet e enciklopedive botërore të kohës dhe, krahas përshkrimit të çështjeve botërore të kohës, përmban edhe shumë zëra që kanë karakter historik, gjeografik, kulturor dhe qytetërimor. Sami Frashëri, në këtë vepër, rëndësi të veçantë u ka kushtuar edhe ngjarjeve dhe fytyrave të rëndësishme që kanë lënë gjurmë në kuadër të...
Një këndvështrim i ri i konceptit të shumëpërdorur dhe shpesh të keqkuptuar të karmës, i cili na drejton në rrugën e duhur për të gjetur lumturinë dhe ekuilibrin.
Libri “Filozofia e mësimeve të Islamit” është ligjërata më e përgëzuar që u mbajt në këtë konferencë dhe që u përgjigjet këtyre pyetjeve në dritën e Kuranit të Shenjtë. Si i tlllë, ky libër, i shkruar nga Mirza Ghulam Ahmedi i Kadijanit, përbën një komentim mbresëlënës të Kuranit të Shenjtë.
Profeti Muhammed, Profeti i Islamit padyshim është një nga personalitetet më të diskutuara të historisë së njerëzimit. Në këtë biografi të tij, gjurmohet gjallërisht e natyrshëm jeta e tij deri në detaje. Lexuesi do të arrijë një depërtim autentik në historinë jetësore të një njeriu, i cili si askush më parë e ndryshoi historinë e njerëzimit.
Në këtë libër Mirza Bashir-ud-Din Mahmud Ahmed, parashtron dhjetë argumente nga Kurani i Shenjtë për të treguar me forcë bindëse se ekzistenca e Zotit mund të vërtetohet me siguri të plotë dhe në një mënyrë që nuk mund të hidhet poshtë.
Janë vetëm shtatë vargje por secili prej tyre mbart një det kuptimesh dhe dijesh. E tillë është surja El-Fatiha, kaptina e parë e Kuranit të Shenjtë. Me një depërtim të thellë në këtë sure, lexuesi kupton që ajo është si një prizëm, të cilën nga do ta kthesh, tregon ngjyra të reja. I tillë është ky komentim brilant i kësaj kaptine të Kuranit. Libri ndër...