Kërko më tej
“Murtaja” dhe “Dashuria në kohërat e...
Subcategories
Fitues i “Fondit për mbështetjen letrare të të rinjve” nga QKLL. Me motivacionin: Për mesazhet nënkuptimore të përcjella nëpërmjet një stili ekzistencial dhe proze të konsoliduar, që evidentojnë problemet thelbësore të brezit të mileniumit të ri.
Me këtë histori për marrëdhëniet nënë-bir, që bashkon pendesën, pamundësinë dhe brishtësinë, Tatiana Ţîbuleac tregon se talenti i saj lidhet jo vetëm me dramën e fortë, por edhe me stilin dhe narracionin origjinal. Një roman që të prek në zemër dhe në mendje, që gërsheton jetën me vdekjen, në një thirrje dashurie dhe faljeje. Një nga zbulimet më të mëdha...
Një roman befasues, prekës, një vështrim i guximshëm mbi marrëdhëniet njerëzore në botën e sotme. Në pamje të parë, duket sikur nuk kanë asgjë të përbashkët... përveç terapistes. Por, ndërsa tregojnë, zbulohen fije të përbashkëta të pamundura, formohen lidhje dhe transformohen jetë.
Ky tekst eshte pergatitur nga autoret nga Shqiperia dhe Kosova dhe eshte miratuar nga institucionet arsimore te te dy vendeve. Autore te teksteve jane: Xhevat Lloshi, Shpëtim Elezi, Natasha Pepivani, Naim Berisha, Mirela Tërova, Vehbi Kadriu, Alida Thaçi
«Haiku»-“Hëna e dytë e ujit” është haiku i vërtetë, origjinal dhe poetëve më të mirë në botë, që e lëvrojnë haikun. Një pentagram për vete dhe i kthen notat në trokëllima ngashënjyese në veprën letrare që natyrisht s’këndohet, as në takte dhe as në mungesa muzikore. Sidoqoftë, ne kështu mësohemi t’i përjetojmë gjërat si për vete.
Ky libër e sjell Psikoterapinë e Kohezionit të Brendshëm në një version të aplikueshëm të vetëndihmës që në mos asgjë tjetër, ju bën të mendoni ndryshe, ju bën të reflektoni apo edhe ta shtoni empatine Megjithëse libri ndonjëherë nuk mjafton, mund të jetë pikënisja e duhur, për ta kuptuar dhe me pas për ta ndihmuar veten.
BLACKPINK - vajzat më guximtare dhe më elegante. Ky libër është udhëzuesi më gjithëpërfshirës për grupin e vajzave që po e përpin botën sa hap e mbyll sytë.
Një roman bazuar në historitë reale të (vetë)vrasjeve në Shqipëri. Tragjedia e një gruaje në të zeza, Bule B., është një metaforë e fatit tragjik të nënave e grave shqiptare që u bënë pre e egos dhe luftës për pushtet pas Luftës së Dytë Botërore. Kështu “gruaja në të zeza” është fati edhe i Sabiha Kasimatit, Musine Kokalarit, Nënëmadhja e Gjylbegajve,...
Romani i ri i autorit Namik Dokle “Dhjetë gram nder”, - një gërshetim i jetës së përditshme me ementë të distopisë, - bën një radioskopi të shoqërisë në kohët moderne, ku gjithçka shitet dhe blihet, ku edhe vetë ekzistenca njerëzore ka dalë në treg. Ky është një roman që të trondit, por edhe të lë me një buzëqeshje ironike në buzë.
Romani "193 Kafazët" përmes një gjuhë të mrekullueshme paraqet tand llumin e mbledhun në nënvetdijen e shqiptarit të postdikaturës. Nëse ka diçka që mundet me e ndryshue realitetin shqiptar, ninvetdijen e tij, két mund ta bajë vetëm arti, se arti dhe letërsia janë të vetmet që s'mund të manipulohen nga diktatura e pinjojtë e saj.