I ri Dhjete gra Shiko më të madhe

Dhjete gra

Marcela Serrano BDI0643

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një roman befasues, prekës, një vështrim i guximshëm mbi marrëdhëniet njerëzore në botën e sotme. Në pamje të parë, duket sikur nuk kanë asgjë të përbashkët... përveç terapistes. Por, ndërsa tregojnë, zbulohen fije të përbashkëta të pamundura, formohen lidhje dhe transformohen jetë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366764

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Nëntë gra plus një.

Nëntë gra, shumë të ndryshme nga njëra-tjetra e që nuk janë takuar kurrë më parë, rrëfejnë historitë e veta.

Natasha, gruaja e dhjetë dhe psikoterapistja e tyre, ka vendosur t'i bashkojë, e bindur që plagët zënë e shërohen vetëm kur këputen zinxhirët e heshtjes.

Nuk ka rëndësi prejardhja apo shtresa shoqërore: të gjitha mbajnë mbi supe peshën e frikës, vetmisë, dëshirës, pasigurive. Disa përballen me një të kaluar që nuk mund ta lënë pas; të tjera me një të tashme që nuk i ngjan asaj që do të dëshironin, ose me një të ardhme që i tremb. Nëna, bija, gra, vejusha, dashnore, të drejtuara nga Natasha, që e pranojnë sfidën për të kuptuar më thellë dhe për të rikrijuar jetët e tyre.

Është Lupe, magjistarja e kompjuterit, adoleshente, në kërkim të identitetit të vet mes festave, seksit, drogës dhe pasioneve jokonvencionale. Luisa, vejusha e një desaparecidosi. Andrea, një gazetare e suksesshme e televizionit, që gjen strehim në vetminë e shkretëtirës. Një mesogrua, që preferon shoqërinë e qenit  dhe jo të njerëzve. Një pastruese shtëpie. Një grua që përballet me vetminë e pleqërisë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe276
ISBN9789928366764
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKujtim Ymeri
RomanPsikologjik