Kërko më tej
Subcategories
Rasti i këtij studimi nga studiuesi Kastriot Tusha, njëherazi i përfshirë në mësimdhënien akademike dhe kërkimin shkencor, por edhe tenor operistik dhe interpretues i këngës, posaçërisht edhe i këngës popullore qytetare, është ngritur mbi këto premisa dhe synon kontribute me vlerë në shqyrtimin e lëndës që ai ka bërë objekt studimi.
I botuar për herë të parë më 19 dhjetor 1843, libri pati menjëherë një sukses të madh editorial, të jashtëzakonshëm për kohën. Botimi i ilustruar, me një kopertinë në të kuqe të lehtë, shkronja të arta dhe ilustrime të ngjyrosura me dorë, i bëri të gjithë, të rritur e fëmijë, për vete. Një vepër që Dickensi e shkroi në vetëm gjashtë javë, për të plotësuar...
Katër kolazhe poetike që u paraqesin fëmijëve një botë ku zbulohen mrekullitë e shiut, bletës, pyllit dhe detit. Vargjet e bukura i ftojnë fëmijët ta duan dhe ta mbrojnë natyrën si një pasuri të çmuar!
Gjithçka fillon me një udhëtim në një vend të vogël mistik. Plazh i vetmuar dhe i virgjër, një grup të rinjsh nëpër tenda kampimi, një zjarr gati i shuar. Por gjërat ndryshojnë kur njërës nga vajzat e grupit i shfaqet nëpër terr një grua me fustan të përgjakur. Askush nuk di asgjë për të, përveç udhërrëfyesit të turistëve që di gjithçka. Një libër që të...
"Vera pa kthim" është romani i parë i Besnik Mustafajt, shkruar në moshën 26-vjeçare. Ky është botimi i tij i shtatë në shqip. Sipas autorit, "Vera pa kthim" zgjoi tek ai romancierin dhe i çeli rrugën përhapjes së veprës së tij në botë.
Një aventurë e re plot humor nga shkrimtari Danny Wallace që e shndërron të zakonshmen në të jashtëzakonshme.
Në një tjerrje narrative që rastësia deshi të ishte e ngjashme me atë të "Wuthering Heights" (Lartësitë e stuhishme) të shkrimtares Emili Brontë, historia rrëfehet nga Fumiko, shërbëtorja e lënduar në dashuri që mbron të dashuruarit.
Studiuesja Suzana Varvarica Kuka sjell librin e dytë të kolanës “20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë”, një histori arti për fëmijë dhe të rinj. Në këtë botim, fëmijët dhe të rinjtë do të njihen me njëzet mjeshtër të tjerë të artit të pikturës dhe skulpturës, për të cilët, ndoshta, nuk kanë lexuar dhe dëgjuar. Ata dhe veprat e tyre të përzgjedhura bëjnë pjesë...
Në jetën e çdo njeriu ka plot ç’të rrëfesh, aq më tepër në jetën e dikujt që e ka pranuar që herët sfidën dhe që ka përjetuar ngjarje të mëdha. E tillë është autobiografia “Mes dy epokash” e Mit’hat Havarit. Autori ka gjetur kurajën t’i tregojë të vërtetat e tij në një rrëfim të gjatë mbi rrugëtimin e jetës, ku pasqyrohen përvoja, kujtime, refleksione...