Kërko më tej
Në një nivel parësor, “Një tragjedi amerikane” është historia e korrupsionit dhe shkatërrimit të një njeriu, Clyde Griffiths, i cili humbet shpirtin e tij gjatë kërkimit dëshpërues të suksesit. Në një nivel më të thellë, akoma më të thellë, romani paraqet një portret të madh të shoqërisë vlerat e së cilës janë njëherësh si edhe ambicjet e kota të Clyde...
Nëse do të kuptosh në mënyrë të thelluar se çfarë po ndodh me qenien njerëzore sot dhe cilat janë sfidat e saj në të ardhmen, këto tre libra janë një udhëzues i shkëlqyer për këdo: Një vështrim i detajuar për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen nga Yuval Noah Harari, një prej mendjeve më brilante të kohës tonë. Ky set propozohet për lexuesit me rastin e...
Ne kete pako jane perfshire tre librat Hyrje ne psikanalize te Frojdit, ku jane permbledhur te gjitha leksionet e tij ne kete disipline
Ky set vjen për lexuesit që janë përherë të apasionuar për të lexuar çdo gjë të autorit brazilian më të lexuar të kohës sonë: Shtëpia Botuese Toena është kujdesur për këta lexues: Brenda dy vitesh kanë ardhur në shqip romanet: "Dorëshkrimi i gjetur në Akra", "Spiunia dhe Hipi", të përkthyer nga Erion Gjatolli, - të cilat ua rekomandojmë t'i merrni...
Paulo Coelho është tashmë ndër autorët më të lexuar nga shqiptarët. Prandaj, për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë të pasionuarve pas “Alkimisti”, “Alefit”, “Zahirit” apo “11 minuta”, ne rekomandojmë tre librat më të fundit të këtij autori që janë hedhur në qarkullim nga Shtëpia Botuese Toena.
Këto dy thrillera sjellin realitete politike në Uashington dhe Moskë, të cilët kanë bërë për vete me miliona lexues në mbarë botën. Të tillë janë vlerësuar edhe nga lexuesit shqiptarë, prandaj për ata që e pëlqejnë këtë zhanër mik, rekomandojmë setin e mëposhtëm.
Sabato-Borges-Kadare janë tri prej mendjeve më brilante të letërsisë bashkëkohore botërore. Prandaj kemi rekomanduar këto dy libra; njëri me bisedat mes dy kolosëve të letërsisë hispanike dhe tjetrin, me librin më të fundit të Ismail Kadaresë i hedhur në qarkullin në fund të vitit të kaluar.
Viti 2018 ishte tej mase i pasur me romanca por ne kemi përzgjedhur dy prej librave të këtij zhanri që kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm edhe në tregjet ndërkombëtare edhe në Shqipëri. Ato rezultuan ndër librat më të kërkuar në Panairin e Librit Tirana 2018
Sektori i shitjes në sipërmarrjet tona ka gjithmonë nevojë për këshilla dhe praktika më të mira; prandaj po rekomandojmë për ju dy autorë: Brian Tracy dhe Vasil Nacci; njëri sjell praktikat më të mirat botërore në fushën e shitjes dhe tjetri modelet e gërshetuara që prodhon realiteti i biznesit shqiptar.
Harari është një prej mendjeve më brilante të kohës tonë në përshkrimin e diskursit historik të qenies njerëzore që nga fillesat deri në të tashmën, dhe ka aftësinë që të analizojë perspektivën tonë në dekadat e ardhshme. Librat “Sapiens” dhe “Homo Deus” janë bestseller-a absolutë të momentit në të gjithë botën.
Një prej veprave më të arrira në trillin imagjinar, i vlerësuar me çmime, i ekranizuar dhe një prej librave në seri, bestseller që kur ka dalë në qarkullim për herë të parë. Tashmë, seria me tre vëllime, vjen e plotë edhe në shqip, falë përkthimit të Anxhela Çikopanos
Ky set i dedikohet të gjithë personave që janë gati për të bërë kthesën në jetën e tyre: për të zgjuar gjigandin brenda vetes dhe që kanë objektiva pasurimin e tyre. Janë tre emra të mëdhenj të botës së motivimit dhe zhvillimit personal: Tony Robbins, Malcolm Gladwell dhe Wallace Wattles.
Ky set vjen i dedikuar për të qenë në bibliotekën e të gjithë adhuruesve të një prej autorëve më të shitur në botë. Në të janë përfshirë veprat: “Alkimisti”, “Brida”, Alefi”, “Zahiri”, “Shkelja e kurorës”, “Spiunia”, “Veronika vendos të vdesë”, "Njëmbëdhjetë minuta", “Dorëshkrim i gjetur në Akra” dhe “Fitimtari është i vetëm”
Ky set iu vjen në ndihmë nëse doni të mbyllni ciklin e plotë të shtatzanisë që në fillesat, në lindje dhe të kujdeseni për shëndetin dhe ushqimin e bebes nga fillimi i jetës deri në moshën 5 vjeç; Autorët janë mjekë huaj që kanë libra bestseller, por edhe mjekë shqiptarë me përvojë të gjatë si: Pëllumb Karagjozi apo Polikron Çela
Ky set përmban dy libra që do t’i japin aroma dhe shije fantastike pushimeve tuaja. Autorja italiane bestseller vjen edhe për lexuesit shqiptarë si romanciere ndër më të shiturat me dy romanet e saj Kopshti i luleve sekrete dhe Shtegu i parfumeve, të cilat duhet ti keni me vete për të kaluar sa më bukur ditët e gjata të verës
Ditët e verës bëhen më të bukura kur ke me vete romane romancë dhe pasion; prandaj ne kemi rekomanduar dy libra: “Mbretëresha e festës së madhe” nga Adriana Trigiani dhe “Ne jemi gjithçka” nga Nicola Yoon, të cilat i rekomandojmë për lexim gjatë kësaj vere.
Gabriel Garcia Marquez dhe Isabelle Aliende janë dy prej shkrimtarëve më të shquar të realizmit magjik, i cili vazhdon të mbaj gjallë pas vetes lexues edhe në ditët tona. Prandaj ne kemi përzgjedhur dy botimet më të fundit në shqip të këtyre dy autorëve: “
Rrallë ndodh që të gjesh bashkë dy bestseller-a të ditëve tona bashkë, në një: Dan Brown dhe Paula Hawkins nga shkrimtarët më të lexuar të momentit, dhe ke fatin që dy romanet e fundit të tyre, të jenë edhe në shqip: “Origjina” dhe “Nën ujë”. Pushimet tuaja do të jenë krejt ndryshe nëse do të keni në çantën e plazhit këto dy romane të jashtëzakonshme.
Mira Meksi dhe Maxim Osipov janë dy rrëfimtarë të ditëve tona, - njëra nga Shqipëria dhe tjetri nga Rusia, që sjellin tregime magjike për lexuesit tanë. Këto dy tregimtarë kanë ardhur së fundi me veprën e tyre për lexuesit, prandaj e rekomandojmë për lexim gjatë kësaj vere.
Ky set përmban dy prej majave të tregimit botëror të shekullit të XX. Munro është fituese e çmimit Nobel në Letërsi, ndërsa Carver është mjeshtri i madh i tregimit modern amerikan. Prandaj, ky set duhet të jetë në çdo bibliotekë lexuesi që dashurojnë tregimin
Ky set i ideuar me disa seri, është konceptuar për të gjithë ata që janë të pasionuar pas tregimit dhe duan të lexojnë mjeshtrat e “short story”-t të ditëve tona. Prandaj, ju propozojmë dy prej magjistarëve të rrëfimit, Carlos Fuentes dhe Haruki Murakami.
Martin Camaj dhe Ismail Kadare janë majat e poezisë shqipe, prandaj kemi përzgjedhur vëllimet ku ata spikasin me lirikat e tyre: “Lirika midis dy moteve” dhe “Pa formë është qielli”. Duke dhuruar një set të tillë, nuk ndani thjeshtë pasion për dashurinë....
Gabriel Garcia Marquez dhe Mira Meksi janë pjesë e pandarë për një pjesë të lexuesit tonë, prandaj ne kemi rekomanduar bashkërisht dy tekste leximi “Dashuri në kohërat e kolerës” dhe “Pa zemër në kraharor”, si pjesë të një pakoje të veçantë për dhuratë mes atyre që e zbukurojnë dashurinë dhe pasionin mes tyre duke shkëmbyer libra me njëri-tjetrin.
Ky set ka dy autorë dhe një përkthyes: Gabriel Garcia Marquez me “Kujtime kurvash të trishta” dhe librin me tregime dhe novela “Flutura mes gjinjëve” të Mira Meksity, - janë dy libra plot magji që i japin një përmasë tjetër dashurisë tuaj....
Dashuria që flet me gjuhën e këtyre klasikëve, do të flasë gjithmonë. Nëse do të hidhëroheni me historinë e Romeos dhe Zhuljetës, shërimin do ta gjeni me Rubairat. Këto libra e kanë vendin në bibliotekën e zemrës....
Këto dy romane nga letërsia turke kanë bërë për vete me miliona lexues. Prandaj, i rekomandojmë edhe ne për lexuesit e shumtë që kanë Elia Shafrak dhe Livaneli.
Këto dy romane sjellin dy histori pasioni me një forcë të jashtëzakonshme; janë histori që përjeton secili prej nesh, por që janë edhe dy zgjidhje për të njohur dhe për të gjetur rrugë në grackat që të çon zemra....
Anna Premoli është konsideruar si mbretëresha e romancës në ditët tona. Suksesi i saj i ka tejkuar me kohë kufijtë e Italisë dhe sot është një ndër autoret më të lexuara në zhanrin e romancës edhe në Shqipëri. Prandaj, kemi përzgjedhur setin me dy prej romaneve më të fundit që kanë ardhur për lexuesit tanë.
Nicola Yoon kryeson prej vitesh listat e shitjeve në të gjitha platformat ndërkombëtare për romanet e saj të dashurisë. Prandaj ne kemi përzgjedhur dy prej veprave që janë përkthyer edhe në shqip për të gjithë të dashuruarit që duan ti ndajnë momentet e tyre me gjuhën e pasionit dhe romancës
Ky set është për të gjithë ata që kanë lexuar kryeveprat e letërsisë botërore “Dashuria në kohërat e kolerës” ose “Njëqind vjet vetmi” që ka shkruar Marquez: Janë edhe tri perla të tjera magjike nga një prej shkrimtarëve më brilantë të shekullit të XX. “Dymbëdhjetë tregime pelegrine”, Kujtime kurvash të trishta” dhe “Gjenerali në labirintin e tij”, të...
Saimir Muzhaka, Antonio Babliku, Loer Kume dhe Sindi Dobi janë katër autorë të rinj që kanë nxjerrë veprat e tyre në prozë gjatë vitit 2017. Bukinist i rekomandon këto libra në një set për të njohur prirjet e reja të letrave shqipe të ditëve tona. Secili prej tyre e meriton ndalesën dhe kohën e lexuesit të mirë....
Viti 2017 do të mbahet mend për prurje të veçanta në prozën shqipe. Prandaj ne kemi përzgjedhur katër libra nga autorët tanë, për të gjithë ata që kërkojnë të lexojnë letërsi shqipe bashkëkohore.