Kërko më tej
Ne kete set kemi perzgjedhur dy nder...
Mark Manson është një nga autorët që tashmë ka marrë pëlqimin e lexuesve shqiptarë, sidomos atyre që janë të pasionuar pas zhvillimit personal. Pas suksesit me librin e parë “Arti i brishtë i not giving a f.ck” vjen edhe libri i dytë “Cdo gjë është f.cked”. Ne i kemi vendosur bashkë në një set për t’ua dhuruar miqve tuaj që kanë nevojë për idetë dhe...
Viti 2019 njoftoi dy nobelistë njëherësh: Olga Tokarczuk dhe Peter Hande. Dy prej veprave të tyre i kemi përzgjedhur në një set, sidomos për të pasionuarit për koleksionet e veprave të listës së Nobelit.
Dean Koontz dhe Harlan Coben janë dy autorët më të shquar të zhanrit thriller. Koontz ishte ndër autorët më të kërkuar gjatë periudhës së pandemisë. Këto dy thrillera që propozojmë ne për të qenë në pako, janë një dhuratë e çmuar për lexuesit e pasionuar pas romaneve mister & thriller.
Yian Lianke dhe Vladimir Sorokov janë dy emra të shquar të letërsisë bashkëkohore botërore, njëherësh edhe dy autorë postmodernistë të spikatur. Ajo që i bashkon Lianke dhe Sorokovin është trajtimi i thelluar i raportit të individit me autoritarizmin.
Anna Premoli, e vlerësuar si mbretëresha e romancës në Itali, vjen këtë verë të vitit 2020 me dy libra të rinj njëherësh para lexuesve shqiptarë: “Derisa dashuria të na ndajë” dhe “Një ditë e përkryer për të dashuruar”. Tashmë, këto janë dy libra që duhet të jenë në mini-bibliotekën e Anna Premolit edhe për të pasionuarit shqiptarë pas kësaj autoreje.
Në kohën kur ideologjitë janë zvetënuar dhe partitë politike janë më tepër aleanca grupimesh ka ide, vijnë në shqip dy nga këto libra; njëri për kapitalizmin dhe sfidat e tij në të ardhmen, dhe tjetri për socializmin. Këto dy botime vijnë për lexuesit që duan të njohin rrënjësisht dy ideologjitë kryesore që kanë përcaktuar fatet e botës.
Ky libër është historia tronditëse e dy burrave, e djalit të një emigranti polak varfanjak, dhe tjetri djali i një pasaniku të privilegjuar nga një familje bankierësh të pasur nga Bostoni. Polaku Rosnovski, i regjur me varfërinë u mbijeton vështirësive, është këmbëngulës, emigron në Shtetet e Bashkuara dhe ngre një rrjet hotelesh me emër të rëndësishëm,...
Ne jemi produkt i mendësisë që ezkiston në mjedisin përreth nesh që nga lindja deri në vdekje; në familje, shkollë, shoqëri apo punë. Të reflektosh dhe të kapërcesh mendësinë mbizotëruese mbetet ndër gjërat më të vështira, prandaj këto dy libra të shkruara nga Angela Duckworth dhe Carol Dweck do të jenë dy guida të shkëlqyera për ta para veten tuaj përtej...
Të gjithë ata që arrijnë të vendosin zakone të mira në jetën e përditshme, i arrijnë të gjitha objektivat që duan. Por, çdo zakon i mirë, do kohën e vet që të stabilizohet: Duhet të shkatërrohen zakonet e këqija, duhet të kalojmë momentet e kritike derisa të integrojmë shprehitë e mira. Duke lexuar Robin Sharmën dhe Charles Duhigg, ju do të jeni në...
Naom Chomsky dhe Yuval Noah Harari janë dy prej mendimtarëve më të shquar të kohës tonë. Idetë e tyre shquhen për thellësinë dhe thjeshtësinë e komunikimit tek lexuesit. Prandaj, ne i kemi përzgjedhur këto dy libra si koleksion mendjesh brilante për të kuptuar ngjarjet dhe fenomenet që po na shfaqen në jetën tonë të përditshme.
Këto dy romanca që kanë ardhur së fundi në shqip, janë përzgjedhur nga lexuesit tanë si librat më të pëlqyer të këtij zhanri. Prandaj, ne ua rekomandojmë bashkërisht të gjithë atyre që janë të pasionuar pas romancave apo duan të dhurojnë libra që lënë mbresa të pashlyera.
Agatha Christie është një nga autorët më të shitur të shekullit të XX, duke thyer të gjitha rekordet me mbi 2 miliardë kopje. Duke parë rritjen e numrit të lexuesve të saj edhe në Shqipëri, ne po rekomandojmë një set me dy prej librave më të fundit që ka sjellë në shqip shtëpia botuese Dituria.
Çdokush në jetë ka nevojë për mentorë që të arrijnë atë që duan. Betejat nuk janë personale në këtë jetë dhe as fitohen duke qenë të vetmuar. Prandaj, ne kemi përzgjedhur dy nga mentorët më të mirë të disiplinës së zhvillimit personal; Njërin të traditës, Napoelon Hill dhe tjetrin, të ditëve tona, Anthony Robbins. Me këta dy mentorë sfidat do të jenë më...
Ky set librash është i adresuar për të gjithë ata që duan të nisin diçka në jetën e tyre: Libri i Simon Sinek të vjen në ndihmë për të dhënë përgjigje jetësore se pse po e bën një gjë të tillë, ndërsa i dyti të paralajmeron se në jetë do të kesh shumë pengesa, të cilat nuk duhet të shkaktojnë trauma në jetën tënde, por duhet të jetën përvoja jete që ti...
“Murtaja” dhe “Dashuria në kohërat e kolerës” kanë qenë dy bestseller-at absolutë të kohës së karantinës; dhe kjo nuk lidhet me faktin e përdorimit të murtajës në kuptimin e parë. I pari sjell një raport të thellë të luftës mes të mirës dhe të keqes, ndërsa i dyti na kujton se dashuria njerëzore është e aftë të sfidojë çdo murtajë. Prandaj, këto libra do...
Amazon dhe Nike janë dy prej kompanie ndërkombëtare më të suksesshme në botë, të cilat jo vetëm janë modele për tu ndjekur por janë edhe burim frymëzimi për shkak të historisë së themeluesve të tyre, Jeff Bezos dhe Phil Knight. Për këtë arsye këtë set librash ua kemi dedikuar njerëzve të sipërmarrjes në Shqipëri.
Koha që jetojmë ecën dhe ne nuk arrijmë të njohim thelbin e zhvillimeve të epokës tonë, prandaj vlejnë këndvështrimet e thelluara të këtyre tre mendjeve të shquara: Jacques Attali, Pierre-Henry Salfati dhe Iann Bremmer. Vëllimi i parë i këtij seti është një skanim i Perëndimit në të shkuarën e tij dhe i tyri është një lexim i thelluar i globalizimit dhe...
Dale Carnegie dhe Napoleon Hill janë dy themeluesit e disiplinës së zhvillimit personal: Prandaj ne kemi zgjedhur dy prej veprave të këtyre autorëve, “Arti për të fituar miq dhe pushtet” dhe “Mendo dhe bëhu i pasur”, të cilët vlerësohen prej disa brezash si libra jetë-ndryshues. Nëse do të ndryshosh diçka tek vetja jote, këto libra janë mentorë të...
Dale Carnegie dhe Napoleon Hill janë dy prej mendimtarëve më të shquar të shekullit të XX, të cilët kanë ndikuar shumë edhe në jetën dhe suksesin e sipërmarrësve të mëdhenj, si: Bill Gates, Warren Buffet, Jeff Bezzos, etj. Njëherësh, këta dy autorë shquhen për aftësitë e tyre në përgatitjen e liderëve të ardhshëm.
Rachel Hollis dhe Sheryl Sandberg jane dy nga femrat me te shquara te kohes tone, te cilat kane aftesine per te motivuar dhe per te ndryshuar realitetin e gruas ne ditet tona. Hollis eshte nder autoret me te lexuara ndersa Sandberg sjell pervojat e jetes se saj, si drejtuese ne kompanine Facebook dhe sfidat e jetes se saj.
Ne kete set kemi perzgjedhur dy prej librave te zhanrit mister &thriller te botuar gjate vitit 2019 ne Shqiperi dhe qe jane pelqyer nga lexuesit shqiptare. Mbreteresha e thrillerit Agatha Christie dhe Laura Marshall vijne bashke ne nje set, te denje per dhurate per te pasionuarit pas librat e ketij zhanri
Ne kete set kemi perzgjedhur dy autoret me te njohur te romances bashkekohore: Anna Premoli dhe Nicholas Sparks, me dy libra te cilet jane botuar ne shqip gjate vitit 2019: “Me prano sic jam, i dashur” dhe “Ne cdo frymemarrje” eshte nje set librash goditesh per tua dhuruar te dashurve tuaj.....
Gjate vitit 2019 kane ardhur ne shqip disa nobeliste, por ne kemi perzgjedhur dy prej tyre, per ti rekomanduar per lexim ne set. Ato jane: Kazuo Ishiguro dhe Olga Tocarkzuk. Ata kane fituar Çmimin Nobel ne vitet 2017 dhe 2018.
Viti 2019 ka sjellë në tregun e botimeve dy prej biografive më të shquar të botuara ndonjëherë: atë të Einstein dhe të Leonardo Da Vincit, shkruar nga një prej biografëve më të shquar të kohëve tona; Walter Isaacson. Prandaj, i rekomanojmë për të gjithë ata lexues që duan të shkojnë përtej botës së dukshme të mendjeve që kanë ndryshuar botën.
Shumica e bizneseve nuk e çojnë në fund misionin e tyre, por ndalen rrugës. Pse ndodh kjo? Shumëkush i kërkon arsyet jashtë vetes, - tek tregjet, konjukturat, etj. Por nëse zbulojmë arsyen e vërtetë se përse e nisim një biznes, dhe kemi një strategji të qartë në momentin që fillojmë rrugëtimin tonë si sipërmarrës, ka më pak shance për të falimentuar....
Mes romaneve sage te vitit 2019 kemi vecuar librat e dy autoreve te njohura te diteve tona Adriana Trigiani dhe Elif Shafak. Keto autore, me bestsellera nderkombetar, kane ardhur gjate vitit 2019 me dy perkthime te reja tek lexuesi shqiptar: Gruaja e Tonit dhe Ciraku i arkitektit. Duke qene nder autoret me te lexuara ne Shqiperi, i kemi rekomanduar ne set...
Thanas Medi dhe Virion Graci jane dy autore te vleresuar ne letrat shqipe te diteve tona. Te dy kane dale me romane para lexuesve gjate ketij viti; ku vijne me prurjet e tyre me te mira. Si dy emra perfaqesues te letersise shqipare, i rekomandojme per lexim ne nje set.
Anisa Makarian dhe Mimiza Hysa jane dy personazhe te njohura te kultures shqiptare, por qe kane sprovuar me sukses edhe ne lemin e prozes se gjate. Te dyja e kane marre subjektin e tyre gjate periudhes se komunizmit, prandaj, po i rekomandojme ne nje set, per te gjithe ata lexues qe duan te njohin anen me te erret te atij sistemi, sidomos per te mesuar me...
Fatos Kongoli dhe Besnik Mustafaj jane nder emrat me te njohur te letersise bashkekohore shqipe. Te dy keta autore kane dale para lexuesit me krijime te reja gjate vitit 2019. Kongoli mori cmimin e pare ne Panairin e Prishtines, ndersa Mustafaj ne Panairin e Tiranes. Prandaj i rekomandojme ne nje set si zera perfaqesues te letersise shqipe.
Ne kete set kemi perzgjedhur librat e dy autoreve shqiptare, te pasionuar pas realizmit magjik, dhe ndjekes te zellshem te fjales se zgjedhur shqipe: Mira Meksin dhe Tom Kuken (Enkel Demin). Dy librat e tyre, “Diktatori ne kryq” dhe “Ora e lige” jane botime te vitit 2019, qe ju vijne lexuesve si prurjet me interesante te letrave shqipe
Ne serine e seteve te autoreve shqiptare, kemi bere bashke ne nje te vetem romanet e Bashkim Shehut dhe Ylljet Alickaj. Keto dy emra tashme perbejne zera te modernitetit te letrave bashkekohore shqipe, prandaj i rekomandojme per lexim
Librat shkojne dhe vijne, ndersa klasiket mbeten. Aq me teper per lexuesit e vegjel te cileve kemi vendosur t’ju krijojme nje “mini-biblioteke” me veprat me te mira te kesaj moshe, ne variantin origjinal, me te cilet provohet shija e vertete e letersise. Prandaj, kemi propozuar setin me librat “Zemer” te Edmondo de Amicit, “Hajdi” te Joanna Spyri, “Djemte...