Kërko më tej
Subcategories
"Apologjia e një matematikani" është parashtrim emocionues i raportit të një shkencëtari të madh me disiplinën së cilës i kushtoi tërë jetën e vet. Rrëfyer me një sinqeritet vërtet mbresëlënës pa kurrfarë përpjekjesh për të hedhur mbi veten vezullime "Dritësimesh pozitive"
Edhe sot e kësaj dite, një poemë gjallon vetëm kur thuhet me zë. Ajo duhet ditur përmendësh dhe, për ti dhënë jetë, duhet recituar me fjalët e heshtura të ligjërimit të brendshëm. Edhe miti është i gjallë vetëm nëse vazhdon të rrëfehet brez pas brezi, në jetën e përditshme.
Në këtë libër përshkruhet udhëtimi i një jashtëtokësori i zbritur në Tokë në kërkim të shokut të tij Gurb. Një udhëtim në jetën urbane të Barcelonës së para Lojërave Olimpike 1992. Atmosfera, kaosi dhe absurdi i jetës moderne të racës njerëzore paradokset e kundërthëniet e realitetit njerëzor.
Ramiz Alia dhe Sofokli Lazri: enigma e vëllezërve siamezë. Sprovë për ngjarje sipas ditareve dhe shkrimeve të momenteve të ndryshimit dhe roli I KGB-së.
"Bir" është romani i urrejtjes dhe i dashurisë, intime e universale. Tekefundit në Ballkan të dyja këto ndjenja kanë jetuar dhe vijojnë të jetojnë në një simbiozë të përkryer.
"Dashuria e njëanshme nuk mjafton, Xho. Këto të tuat janë fantazi mazokiste. Nuk i dhurohet shpirti dikujt që nuk është i gatshëm të të japë të tijin. Kush nuk bën dhurata, nuk i vlerëson ato. Ti kërkon Perëndinë në tokë dhe je e gatshme për çfarëdolloj gënjeshtre, vetëm që ta sajosh. Por Perëndia nuk sajohet, dhe as dashuria. Dashuria është dialog dhe jo...
I konsideruar nga autori si sprovë letrare, libri i ri hedh dritë në udhëkryqet e studimit të njërës prej veprave më të përfolura kombëtare, Kanunit të Lekë Dukagjinit. Prej librit marrin përgjigje shumë debate rreth marrëdhënieve të françeskanit mendjendriturit Gjergj Fishtës me Kanunin. Prej kërkimeve që bënë autori gjithmonë ka një zbulim të ri në...
Një romancë joshëse e pazakontë, një lidhje e pazakontë mes dy shpirtrave të humbur në rrethanat më të vështira të jetës
Një përzgjedhje goditëse e poezive më të mira në nektarin poetik italian, gjerman, francez dhe anglez, një shoshitje e mjeshtrave të poezisë europiane që nga shekulli XV deri në mesin e shekullit të XX, të filtruara me kujdesin e veçantë të përkthyesit dhe kritikut Arshi Pipa
Një botim i rrallë me ajkën e poezisë klasike latine, të sjellë në një shqipe të pastër nga Arshi Pipa, e denjë për çdo antologji. Me këtë botim njihet thelbësisë e gjithë vlera dhe mjeshtria e poezisë antike romake
A mjafton një telefonatë për të ndryshuar një jetë? Si mund t'i mbijetojmë stuhive të dashurisë? Çdo femër mund të jetë unike, mjafton ta dëshirojë këtë!
Ky roman mbetet një nga alegoritë më të mëdha politike të të gjitha kohërave... Është një libër për këdo dhe çdo njeri, me shkëlqimin e tij të pazbehur edhe pas pesëdhjetë vjetësh
Libri, i kritikuar nga bashkëkohësit si një roman që përmbante nxitje revolucionare, të pamoralshme dhe antifetare, “Xhejn Er”, është sot një nga veprat më të kremtuara të të gjitha kohërave. I ekranizuar më shumë se çdo klasik i shekullit XIX, “Xhejn Er” solli një revolucion në artin e rrëfimit.
Libri zakonisht përfshin analiza dhe interpretime të hollësishme mbi temat, stilin, personazhet dhe mesazhet e veprave më të rëndësishme të Kadaresë. Ai ndihmon lexuesin të kuptojë më thellë botën letrare, filozofike dhe simbolike të autorit.
I ardhur me zërin e një mësuesi të ri, në një fshat ku bora ndërton kurthet më të mëdha se njerëzit, rrëfimtari Dibra aludon gjithë maskën e sistemit komunist, që shfaqej ashtu, si një borë, pa treguar aspak kurthet ndaj njeriut – sidomos të njeriut që kërkon të ëndërrojë, që kërkon të dashurojë, që kërkon të jetojë, që dëshiron të ecë
Filozofia mund të na mësojë diçka mbi artin e jetës. Shpesh, ne nuk kemi kohë për të shpjeguar as një buzëqeshje të mistershme. Por, në këtë mënyrë, ne u largohemi edhe burimeve të pastra të lumturisë. Dhe lumturia mund të jetë diçka po aq e thjeshtë sa edhe zbulimi, që qielli është i kaltër, ose që zogjtë fluturojnë trumba-trumba
Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë. Për fat të keq, pavarësisht nga ky synim, vepra u prit fare ftohtë nga Shqipëria zyrtare
Ky roman shënon një nga veprat më të rëndësishme të autorit; sepse rrok raportin që fëmija krijon me botën, përmes një projeksioni autobiografik, ku qyteti i Gjirokastrës ka ngjyra magjike, të cilat vijnë mjeshtrisht në romanin e Kadaresë.
"Kamarja e turpit" ka qenë botuar për herë të parë më 1978, si pjesë përbërëse e librit "Ura me tri harqe", me titullin "Pashallëqet e mëdha". Romani që ka në qendër fatin e Ali Tepelenës, pashait rebel shqiptar, që u ngrit kundër sulltanit dhe shtetit osman, është konsideruar nga kritika botërore si një nga veprat më tragjike të Kadaresë, ku përshkruhet...
Libri u shkrua dhe u botua në vitin 1974. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur
Nëpërmjet dhimbjes që sjell humbja, autorja reagon me humanizëm ndaj vdekjes të së ëmës duke ndërtuar një filozofi të sajën mbi vdekjen. Një filozofi që mbështetet në arsyetime të forta racionale, në thellësi ndjenjash dhe tek shpirti i lirë
Në qendër të librit gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës. Për t’ia arritur këtij qëllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë një rrëfimtar të veçantë, murgun Gjon. Nën zhgunin e tij është fshehur një personazh i vërtetë
“Orestia” del nga çdo skemë të gjykuari. Dramë e krimit dhe e gjakmarrjes, e anktheve dhe e luftës për pushtet, e ndeshjes dhe e rrëzimit të ligjeve, e ëndrrave të turbullta dhe e parandjenjave, ajo ka të tilla përmasa që me një vrundull të saj anësor është e aftë të përfshijë, për shembull, tërë historinë e luftës së Trojës