Kërko më tej
Subcategories
Kjo vepër prej njëmijë faqesh është e shoqëruar me një jetëshkrim dhe një bibliografi të plotë të Buzzati t. Tregimet përbëjnë një pjesë të rëndësishme të këtij korpusi. Ndonëse më parë disa prej tregimeve janë përkthyer pjesërisht nga autorë të ndryshëm në kohë të ndryshme, kjo vepër në 60 tregime është më e plota në tipologjinë e vet, për faktin se vetë...
Kjo vepër është një himn për bukurinë e për dashurinë në botën shqiptare, që mbështetet në një figuracion lirik (personazhet janë lule) dhe në një moralitet shqiptar të këngës ku dashuria këndohet vetëm nëpërmjet bukurisë. Vepra ka dhe një ton polemizues, sepse ishte shkruar për të përmbysur tezën e shfaqur serbe, se shqiptarët nuk dijnë ti këndojnë...
Ky është një botim i përmbledhur biografik i At Zef Pllumit ku sjell të gjithë anëtarët më të spikatur të Urdhrit Françeskan që kanë ushtruar aktivitetin e tyre në Shqipëri. Ky botim është një vlerë edhe për rolin që ka luajtur ky urdhër për kulturën dhe historinë kombëtare shqiptare
"Gomari i Babatasit", u botua në situatë që përkonte me beteja të ashpra politike rreth formës që do të merrte organizimi i ardhshëm shtetëror. Kritika fishtjane me ashpërsinë e saj, që nuk fal askënd, lëshoi mbi kokat e deputetëve, ministrave, gjithfarë zyrtarëve të kohës, talljen, fyerjen, sharjen, nëmën e mallkimin, ironinë, sarkazmën, satirën. Për...
Autori i këtij libri konsiderohet romancieri më i mirë bashkëkohor në kontinentin aziatik dhe vjen për herë të parë në gjuhën shqipe. Nëse do të njohësh në sfond tragjizmin që sjell për regjimin bunker të Koresë së Veriut, Nobelisti Huang bën një prezantim ideal për lexuesin
Ky është botimi autentik Prralla kombëtare, vëllimi II, i mbledhur prej gojës së popullit nga studiuesi, etnologu dhe historiani At Donat Kurti. Suksesi prej disa dekadash e ka bërë librin referencial për të njohur dhe studiuar krijimtarinë popullore shqiptare ndër shekuj
Të gjithë ata që duan të njihen në detaj për historinë rreth 12-vjeçare të gazetës "Albania" të Faik Konicës, "Albania 1897-1909, bibliografi kronologjike, Bleni I" është botimi më i mirë i karakterit bibliografik.
Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.
Nuk ka një vepër të dytë si Anzat e Parnasit që e sjell mentalitetin, psikologjinë, mjedisin dhe rrethanat e kohës në të cilat u shkruan këto satira. Përmes kësaj vepre kuptojnë më së miri shqiptarin e djeshëm dhe të sotëm, prandaj Anzat duhet të jenë në çdo bibliotekë shqiptari të mirë....
Kjo vepër është e rrallë në llojin e vet, për shkak të analizës që i bën At Anton Harapi botës shpirtërore të shqiptarëve dhe domosdoshmërisë për rritjen e nivelit të vetëdijes dhe besimit. Kjo vepër konsiderohet një kontribut në trajtimin mendor të shqiptarit...
Konsiderohet një vepër monumentale pasi është thirrja e brendshme e ndërgjegjes së këtij vendi. Ky libër është i ndarë në tre pjesë, sipas tre ndarjeve që bëri frati i madh, dhe konsiderohet një botim luksi për bibliotekë dhe për dhurata. Vëllimi “Rrno vetëm për me tregue”, Libri i kujtimeve, pjesa e parë, përfshin periudhën 1944 – 1951. Ky libër ka dalë...
Një guidë e thjeshtë për t'u lidhur me të dashurit në anën tjetër
At Bernadin Palajn e njohim kryesisht si studiues dhe etnolog, por ky botim sjell anën e panjohur të tij;poezinë. Ky vëllim është përgatitur nën kujdesin e Angela Cirrinciones dhe shënon një majë në poezi, jo vetëm ndër françeskanë por edhe në radhën e poetëve shqiptarë të shekullit të XX
Pas botimit të parë të Atë Benedikt Dema, ky është botimi më i plotë i karakterit bibliografik i gjithë historisë së Hyllit të Dritës, që nga fillimet e veta: "Hylli i Dritës 1913-1944, bibliografi kronologjike, Bleni II" iu vjen në ndihmesë të gjithë atyre që jo thjeshtë duan të studiojnë këtë revistë, por botimi shërben si e dhënë bazë për të njohur...
Guida per rrethin e Sarandes eshte vetem ne gjuhen angleze. Shih ne edicionin anglisht...
Kjo guidë është dy gjuhëshe shqip/anglisht dhe iu vjen në ndihmë të gjithë personave që duan të dinë rreth historisë, arkeologjisë dhe institucioneve të kultit në këtë zonë
Një guidë turistike e bashkisë së Lukovës në rivierën jugore shqiptare: Pamje e përgjithshme rreth historisë së zonës, pamje gjeografike, burimet turistike, malet, ndertesat fetare, bregdeti dhe detaje të tjera
Vepra “Struktura dialektore e gjuhës shqipe” e Prof. dr. Bahri Beci shfaqet pas botimit tw një Atlas dialektologjik të gjuhës shqipe si një domosdoshmëri, duke pasur parasysh dhe realitetin gjeopolitik të bashkësisë shqipfolëse. Përvoja e gjatë e prof. dr. Bahri Becit dhe egoja e mirë shkencore e tij për të qenë sa më koherent me zhvillimet e reja...
Një eksperiment që doli me sukses, një prozë moderne që lidh thellësinë filozofike dhe depërtimin filozofik rreth kuptimit të jetës, - një model sesi jeta nuk arrin të sfidojë përballë vdekjes por njëherësh është edhe një udhëtim i fuqishëm letrar në mendjet e lexuesve të çdo kohe. Prandaj, është listuar si vlerë e përhershme letrare dhe rekomandohet në...
Një kryevepër që befason vazhdimisht si roman klasik i letërsisë europiane. Mos e lër pa e lexuar sepse listohet mes 100 librave më të mirë në botë
Ata që kanë lexuar “Lolita” nuk e lënë pa e lexuar edhe kryeveprën e radhës së Vladimir Nabakov, “Ftesë për ndëshkim”. I përkthyer mjeshtrisht nga Myrteza Shini, kjo vepër është një ushtrim leximi dhe shkrimi për ata që e shijojnë letërsinë si nivel i epërm i mendimit njerëzor
"Çufoja dhe bubi Kaçurrel", i ka mbijetuar kohës për më shumë se 30 vjet dhe vazhdon të bëjë sërish prapësira. Si i tillë, ai përcjell te fëmijët shpirtin e lirë dhe aventurën, nxit fantazinë dhe pasuron botën e lexuesve të vegjël parreshtur...
Një roman mbi beqarët, baballarët, nënat dhe fëmijët të cilët ndonjëherë nuk e kanë të lehtë, por gjithsesi nuk e lënë veten të dorëzohen. Humori i hollë i Hornby it dhe dashuria e tij e prekshme për kulturën pop e shndërrojnë "Rrëfim për një djalë" në një kënaqësi të vërtetë leximi.
Ajo ka një bukuri joshëse, enigmatike dhe është shumë më e madhe se ai... E dëshpëruar, ajo mban një të fshehtë. Një ditë zhduket pa lënë gjurmë. Vetëm shumë vite më vonë, ai e takon përsëri. Një hulumtim gati kriminalistik i një dashurie të çuditshme dhe një të kaluare të ndrydhur.
Në këtë vëllim janë përfshirë veprat: "Bethoveni dhe Revolucioni Francez" (anglisht dhe shqip), "Jeta ime", "Historia e krishterimit në Shqipëri", "Portrete dhe skica".
Çfarë është Ujku i Stepës i Hermann Hesse-s: një roman, një traktat estetik apo një testament shpirtëror? Zor se mund t'i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Vetë shkrimtari, i cili e shënjonte këtë vepër si më të dashurën e tij, nyjëton "Ujkun e Stepës" një rrugëtim brenda vetes si dhe një strukturë shpirtërore vetjake. Në këtë kuptim, "Ujku i Stepës" ruan...
Kenzaburo Oe lindi në vitin 1935 në ishullin Shikoku. Ai hyri në mënyrë të bujshme në botën letrare të Japonisë, duke fituar çmimin më të madh letrar "Akutagava" për tregimin "Gjahu i kafshëve".
Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qera rastësisht në një video - klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet, pyet producentët dhe shpërndarësit e...
Në këtë vëllim janë paraqitur disa studime mbi veprën dhe personalitetin e Fan Nolit nga autorë si: Faik Konica, Aleks Buda, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Mitrush Kuteli, Martin Camaj, Ernest Koliqi etj.
Ky botim është edhe ripunimi i tretë që i bëj "Ali Pashë Tepelenës". Botimin e parë të vitit 1970, si dhe të dytin më 1992, që e rishkrova nga fillimi në fund, i kam bërë duke ecur symbyllur, i bazuar në dokumente e në harta të vjetra, gjë e rrezikshme në një roman historik, sepse diku do të biesh në ndonjë gropë.
Përrallat e mrekullueshme arabe, të përkthyera në shqip mjeshtërisht nga Mustafa Greblleshi, vijnë në tre vëllime nga shtëpia botuese Çabej