Kërko më tej
Subcategories
Cilësuar nga shumë media online si USA TODAY, The New York Times e The Washington Post si ndjekësja kryesor e Stieg Larsson, Gurskalitesi është bestseller numër një i autores suedeze Läckberg dhe pjesë e listës së The Washington Post Librat që duhen patjetër për gjatë vitin 2013.
Nëntë tregime që gërshetojnë kohën reale me kohën e historisë dhe atë të brendshme. Këto janë historitë e Antonio Tabucchi-t.
Nga Niccolò Ammaniti vjen ky roman i vendosur në Italinë industriale, ku një baba me të birin e tij, përballen me një botë të egër dhe me demonët e tyre të brendshëm. Me urdher te Zotit është historia e një jete në udhëkryqin e shpresës dhe dëshpërimit.
Isabel Allende është cilësuar si autorja më e lexuar e historive moderne, një reputacion që rikonfirmohet në romanin e saj Portret në Sepje. Allende na paraqet sagën e një historie të trazuar, jetësh e dashurish në Kilin e shekullit të XIX-të me karakteret e romanit të saj më të hershëm, bestseller-it Shtëpia e shpirtrave.
Nusja e virgjër, një roman i Sonia Topazios, trajton një ngjarje që zhvillohet midis Italisë dhe Rumanisë.
Moraldo është një student i palumtur që sapo ka mbërritur në Torino për sezonin e provimeve. Ngatërrimi i valixhes me një të panjohur përgjatë një udhëtimi me tren, do të ndryshojë papritur rrjedhën e jetës së tij. Paolo Di Paolo, duke evokuar një protagonist të shekullit të njëzetë, shkruan një roman plot pasion dhe mallëngjim rreth dashurisë, mundimit,...
Vanilja e çokollata: dy shije të ndryshme, por që lidhen shumë mirë bashkë. Ashtu siç ndodh ngandonjëherë në dashuri.
I nominuar për i nominuar për çmimin Man Booker , ky është një roman poetik rreth një dite të zakonshme vere në jetën e një rruge të zhurmshme urbane të një qyteti të panjohur anglez.
Një dashuri e kundërshtuar, një kryekomunitar ambicioz, një ëndërr aeronautike: komizëm molepsës dhe ndërthurje gjithë pasion e një rrëfimtari të vërtetë.
Vdekja e nënës është në të njëjtën kohë, moment dhimbje dhe i përballjes me vetë jetën: kujtimet e fëmijërisë, adoleshenca e kontraditave, dyshimet e rinisë. Vdekja e një nëne na bën të ndihemi pjesë e një historie familjare, e një bote, e një periudhe historike. Historia e një dashurie më të fortë se mungesa, një tregim në të cilin kushdo, edhe pse zëri...
Një vajzë e re e dehidratuar është ulur para një pike karburanti në Death Valley. Po kur, papritur, përpara saj shfaqet një indian që do tia shpëtojë jetën, i duket sikur po fantazon. Dhe shumë shpejt do të ndajnë së bashku një Doppelwhupper, do të shkojnë së bashku në kazino e më në fund do të ngecin në njërin nga ata motelet e mbaruara e që vetëm në...
Për ushtarët e një toge që komandohet nga nënoficer Antonio Reneja, misioni në Afganistan është prova e parë e madhe e jetës së tyre. Në çastin e nisjes, ende nuk e dinë ende se vendi ku do të dërgohen është një nga më të rrezikshmit e krejt zonës së konfliktit.
Një roman dashurie dhe dhembjeje, romantik dhe prekës, plot me ngjarje të papritura. Fitues i çmimit Selezione Bancarella, 1987 si dhe ka frymëzuar një prej serialeve më të suksesshme të viteve 90 që mban të njëjtin titull.
Një romancë pasionante, në qendër të së cilës është një protagoniste e vetme : Martina, një femër e lirë dhe jonkonformiste që mendon të sjell në jetë tre fëmijë me tre burra të ndryshëm, pa u martuar me asnjërin prej tyre. Një zgjedhje në emër të feminizmit .
Karl Heinz Timm, lindur në Hamburg, më 1924, vdekur më 1943, në një spital fushor në Ukrainë. 19-vjeçari vazhdon të jetojë në dhimbjen e prindërve, në tregimet e tyre, në shprehjet që përdorin për fatin e zi të jetës, por edhe në ëndrrat e vëllait të vogël, i cili thuajse nuk ka fare kujtime vetjake.
Në vitin 1939, 5-vjecari, Zhak Austerlic dërgohet në Londër me një anije të transportit të fëmijëve dhe vendoset tek prindërit e tij birësues. Ky çift pa fëmijë fshin cdo kujtim të djalit për identitetin e tij duke e rritur pa asnjë njohuri për të shkuarën e tij. Më vonë, pas një karriere si historian arkitekture, Austerlic- zbulon se e shkuara e përndjek...
Një princ në kërkim të kënaqësive, një gjigand egoist e të tjerë: Përrallat e Oscar Wild, të publikuara për herë të parë në vitin 1888, për fëmijë të moshës nga tetëmbëdhjetë deri në tetëdhjetë vjec.
Kristof, Kristofi, Kristofer dhe Kristfol janë katër vëllezër me të njëjtit baba por të katër me nënë të ndryshme dhe asnjëri prej tyre nuk di për ekzistencën e tjetrit. Ato jetojnë në katër shtete të ndryshme: Frankfurt, Paris, Londër dhe Barcelonë. Historia tronditëse e këtër gjysëm-vëllezërve të cilët zbulojnë për ekzistencën e njëri-tjetrit vetëm kur...
E vendosur për tu martuar e me qëllimin për të jetuar në Amerikë me partnerin e saj me origjinë braziliane, Elizabeth Gilbert tejkalon frikën e saj nga martesa duke zbuluar nëpërmjet kërkimeve të hollësishme historike, intervistave dhe më së shumti nëpërmjet reflektimit personal se çfarë përfaqëson ky institucion që reziston ndër shekuj me kokëfortësi.
Romani Shkëlqimi i jetës është vazhdimi i historisë aq të njohur për lexuesin shqiptar të romanit Përgjithmonë Xhulia.
Çfarë ndodh nëse ajo që kujtoje se do të ishte gruaja e jetës sate, kthehet një ditë të të kërkojë? Po nëse ndërkohë je aq shumë i përthithur nga familja jote, sa nuk të kujtohet më se çfarë do të thotë ta lëshosh veten?
Romani Nazisti dhe Berberi i autorit gjermano-hebre Edgar Hilsenrath është një novelë groteske për holokaustin gjatë periudhës së nazizmit në Gjermani. Romani tregon biografinë e Maks Shulc vrasësit të shumëfishtë në SS, i cili pas Luftës së Dytë Botërore, duke u paraqitur si hebre arrin të emigrojë në Izrael për ti shpëtuar përndjekjes në Gjermani....
Miq dhe dashnorë të vjetër ribashkohen për një fundjavë në një shtëpi të rrënuar fshati, pas dy dekadash. Ato gërmojnë në kujtime të vjetra duke gjykuar secili sipas rrjedhës që jeta e tyre ka marrë që nga rinia. Por ky nuk është thjeshtë një ribashkim dhe bisedat e tyre për ditët e shkuara nuk janë thjeshtë rikujtime.
Miç Mekdiri është i ri, inteligjent dhe ambicioz. Kur punësohet nga studio ligjore Bendini, Lambert, & Locke mendon se kjo punë do e çoj drejt parave dhe pushtetit. Por shumë shpejt Miç zbulon që firma po përgjon telefonatat e tij dhe FBI po e kërkon. Paraja dhe pushteti kanë një çmim, i cili në këtë rast mund të jetë jeta e Miç.
Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën Pas suksesit të jashtëzakonshëm me librin Gomorrah, Roberto Saviano na tregon se si e qeveris botën kokaina
Emri i saj është Samia. Ajo do vetëm të vrapojë dhe ka një ëndërr, të prezantoj gratë e vendit të saj në Lojrat Olimpike. Ajo nis të vrapojë në moshën 8-vjeçare, me mikun e zemrës Ali, njëkohësisht trajneri i saj për shumë vite. Ajo vrapon me këpucë të grisura në rrugët me xhama e plumba të një shteti me luftra të herëpashershme, Somali. Një roman i...
Një lexim plot kënaqësi, një libër që të mban të gozhduar me një histori kujtimesh, miqësie dhe mashtrimi. Fitues i çmimit Platea, çmimi më i rëndësishëm i letërsisë në Spanjë.
Barni Panofski i çatdhesuar kanadez, admirues finok i grave, shkrimtar, producent televiziv, tregimtar vendos, më në fund, që të marrë penën dhe të hedhë në letër, kundërshtinë ndaj akuzave që i bëhen në autobiografinë e rivalit të tij.
Do takohen tri herë, por secila herë do të jetë unike, e para dhe e fundit. Pas suksesit me librin Zoti Guajn, Alessandro Baricco vjen me një libër imagjinar-sic e cilëson ai- Tri here ne agim.
Romë, fillimi i viteve nëntëdhjetë. Ndërsa ëndrrat e shekullit XX po i afrohen një fundi të pashmangshëm dhe Berluskoni përgatitet të marrë pushtetin, një shkrimtar tridhjetëvjeçar cinik dhe naiv, i shkujdesur dhe njëherësh i përthelluar, gjen punë në një arkiv, Fondi Pier Paolo Pasolini.
Tetë kapituj, tetë histori, një portret unik të Italisë së sotme të nënshkruar nga autori i bestseller-it ndërkombëtar Gomorra. Roberto Saviano gërmon brenda disave prej plagëve të vjetra dhe të reja që brengosin Italinë.
A mundet një grua të rrijë me një burrë që mendon se e dashuron, por nuk ka dashur kurrë ta njohë vërtet? A mund të pranojë një burrë që e shoqja të mos i zërë besë? A mund të jetohet pa e shprehur vetveten? Dhe si ndikon dhimbja në jetët tona?I ndërtuar sipas spirales marramendëse të një arratie, Akustika e përkryer ka delikatesën e një romani formimi...