Hija e tim vellai Shiko më të madhe

Hija e tim vellai

Uwe Timm BD0174

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Karl Heinz Timm, lindur në Hamburg, më 1924, vdekur më 1943, në një spital fushor në Ukrainë. 19-vjeçari vazhdon të jetojë në dhimbjen e prindërve, në tregimet e tyre, në shprehjet që përdorin për fatin e zi të jetës, por edhe në ëndrrat e vëllait të vogël, i cili thuajse nuk ka fare kujtime vetjake.

Më shumë detaje

900 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994302963

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Përse këto ëndrra u bënë kaq të domosdoshme për tu shfaqur pas një gjysmë shekulli. Nxitja për të shkruar për vëllanë, për të krijuar një përfytyrim për brezin e tij, gjatë luftës naziste shtohet tek Uwe Timm edhe prej domosdoshmërisë për tu qartësuar edhe për premisat e biografisë së vet personale. Në libër shtrohen pyetje rreth tipareve familjare, për vlerat dhe qëllimet e edukimit, dashurinë, afërsinë dhe respektin në kushtet e shpërthimit të nazizmit. Përse vëllai u regjistrua vullnetarisht në trupat SS? Çqëndrim mbajti ai në lidhje me detyrimin për të vrarë? Çmundësi iu dhanë apo nuk iu ofruan kurrë? Cila është pjesa e fajit dhe e veprimit të ndërgjegjshëm te prindërit që la pas? Një jetë e shkurtër që lë shumë pyetje të hapura. Komente për librin Një dokument tronditës dhimbjeje, dashurie dhe sigurisë për të mos iu fshehur historisë personale. Heide Soltau, NDR Kaq troç, me kaq dashuri, butësi dhe paepshmëri është shkruar rrallë për të kaluarën gjermane. Hubert Spiegel, Frankfurter Allgemeine Zeitung

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe164
ISBN9789994302963
V. Bot2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
PërkthyesiPandeli Pani