Dergome shume jete Shiko më të madhe

Dergome shume jete

Paolo Di Paolo BD0205

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Moraldo është një student i palumtur që sapo ka mbërritur në Torino për sezonin e provimeve. Ngatërrimi i valixhes me një të panjohur përgjatë një udhëtimi me tren, do të ndryshojë papritur rrjedhën e jetës së tij. Paolo Di Paolo, duke evokuar një protagonist të shekullit të njëzetë, shkruan një roman plot pasion dhe mallëngjim rreth dashurisë, mundimit, rrezikut të të qenit i ri.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994304134

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kështu është, mësjë, apo jo? Mund të pyeste taksistin. Mund të hapte dritaren e makinës dhe të pyeste kalimtarët, të bërtiste Idetë, të paktën idetë, a do të jetojnë më gjatë se ne? Moraldi, që ka mbërritur në Torino për një sesion provimesh, zbulon se ka ngatërruar valixhen me një të panjohur. Ndërsa thyen kokën mbi tekstet e filozofisë dhe vizaton karikatura, ndien ti rritet dora-dorës admirimi për një bashkëmoshatar të quajtur Piero. I gjatë, thatim, syze miopi, vetëm njëzetekatërvjeçar, Pieroja ka themeluar revista, një shtëpi botuese dhe lufton plot kthjelltësi e sypatrembje rrokopujën autoritare ku po qorrolliset vendi. Janë ditët e Karnavaleve të 1926-ës. Moraldi si ndahet këmba-këmbës Pieros, dëshiron ta takojë, ta imitojë, ta bëjë shok, por çdo orvatje dështon. Ndërkaq shtie sërish në dorë valixhen e humbur dhe lë mendjen pas Karlotës, një fotografe rruge, e shpenguar dhe ikanake, në pragnisje për në Paris. Edhe Pieroja niset për në Paris duke lënë në Torino dashurinë e zemrës, Adën, si dhe foshnjën e lindur vetëm një muaj më parë. Në acarin e qytetit të huaj, i yshtur nga një ankth i ethshëm për projekte, liri e revolucion, Pieroja sëmuret. Po Moraldi? Edhe ai, duke ndjekur pas Karlotën, i është drejtuar Parisit. Dashuria, aspiratat, tensioni drejt së ardhmes: gjithçka ngrihet në ajër si një balonë mbi Senë. Çpërgjigje duhet të presë? Mos vallë janë Karlota dhe Pieroja përgjigjet e tij? Apo gjithçka është iluzion rinor?

Të dhëna

Faqe168
ISBN9789994304134
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
PërkthyesiAgim Doksani