Trupi i njeriut Shiko më të madhe

Trupi i njeriut

Paolo Giordano BD0184

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Për ushtarët e një toge që komandohet nga nënoficer Antonio Reneja, misioni në Afganistan është prova e parë e madhe e jetës së tyre. Në çastin e nisjes, ende nuk e dinë ende se vendi ku do të dërgohen është një nga më të rrezikshmit e krejt zonës së konfliktit.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994303472

950 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në momentin e nisjes protagonistët nuk e dinin që vendi ku do të qëndronin ishte një nga vendet më të rrezikshme në të gjithë zonën e konfliktit; zona forward operating base (fob) Ice, ku nuk ka asgje tjetër përvec pluhurit dhe kur dielli në mëngjes është shumë i fortë e ndërsa në mbrëmje dritat nuk mund të ndizen për të mos tërhequr vëmendjen e armikut. Të sfilitur nga vapa, nga mërzia dhe nga frika e ndonjë kërcënimi që mund të vijë nga çasti në çast, ushtarët rindërtojnë në bazë jetën që njohin. Por natën, në heshtjen e plotë, arrijnë të ndiejnë rrahjet e zemrës, gumëzhimën e organeve të tjera të brendshme veprimtarinë e pareshtur të trupit njerëzor. Rasti kur do të detyrohen të futen në territorin armik do të jetë gjithashtu ai kur secili, papritur, do të duhet të bëjë llogaritë me atë që kanë lënë pezull. Dhe kur të kthehen, do ta kenë kapërcyer në mënyrë të pakthyeshme vijën që ndan rininë nga mosha e rritur. Një ndjeshmëri kirurgjike dhe një rrëfim i besueshëm si në përshkrime, ashtu dhe në dialogë. Faqe të shkëlqyera dhe të pamëshirshme. Massimo Gramellini LA STAMPA

Të dhëna

Faqe316
ISBN9789994303472
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
PërkthyesiAdrian Beshaj