Zjarri Shiko më të madhe

Zjarri

Katherine Neville BD0169

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Njëzetë vite pas librit të parë I teti (The eight), Katherine Neville shaplos kapitullin e ri të Ket Velisit. Aleksandra Solari, vajza e Ketit, merr një ftesë nga e ëma për ta vizituar në Kolorado. Kur Aleksandra arrin, ajo zbulon që mamaja e saj është zhdukur. Për të gjetur mamanë, Alkesandra duhet të ndjekë të njëjtën lojë që Keti ka ndjekur më parë, në kërkim të gurëve të Takëmit të shahut të vjetër me veti mistike.

Më shumë detaje

899 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994301386

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kolorado, viti 2003: Aleksandra Solarinin e thërrasin për ditëlindjen e së ëmës, në shtëpinë e të parëve të saj, në një vend të thellë e të izoluar në Malin Shkëmbor. Tridhjetë vjet më parë, prindërit e saj, Ket Velisi dhe Aleksandër Solarini, besonin se i kishin shpërndarë gurët e Takëmit të shahut Montglejn në të gjithë botën, duke varrosur bashkë me ta edhe sekretet e fuqisë që vinte nga zotërimi i atyre gurëve. Por, papritur, Aleksandra kupton se e ëma e saj është zhdukur dhe një sërë të dhënash të vendosura në mënyrë strategjike, të pasuara menjëherë nga mbërritja e papritur e një grupi mysafirësh misteriozë, tregojnë se po ndodh diçka ogurzezë. Rastësisht, ajo zbulon se guri më i fuqishëm ka dalë papritmas në skenë dhe loja është hapur sërish dhe Aleksandra përfshihet në një udhëtim që e shpie nga Koloradoja drejt zonave të largëta ruse dhe, më në fund, në zemër të qytetit të saj të lindjes: Uashington D.C. Shqipëri, viti 1822: tridhjetë vjet pas Revolucionit Francez, e gjithë Europa po qëndronte pezull në prag të Luftës Greke për Pavarësi. Ali Pasha, një sundimtar i fuqishëm i Perandorisë Otomane, e kishte zemëruar sulltanin dhe gjendej tashmë në prag të një sulmi nga forcat turke. Kështu që ai dërgon të vetmin person mbi të cilin mund të mbështetej të bijën e tij të re, Haidenë në një mision të rrezikshëm për të kaluar kontrabandë jashtë Shqipërisë një relikte të vjetër, përmes maleve dhe detit, për ta çuar në duart e një njeriu që mund të ishte në gjendje ta ruante. Udhëtimi i Haidesë nga Shqipëria në Marok, Romë, Greqi dhe në zemër të vetë Lojës, lidhet me zbulime që kanë të bëjnë me kompletin e fuqishëm të shahut dhe historinë e tij, që do ta çojë të paktën në vendin ku ai ishte krijuar më shumë se një mijë vjet më parë: Bagdad.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe516
ISBN9789994301386
V. Bot2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 18 vjeç
PërkthyesiMargarita Sulaj Skënderi