Shtëpia botuese IDEART e nisi veprimtarinë në vjeshtën e vitit 2002. Që në krye ajo nuk u konceptua si një editor për t’iu bashkuar radhës së botuesve të tregut shqiptar të librit; përkundrazi, larg çdo lloj prirjeje për t’u shpalosur si një aneks i ndonjë forme a natyre, që në hapat e para të veprimtarisë së vet botuese, IDEART ka mëtuar vazhdimisht t’u ofronte
lexuesve dhe botuesve shqiptarë diçkanë që mungonte: lidhjen dhe familjaritetin e fortë dhe të qenësishëm me Librin.
Personazhi i Agron Tufës, përmes një dueli real dhe metaforik vihet në kërkim të vetvetes drejt shpalimit të shtresimeve të identitetit moral, psikologjik, drejt profilit shpirtëror.
Fantazmadhja mori një grusht drite dhe e hodhi në një magje guri. Pastaj hodhi edhe një tjetër, edhe një tjetër
Novela botërore nga Mark Tuen, Gustav Flober, Leon Tolstoi, Xhek London, Alfons Dode
Proza e shkurtër është thelb e tharm. Edhe në letërsinë botërore ka romane mjaft të njohura që, siç është pranuar tashmë, të kujtojnë ato karrocat e mbyllura, të cilat transportojnë një diamant të ambalazhuar: tregimin.
Novela botërore nga Migel Servantes, Çarl Dikens, Selma Lagerlof, Anton Çehov, Federiko Mistral, Rudiard Kipling
Hirushja,vjen në këtë libër përrallash me zë, për fëmijët që akoma nuk kanë filluar të lexojnë.
Pas heshtjes gati 10-vjeçare, Alban Bala i kthehet botimeve dhe i rivjen lexuesit të tij me një përmbledhje novelash. Këto tekste intensive dhe befasuese për veçanësinë subjektive, për stilet e rrëfimit e për larushinë e gjuhës, na tregojnë se pritja ka vlejtur, si për autorin ashtu dhe për lexuesin.
Këtu zënë fill mrekullimet! Uroj të jetë një jetë plot mrekulli, hare, ndjenjë dhelumturi.
Një set i i magjishëm për të gjitha princeshat e vogla. Bëhu dhe ti pjesë e botës magjike të përrallave si një princeshë magjike. Futu në kështjellën e ëndrrave dhe përjeto së bashku me princeshat emocionet e një mbretërie!
Në tekst lexuesi do të takojë Fatin e rrallë të një familjeje shqiptare, ulqinake, të familjes së cilës i përkasin autorët e këtij libri. Është jeta që u ra për short. Të detyruar nga rrethanat kjo familje u shtrëngua të shkërmoqet, por jo të zhbëhet. Autorët kanë krijuar kështu një metaforë të pazakontë, metaforën e shegës kokrrës së shegës, si njësi dhe...
Tematika e këtyre tregimeve të Ray Bradbury-it sillet që nga realizmi kritik e deri tek futurizmi i subjekteve të së ardhmes.
Sipas shkrimtarit Zija Çela, mund të hysh në historinë e letërsisë dhe mund të mos mbetesh në letërsi. Ky mendim interesant na kumton se letërsia e madhe ose e vërtetë është ajo që mbetet gjithmonë letërsi dhe jo histori e saj.
Në këtë përmbledhje do të flitet për zotat e parë që krijuan botën dhe jetën, për perënditë dhe perëndeshat olimpike.
Në vëllimin e dytë të Legjendave flitet për heronjtë mitologjikë, të cilëve su mbeti gjurmë tjetër veç bëmave dhe emrit, lavdisë dhe veprave të mira që ata vinin mbi gjithçka.
Poezia e Arian Lekës është tingull i bukur si dallgë, ajo shushurinë gjethnajë, të flet me zërin stërgjyshor dhe të futet thellë, në skutat më të fshehta të shpirtit.
Njeriu gjithmonë ka dashur të kuptojë dhe të mësojë diçka më shumë rresh misterit të vdekjes.
Libri i Xhunglës vjen në këtë libër përrallash me zë, për fëmijët që akoma nuk kanë filluar të lexojnë. Mogli është një foshnjë njeri e gjendur dhe e rritur nga ujqërit. Jashtë shpellës, tigri njeringrënës mezi po pret ta kullufisë. Çfarë do të ndodhë me Moglin?
Ledia Dushi ishte vetëm njëzet vjeç kur botoi librin e saj të parë me poezi, Ave Maria bahet lot (1997), e cila menjëherë i solli asaj njohjen dhe Çmimin Kombëtar për poezinë më të mirë të vitit, Penda e Argjendtë (1998), akorduar nga Ministria shqiptare e Kulturës. Përmbledhja e saj e dytë, Seancë Dimnash (1999), përsëriti thelbin poetik të mëparshëm,...
Ndreqje gabimesh, fitues i çmimit Libri poetik më i mirë i vitit 2010.
Mbushe çdo ditë me rininë tënde, me shëndetin, aftësitë, shpresat dhe ëndrrat që ke– në fund jeta jote do të jetë një mrekulli.
Libri Nëntë Trojat është fitues i çmimit letrar Lasgush Poradeci, si risi për trajtimin me ndjeshmëri befasuese të motiveve mitologjike dhe ekzistenciale.
Baballarët janë njerëz plot humor. Por një gjë është e sigurt: ata kujdesen dhe shqetësohen për ne. Na mbështesin në gjithçka. Ky libër i vogël është një dhuratë që çdo baba e meriton.
Vajzat sjellin gëzim dhe hare. Të gjenden në krah përherë, për çdo moment në jetë. Ky libër i vogël është një shprehje mirënjohjeje për një bijë të veçantë.
Ky libër enciklopedik, i vyer si për ata që dinë, ashtu edhe për ata që duan të mësojnë ende, na paraqet njerëzit e shquar të lashtësisë që 3000 vjet para Krishtit.
Është një rrëfim elegjiak.. I kushtohet tim biri, mikut tim më të madh, përkthyesit Dritan Çela që ndërroi jetë më 4 mars të vitit të shkuar. Herë tjetër, në letra, ëndrrën e kam kthyer në realitet, por është hera e parë që, sado të pëlcas, këtë realitet nuk mund ta kthej dot në ëndërr. Zija Cela
E dashur, kërkon të dish se çfarë kërkoj nga ti. Dua që ta ruash të pacënuar dhe tëfortë atë çfarë kemi – njeriun që nuk është as Unë As Ti, por Ne.
Thuaj yjet s’janë zjarr/Thuaj dielli u shua/ Thuaj jeta është varr / Por mos thuaj qës’të dua.
E shtrenjta gjyshe, uroj të kem qeshjen tënde të ëmbël, duart e tua të buta, forcëntënde.
Një dhuratë kushtuar një njeriu të fortë – kolegeje biznesi, një mësueseje, një nëne, një bashkëshorteje, dhe çdo femre guximtare të arrirë në dashuri, përkujdesje dhe sukses
Unë, fëmija yt – ti, nëna ime. Dy miq përgjithmonë. Të ulur në qoshkun tonë.
Nuk duhet të ëndërroj për të tuat ëndrra. Thjesht të jap mundësinë që t’i ëndërroshvetë. Dhe uroj që mund të të jem sado pak ndihmë për t’i sjellë në jetë.