Shtëpia botuese IDEART e nisi veprimtarinë në vjeshtën e vitit 2002. Që në krye ajo nuk u konceptua si një editor për t’iu bashkuar radhës së botuesve të tregut shqiptar të librit; përkundrazi, larg çdo lloj prirjeje për t’u shpalosur si një aneks i ndonjë forme a natyre, që në hapat e para të veprimtarisë së vet botuese, IDEART ka mëtuar vazhdimisht t’u ofronte
lexuesve dhe botuesve shqiptarë diçkanë që mungonte: lidhjen dhe familjaritetin e fortë dhe të qenësishëm me Librin.
Libri Nëntë Trojat është fitues i çmimit letrar Lasgush Poradeci, si risi për trajtimin me ndjeshmëri befasuese të motiveve mitologjike dhe ekzistenciale.
Baballarët janë njerëz plot humor. Por një gjë është e sigurt: ata kujdesen dhe shqetësohen për ne. Na mbështesin në gjithçka. Ky libër i vogël është një dhuratë që çdo baba e meriton.
Vajzat sjellin gëzim dhe hare. Të gjenden në krah përherë, për çdo moment në jetë. Ky libër i vogël është një shprehje mirënjohjeje për një bijë të veçantë.
Ky libër enciklopedik, i vyer si për ata që dinë, ashtu edhe për ata që duan të mësojnë ende, na paraqet njerëzit e shquar të lashtësisë që 3000 vjet para Krishtit.
Është një rrëfim elegjiak.. I kushtohet tim biri, mikut tim më të madh, përkthyesit Dritan Çela që ndërroi jetë më 4 mars të vitit të shkuar. Herë tjetër, në letra, ëndrrën e kam kthyer në realitet, por është hera e parë që, sado të pëlcas, këtë realitet nuk mund ta kthej dot në ëndërr. Zija Cela
E dashur, kërkon të dish se çfarë kërkoj nga ti. Dua që ta ruash të pacënuar dhe tëfortë atë çfarë kemi – njeriun që nuk është as Unë As Ti, por Ne.
Thuaj yjet s’janë zjarr/Thuaj dielli u shua/ Thuaj jeta është varr / Por mos thuaj qës’të dua.
E shtrenjta gjyshe, uroj të kem qeshjen tënde të ëmbël, duart e tua të buta, forcëntënde.
Unë, fëmija yt – ti, nëna ime. Dy miq përgjithmonë. Të ulur në qoshkun tonë.
Nuk duhet të ëndërroj për të tuat ëndrra. Thjesht të jap mundësinë që t’i ëndërroshvetë. Dhe uroj që mund të të jem sado pak ndihmë për t’i sjellë në jetë.
Përpiqu të gjesh kohën të bëhesh shoku i dikujt: është udha e vetme që të shpiedrejt lumturisë.
Ky eshte nje nga tekstet me te mira per tu pergatitur nxenesit e klases se peste te ciklit te ulet ne sistemin parauniversitar per provimet e VANAF-it
Tri këngë dashurie, Ftesë për darkë, Kulla e Babelit, Utopos Këpucët. Kjo është një përmbledhje dramash nga një prej përfaqësuesit më të suksesshëm të dramës së re shqiptare. Në këtë vëllim përmblidhen drama të vlerësuara me çmime brenda dhe jashtë Shqipërisë.
40 receta me bazë peshku, të traditës italiane, të zgjedhura nga Academia Barilla: recetat më të njohura të rajoneve dhe shumë pjata të shijshme e plot imagjinatë.
Autori e vuan si shqetësim të përhershëm ndjenjën që, edhe pos flijimit të zemrës, nuk arrin ta bëjë më dinjitoze botën përreth.
Piter pan,vjen në këtë libër përrallash me zë, për fëmijët që akoma nuk kanë filluar të lexojnë. Dëgjojeni historinë e djalit që nuk mund të rritej, rrëfyer me zërin e mrekullueshëm të aktores Aishe Stari. Piter Pani është djalë çapkën, moskokëçarës dhe mburravec që mund të fluturojë dhe nuk rritet asnjëherë. Një natë, duke fluturuar, hyn në dritaren e...
Në San Antonio, në Kili, i riu Mario Himenes, ish peshkatar, emërohet postier i fshatit të humbur të Isla Negrës. Detyra e tij ishte ti dërgonte postën njeriut të vetëm që merrte letërkëmbimin në atë vend të harruar nga të gjithë, poetit të madh, Pablo Neruda. Midis këtyre dy njerëzve shumë të ndryshëm si formim dhe si kulturë, por të tërhequr nga një...
Seria “Ditari i Gregut” e autorit Jeff Kinney është një nga koleksionet më të dashura për fëmijë dhe adoleshentë në mbarë botën. Këto libra tregojnë aventurat e Greg Heffley-t, një djalosh me imagjinatë të madhe, i cili përballet çdo ditë me sfida në shkollë, në familje dhe me miqtë e tij.
përherë e papre ky zë, timbri i tij plot dritëhije dëgjohet gjithmonë në vargjet e poetes Lindita Arapi, një metrikë e heshtur dhe e fshehtë: (gjithmonë) vazhdueshëm në luhatje, vibrim, shkrirje njësh nga figura në figurë, mes Momentales dhe së Vazhdueshmes, lënie lamtumire dhe Rikthimi; Ludvig Hartinge
Arianës i pëlqen ta kalojë kohën te stallat e Shkollës së Njëbrirëshave dhe të kujdeset për njëbrirëshin e saj të bukur, Pëshpëritësin. Ajo shpreson që ndryshimet ndërmjet tyre të mos i pengojnë që të lidhen! Kafshët po e braktisin pyllin dhe të gjithë janë të shqetësuar. Ariana dhe Pëshpëritësi duhet të tregohen të guximshëm për t’i mbrojtur shokët e për...
Eva me Yllkën e duan shumë kopshtin e tyre të mrekullueshëm në Shkollën e Njëbrirëshave, sepse atje rritin bimët e tyre magjike. Kur zhduken luleshtrydhet, pa të cilat njëbrirëshat nuk rrojnë dot, Eva me Yllkën janë të vetmet që mund ta zgjidhin problemin. Ato duhet të gjejnë më shumë nga këto luleshtrydhe të veçanta, që magjia e njëbrirëshave të mos...
Freja dhe Mjalti po shijojnë aventurat në Shkollën e Njëbrirëshave. Freja është e shkëlqyer për të shpikur gjëra, kurse Mjaltit i pëlqen të eksplorojë. Në shkollë po ndodhin gjëra të çuditshme. Kur Freja dhe Mjalti zbulojnë papritur një tunel të fshehtë dhe vendosin të hetojnë rreth tij, u duhet të përdorin të gjithë zotësinë e tyre për t’u kthyer...
Izabelës i pëlqen të vrapojë përqark shkollës me njëbrirëshen e saj të mrekullueshme, Renë. Asaj nuk i pritet që ajo të zbulojë fuqinë e vet magjike! Dikush i ka bërë një magji të keqe Liqenit Shumëngjyrësh. Izabela dhe Reja duhet të mësojnë që të kenë besim te njëra-tjetra, teksa nisen në një aventurë të rrezikshme që të shpëtojnë shkollën...
Lajlës nuk i besohet se sa me fat është që ndodhet në Shkollën e Njëbrirëshave! Ajo e do shumë njëbrirëshin e saj energjik, Kërcimtarin, edhe pse ka frikë të kërcejë ose të vrapojë me të si të gjitha shoqet. Kur pemët rreth Liqenit Shumëngjyrësh fillojnë të vyshken, Lajlës i duhet të marrë guximin për t’u nisur me Kërcimtarin në një aventurë të rrezikshme...
Matilda dhe Perla po ia kalojnë shumë bukur në Shkollën e Njëbrirëshave. Të dyja kanë shumë fantazi dhe janë më të mirat për të treguar histori. Janë partnere të përsosura! Gjatë një kampingu në pyll, Matilda, Perla dhe shoqet e tyre zbulojnë që pema më e lashtë e ishullit po e humbet magjinë e vet. Ato janë të bindura se dikush është shkaktar, por duhet...
Roza fluturon nga gëzimi që do të fillojë të ndjekë Shkollën e Njëbrirëshave. Nuk i pritet sa të nisë një aventurë të madhe me njëbrirëshin e saj fantastik, Kristalin! Kur harta magjike ndalon së funksionuari, Roza është e bindur që zgjidhja gjendet te një udhëtim i fshehtë për në Shpellën Rrezatuese. Por, për ta gjetur atë, ajo dhe Kristali duhet të...
Skarletës dhe Flakërimës u pëlqen shumë Shkolla e Njëbrirëshave. Ajo është vendi më i përsosur për t’u dëfryer dhe për të qenë edhe pak çamarrokë! Liqeni Shumëngjyrësh fillon të ngrijë dhe rrezikohet të mbyllet shkolla! Por Skarleta dhe Flakërima s’e durojnë dot ndarjen, prandaj vendosin të zbulojnë shkakun e ngrirjes së liqenit e të ndreqin gjithçka...
Sofia është shumë e lumtur që hyri në Shkollën e Njëbrirëshave. Ajo beson se Ylberi, njëbrirëshi i saj i mrekullueshëm, do të bëhet shoku i saj më i ngushtë. Kur Liqeni Shumëngjyrësh merr nuanca të çuditshme dhe magjia e njëbrirëshave fillon të shkojë keq, Sofia me Ylberin e dinë se si ta ndreqin. Por duhet të tregohen të guximshëm dhe t’i hyjnë një...
Shtëpia e mallit një libër me tregime, me autor Eqrem Basha, një nga zërat më të përmendur të letërsisë kosovare.
Një rast i bujshëm e i shumëdebatuar shkeljeje të privatësisë. Një inskenim mediatik? Kurth politik? Deliri kolektiv i purifikimit që e pasoi për një kohë të gjatë, na paraqiti një shoqëri problematike, sidomos në nivelet e larta. Ky skandal pati viktimë një njeri që nuk i pëlqen roli i viktimës, ndërsa ky libër është versioni i tij, me zë të fortë....
Zija Çela përbën një rast unik në letrat shqie. Ai shfaqet jo si prozatori me i rëndësishëm pas Kadaresë, siç janë shprehur plot dashamirës të autorit, por si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm, prandaj i rëndësishëm dhe vetvetja.
Në këtë përmbledhje do të gjeni vjersha, lojëra fjalësh, gjëegjëza të mbështetura në botën dhe gojëfolje fëminore.