KM Kryeministri

Ben Blushi UE0159

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Pas “Kandidati”, Ben Blushi vazhdon fiction-in politik. KM Kryeministri është romani më i fundit që sapo është hedhur në qarkullim nga Mapo Editions. Në këtë rrëfim vjen historia e kryeministrit që për të fituar zgjedhjet planifikoi një atentat kundër vetvetes. Ngjarjet zhvillohen në Shqipërinë e vitit 2021, kur një ushtar i akuzuar për bashkëpunim me organizata terroriste dhe i sapokthyer nga Afganistani, pranon të marrë pjesë në atentat duke e vrarë kreun e qeverisë...

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928213020

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Në këtë roman rrëfehet historia e një komandoje shqiptar në Afganistan, i cili bie në kontakt me islamin radikal dhe frymën antiamerikane, përmes një bashkëatdhetari të tij, të quajtur Uinston Harasani, anëtar i Otzit. Jeta në Herat, lufta, raportet e ushtarëve amerikanë me afganët, vrasjet e fshatarëve që kultivonin opium dhe nxitja e urretjes amerikane nga disa persona që ishin pjesë e të ashtuquajturit “zemërimit inteligjent”, vijnë të rrëfyera në optikën e një shqiptari që sheh përkime të herëpashershme me realitetin e vendit prej nga vinte. Autori ka sendërtuar një realitet të Shqipërisë dhe botës së vitit 2021.

Përqasja e dy realiteteve; të Shqipërisë dhe të Afganistanit, mënyra e jetesës dhe zgjidhja e alternativës së kultivimit të drogës si mënyrë jetese, - janë aspekte tronditëse, që rrëfehen përmes personazhit që do të jetë një shërbëtor besnik i shtetit. Këtu personazhi i romanit vendos të braktisë familjen dhe të jetë besnik i ligjit.

Rrëfimi në këtë libër ngjizet me detaje dhe reflektike plot ankth dhe frikë, mes besimit dhe radikalizimit të tij në njërën anë; dhe terrenit që lë bosh politika dhe qeverisja e degraduar, duke i lënë njerëzit pa motiv dhe pa shpresë.

Në këtë skizmë të madhe, Blushi gjen hapësirat për të sendërtuar personazhet e botës radikale të një islami që kërcënon sot, jo vetëm Shqipërinë, por edhe botën. Pak kush do të gjejë Kryeministrin që mendojnë në këtë roman të Ben Blushit, por shumëkush ka të drejtë të dyshojë realisht se Shqipëria e vitit 2021 do të ketë të njëjtat trajektore dhe të njëjtat skenare të mundshme si ato që parashikohen në librin e Blushit.

Leximi si një fiction, pa paramendime dhe paralelizma të realitetit që jeton autori i romanit, e shpëton veprën dhe i jep lexuesit fuqinë për ta përpirë menjëherë romanin, fati i të cilës sot kushtëzohet nga pikëndarja mes botës së autorit dhe botës së veprës artistike. Këtu është vështirësia edhe për lexuesin, i cili në këtë roman, të shkruar me gjuhën e sprovuar të romancierit, por të ngjyer edhe me penelatat e gazetarit dhe politikanit elokuent, e bëjnë veprën “sui generis” në natyrën e vet dhe në mënyrën sesi komunikon me lexuesit.

Të dhëna

Faqe221
ISBN9789928213020
Titulli origjinalMAPO Editions
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori