Kërko më tej
Subcategories
“Xhevdet beu dhe të bijtë” është romani i parë i autorit nobelist, Orhan Pamuk, i shkruar në vitin 1979, në formën e një kronike të gjatë familjare e me sfond të theksuar historik.
Autori i mirënjohur amerikan, Jonathan Franzen, pas romaneve të mrekullueshëm "Korrigjimet" dhe "Liria", vjen në shqip me një tjetër sagë të qytetërimit të sotëm, një libër që mezi pret ta mbarosh. I cilësuar nga kritika si një nga rrëfyesit më brilantë të kohës sonë, ai na fton në një magji rrugëtimi artistik, dhe për lexuesin e tij që tashmë e njeh...
“Agjenti anglez”, një vepër mjeshtërore e letërsisë së spiunazhit, nga Daniel Silva!. Sipas Daily Mail, “Gabriel Aloni është një ndërthurje e Xhejson Bornit dhe Xhejms Bondit”
Romani u botua në vitin 1886 dhe që prej asaj kohe ka njohur shitje në miliona kopje dhe përkthime në më shumë se dyzet gjuhë. Suksesi i tij vjen për shkak se temë e tij është dyzimi i personalitetit, duke u kthyer në sinon të dyfytyrësisë njerëzore. Kjo vepër është pararendëse e terorisë frojdiane, paçka se shfaqen dukshëm edhe ndikimet në teoritë...
“Kandidi ose optimizimi” nga Voltaire konsiderohet si vepra më e mirë e satirës që është shkruar ndonjëherë.
Margarita Renci, personazhi kryesor, një grua që e jetoi jetën në pjesën më të madhe në dy emra të tjerë, pa ditur identitetin e saj të vërtetë, ka shkruar jetën e vet një shkrimi që merr trajtën e një romani, që nuk po e mbyllte fundit, si të priste t’i ndodhte, jo ta sajonte.
Romani rrëfen gruan, Martina Gjonbardh Gjuraj, që jetën, përveç vuajtjesh e hidhërimesh të shumta që ia mbillnin në shpirt, për ta lodhur, asgjësuar, e kaloi në një dyshim brerës që edhe e lumturonte, edhe e trembte deri në palcë.
Ky rrëfim ka të bëjë me procesin, e gjatë sa vetë jeta, të pajtimit me trupin tonë, me këtë të huaj të brendshëm, që është njëkohësisht vetja jonë dhe një mister i përhershëm.
Një tjetër roman i Jeffrey Archer vjen në shqip pas suksesit të sagës së Keinit dhe Abelit. Një nga dhjetë romancierët më të mirë të kohës tonë rrëfen mënyrën sesi fitohet paraja sot; por ai shkon më tej: tregon historitë e sakrificës dhe gjakut që i duhet sipërmarrësit për të mbajtur milionshin e parë të dollarëve. Henrik Metelski ishte një prej njerëzve...
Një roman i fuqishëm nga autorja bestselling e New York Times, Danielle Steel. Libri për vajzën e ambasadorit të SHBS-së, e cila është rrëmbyer. Një ish-agjent i fshehtë i vjen, duke shpëtuar jetën e saj në më shumë sesa një mënyrë.
Një roman që endet midis të shkuarës dhe të tashmes, midis hakmarrjes dhe detyrës, midis dashurisë dhe urrejtjes.
Në vëllimin e katërt ndodhen romanet: “Kornikë në gur” dhe “Lëkura e daulles”
Botimet Living prezantojnë vëllim e parë të Sagës së Kazaletëve “Vitet e pafajësisë”, nga Elizabeth Jane Howard! Kryevepra e radhës, në stilin e Sagës së Forsajtëve, një fenomen dhe sukses mbarëbotëror -Rebecca Radner, "San Francisco Chronicle"
Edhe një herë Andrea Camilleri shfaqet si një tregimtar i pashoq i asaj Sicilie, ku ngatërrohen e thuren shoqëria civile, politika, e vjetër dhe e re, si dhe mafia. Camilleri, në këtë libër është një rrëfimtar tejet i çmagjepsur, që mban në dorë me kujdes fijet e tregimit dhe që është i aftë të krijojë momente intensiteti e realizmi të tillë, që lexuesi...
Muza e errët, pjesa e parë e një serie kronologjike romanesh të lidhur me njëri-tjetrin një histori e ndërlikuar e krimit që përdor teknikën ose formulën, e zbritjes nga lart-poshtë. Që në faqet e para lexuesi mëson se vrasësi është një profesor i filozofisë, i cili me gjakftohtësi e me përllogaritje të menduara mirë vret një prostitutë. Lexuesi e ndjek...
Le të zhytemi në rrëfimin e këtyre dy mijë vjetëve histori që nga pushtimi roman deri më sot, duke kaluar nëpër periudhën saksone, lindjen e një vetëdijeje kombëtare, konfliktet e dhimbshme fetare, afirmimin si një fuqi botërore... Një rrëfim, natyrisht jo gjithëpërfshirës, por që synon të vërë në dukje momentet kyçe të vektorëve të një të kaluare aq të...
"Vallja e tim eti", romani me të cilin autori nis karrierën artistike, përbëhet nga 16 kapituj, në formë tregimesh, që në tërësi, përmes rrëfimit të personazhit kryesor, Aleksit, japin një pjesë nga jeta e autorit. Aleksi, i lindur në Kaliforni, është biri i një politikani mjaft të njohur. Së bashku me familjen ai shpërngulet në Greqi, për të ndjekur...
Në këtë roman jashtëzakonisht origjinal, fragmentet e rigjetura vendosen në ekspozitë: imazhet dhe anekdotat, kujtimet e përziera që përbëjnë jetën e një gruaje.
Ska vend në botë që të më pëlqejë më shumë se kuzhina... Kështu nis romani i Banana Yoshimoto-s, Kitchen, që pas përkthimit të botimit të parë është përkthyer në shumë gjuhë dhe madje ka fituar dy prej çmimeve letrare më prestigjioze në Japoni, duke u ngjitur në majë të listës së bestsellerëve, ku qëndroi për më shumë se një vit dhe u shit në miliona kopje.
Kombinim i pashoq i aventurës, misterit e ankthit, nga dora e mjeshtrit rrëfimtar, autorit të romanit "Hija e erës". Trilogjia e mjegullës bashkon tre librat e parë të shkruar nga Carlos Ruiz Zafón, duke formuar një cikël romanesh me mister dhe aventurë. Plot intriga dhe befasi, të tre historitë formojnë një triptik ku elementet romanceske nga letërsia...
Nje liber i ri i Kinselles. Deshironi te martoheni? Po pergatiteni per naten e dasmes? Kujdes, se kur ke nje moter qe eshte ne telashe me martesen e vet, gjerat mund te komplikohen.
Ngjarjet zhvillohen në Paris pas Luftës së Parë Botërore. Iv Harteluja, pinjoll i një familjeje të pasur të rënë nga vakti, i vrarë shpirtërisht nga lufta, gjatë pushimeve në bregdet dashurohet me Denizën, grua e martuar në mjedisin e tij të dikurshëm. Deniza e dashuron dhe jeton vetëm për të. Por, kur Ivi bëhet përherë e më shumë i trishtuar dhe i...
Një roman për dashurinë, vetminë, alkoolizmin, shpengimin dhe, natyrisht, tragjedinë, i shkruar në formën e një ditari, plot me ngjarje e të papritura.
Nga titulli dikush mund të mendojë se flitet për ditët tona, kur kontrabanda është një dukuri e zakonshme. Jo dhe jo. Bëhej edhe në kohë të socializmit kontrabandë. Për këtë flet Vili Minarolli në romanin e tij "Kontrabandisti", një copëz nga historia e Shqipërisë së viteve të regjimit komunist.
Kërcënime dhe vrasje, hakmarrje dhe pushtet, tradhti dhe para. Këto të shoqërojnë përgjatë gjithë rrjedhës së romanit Trafikantët. Ngjarjet e këtij libri i përkasin periudhës së tranzicionit shqiptar, por duke mos i shkëputur fijet as me të shkuarën komuniste.
Moliere, në komedinë "Koprraci", i frymëzuar nga vepra Kusia e Plautit, qesëndis koprracinë e Harpagonit, tek i cili pasioni për të grumbulluar para ka zhdukur çdo ndjenjë të mirë dhe krejt dashurinë e dhembshurinë; ky koprrac terrorizon familjen e tij dhe shërbëtorët e vet.
Laura është e lumtur që po shpërngulet për të jetuar me Fransuanë, njeriun që do. Ajo është e gëzuar, tërë shëndet, ndihet fare mirë. Kur, falë bllokimit të qarkullimit nga makinat e shumta, takon njeriun e dytë, Frederikun, ajo e lëshon veten të përfshihet nga dëshira që provon, në të njëjtën mënyrë si e ka lëshuar veten ta përfshijë vargani i pafund i...
Kush thotë, se kur je njëmbëdhjetë vjeç nuk ke probleme? Kur je njëmbëdhjetë vjeç duhet të ndërrosh shkollën, Të rriten qimet e para, ose të dalin dhëmbët si të kastorit. Dhe po qe se këtyre halleve u shtohen edhe dy teze dhe një gjyshe, që fusin hundët kudo, edhe një emër më i gjatë se vetë shtati yt, atëherë jeta mund të të bëhet vërtet e vështirë.
Çfarë ndodh nëse të grabisin celularin dhe e gjithë jeta jote është aty brenda? Ndihesh e humbur, natyrisht. Është pikërisht kjo që i ndodh Popit, fizioterapistes së hallakatur që së shpejti do të martohet. Pikërisht kur telefoni i duhet për një punë, që është pak të thuhet urgjente! Sepse veç të tjerash, në mes të një feste humbet unazën e vyer të...
Herë të thella e herë të shpenguara, "Kujtimet" janë historia e një njeriu të zakonshëm, me ambicie politike të ndrojtura, me një gjysmë ideje mendjelehtë për shërimin e botës nga melankolia dhe me një mijë teori donkishoteske, të hedhura nga përtej varrit. Në kërkim të dashurisë dhe të trashëgimtarit, Kubasi i shpërfill gratë që e duan dhe aspiron ato që...
A është e lehtë të jetosh me një gjeni? Këtë do tjua tregojë romani i ri i mrekullueshëm i T. C. Boylet, Gratë. Pasi risolli në jetë të famshmin mbret ekcentrik John Harvey Lellogg në librin The Road to Wellville dhe studiuesin e seksit Alfred Kinsey në The Inner Circle, Boyle përvijon këtë herë një tjetër karakter të gjallë e plot ngjyra: arkitektin e...
Gusht 1974, Nju Jork: një burrë që ecën atje lart. Ndërmjet kullave binjake, ai bën ecejake në ajër. Shumë pranë, aty poshtë, jeta për të tjerët vazhdon. Vazhdon për Koriganin, murgun irlandez radikal, që punon në Bronks; për Klerin, shtëpiaken e brishtë në Upper East Side, e cila përpiqet të marrë veten pas humbjes së të birit: për Larën, artisten e re...