Kujtimet e Bras Kubasit nga bota tjeter Shiko më të madhe

Kujtimet e Bras Kubasit nga bota tjeter

Machado de Assis BDI0356

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Herë të thella e herë të shpenguara, "Kujtimet" janë historia e një njeriu të zakonshëm, me ambicie politike të ndrojtura, me një gjysmë ideje mendjelehtë për shërimin e botës nga melankolia dhe me një mijë teori donkishoteske, të hedhura nga përtej varrit. Në kërkim të dashurisë dhe të trashëgimtarit, Kubasi i shpërfill gratë që e duan dhe aspiron ato që nuk ia hedhin sytë. Në fund, ai vdes pa e dashur kush dhe pa trashëgimtar, por ai arrin ta kthejë këtë pilulë të hidhur në një fitore të fatit.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928103932

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Dijeni se sinqeriteti është virtyti i parë i një të vdekuri, shkruan rrëfyesi në librin "Kujtimet e Bras Kubasit nga bota tjetër". Është e vërtetë, ai tregon nga bota e përtejme, por ai është sigurisht një nga personazhet më të gjalla artistike, produkt i imagjinatës më të pasur të të gjithë letërsisë, produkt i romancierit më të madh të Brazilit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Machado de Assis. Herë të thella e herë të shpenguara, "Kujtimet" janë historia e një njeriu të zakonshëm, me ambicie politike të ndrojtura, me një gjysmë ideje mendjelehtë për shërimin e botës nga melankolia dhe me një mijë teori donkishoteske, të hedhura nga përtej varrit. Në kërkim të dashurisë dhe të trashëgimtarit, Kubasi i shpërfill gratë që e duan dhe aspiron ato që nuk ia hedhin sytë. Në fund, ai vdes pa e dashur kush dhe pa trashëgimtar, por ai arrin ta kthejë këtë pilulë të hidhur në një fitore të fatit. Çfarë i bën "Kujtimet" të botohen e ribotohen edhe pas 100 vjetësh? Humori i Machado-s, proza e shkëlqyer dhe të kuptuarit e thellë të të gjitha tekave të njeriut e sjelljes së tij.

Të dhëna

Faqe260
ISBN9789928103932
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIlirjana Agalliu