Le te rrotullohet bota e madhe Shiko më të madhe

Le te rrotullohet bota e madhe

Colum McCann BDI0380

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Gusht 1974, Nju Jork: një burrë që ecën atje lart. Ndërmjet kullave binjake, ai bën ecejake në ajër. Shumë pranë, aty poshtë, jeta për të tjerët vazhdon. Vazhdon për Koriganin, murgun irlandez radikal, që punon në Bronks; për Klerin, shtëpiaken e brishtë në Upper East Side, e cila përpiqet të marrë veten pas humbjes së të birit: për Larën, artisten e re të varur nga droga; për Glorian e paepur dhe krenare, pavarësisht ditëve të vështira; për Tilin, laviren ëndërrimtare dhe Xhazlinën, vajzën e saj të bukur. Nën hijen e kësaj skene të krisur, por të bukur, këto jetë aspak të ngjashme do të përplasen dhe do të transformohen përgjithmonë. Një vepër emocionueseelektrizuese, e thellë

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928103321

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Le të rrotullohet bota e madhe është një roman elektrizues. Ngjarjet e tij fillojnë ngadalë një ditë gushti 1974, në Nju-Jork: një burrë që ecën lart në ajër, ndërmjet kullave binjake, dhe rrjedhin qetësisht përtej oqeanit. Atje, në një qytet bregdetar të Irlandës (McCanni ka lindur në Dublin, por jeton në Nju-Jork), njihemi me dy nga personazhet kryesore të romanit: një murg i ri, i quajtur Korigan, dhe vëllai i tij i pavendosur, Kieroni. Korigani jozyrtarisht u shërben prostitutave, që shesin trupin e tyre poshtë autostradës Major Deegan, në Bronksin Jugor, ndërsa Kieroni punon banakier në një birrari irlandeze në Kuns dhe mundohet të kuptojë jetën e çuditshme që ka zgjedhur vëllai i tij asketik. Prej këndej, libri nis e zgjerohet gradualisht, ndërkohë që historia e vëllezërve lidhet me atë të njerëzve të tjerë, mes të cilëve një prostitutë zezake e rrahur me vaj e uthull, një infermiere nga Guatemala dhe një piktore që imiton vitet 20. Rrethi vazhdon të zgjerohet me aktorë që bëhen gjithnjë e më të ndryshëm. Si një mjeshtër i madh në lulëzim, McCanni ndryshon vazhdimisht shpejtësitë, përshtat zëra, tone dhe stile të ndryshme rrëfimi, ndërkohë që hidhet nga njëri rresht i romanit te tjetri. Në mënyrë të pashmangshme, disa nga portretet e tij janë më të mirë se të tjerët. Ajo prostituta, që paraqitet me guxim në vetën e parë, nuk ndihet aspak si klishe në penën e një shkrimtari me kaq dhunti e fantazi. Tejet origjinale dhe plot ngjyra janë në Park Avenue gruaja dhe burri i saj, gjyqtari Solomon Soderberg, të cilët përpiqen me mënyra të ndryshme të përballojnë vdekjen e birit të tyre. Një nga shenjat dalluese të vlerave dhe të një ambicieje plotësisht të kënaqur është fakti se shkrimtari McCann zbulon vazhdimisht personazhe të reja, duke i lidhur bukur me njëri-tjetrin, ndërkohë që romani shkon drejt fundit të tij befasues dhe shumë prekës.

Të dhëna

Faqe368
ISBN9789928103321
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiJorgji Qirjako