Tregime - Martin Camaj Shiko më të madhe

Tregime - Martin Camaj

Martin Camaj BO0114

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Sado të ndodhura në hapësirat ku gjallojnë legjendat, e shpesh përmes thuajse të njëjta teknikash, gjësendet dhe jetët që na rrëfen Camaj janë të veshura me një përditshmëri të fortë e të dendur, të rrëfyeshme përmes gjesteve, ndjesive, peizazheve, ujit e dheut, lëndës së rëndë dhe djersës, përshkrimeve të ritmuara me dialogë dramatikë. Në këto pak proza të shkurtra, por edhe në dy dramat e vetme të tij, personazhet e Camajt vdesin, rrëfejnë apo shndërrohen jashtë çdo përkufizimi heroik

Më shumë detaje

84 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789995687755

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kur Koliqi botonte më 1958 shënimet e veta për artin e Martin Camajt, pohonte me admirim se "atij, edhe padashtas i shkon syni ke brumi njerzuer". Cilësimi "padashtas" i themeluesit të prozës moderne shqipe, e posaçërisht në traditën e prozës letrare gegnisht, përcjell me shumë saktësi edhe tiparin më të qëndrueshëm të Camajt prozator, tipar që do të shtjellohet në trajta të ndryshme nga prozat e shkurtra, te novelat dhe romanet, deri edhe te dy dramat që trashëgojmë sot prej tij.

Edhe padashtas, edhe në prozat e veta më të thjeshta e në dukje të parë modeste, edhe në dialogët më episodikë të dramave, sprova nëpër të cilën kalon shkrimtari është zbulimi i ngjizjes tragjike, të individit ndër shtresimet e shumëfishta të kolektivitetit e të kthesave historike, është mbivendosja e përhershme brenda thelbit të tij e së shkuarës së palëvizshme dhe së tashmes përherë shndërruese.

Nuk e dimë nëse Koliqi shihte te Camaj prozator "nxënësin" e vet më të talentuar, teksa vinte re tek ai "nji prirje me zbulue në vetvete e në tjerë vetìt ma të strukuna në skuta të vetëdijes dhe n'errsit e mystershëme të nënvetëdijes", por për lexuesit e sotëm të Camajt prozator, tuba e tregimeve, botuar në faqet e Shejzave mes viteve 1957 – 1968, përngjan fort me atë traditë që niste të kristalizohej në prozën moderne shqipe të viteve '30, veçanërisht me vëllimin simbolik "Hija e maleve".

Nxënësi thellonte me kërshërinë e shkrimtarit, por edhe me vetëdijen e dëshmitarit real, hullinë që pat hapur dikur mjeshtri. Bota e maleve, pikëpjekja e saj problematike me Qytetin modern e tjetërsues, pulson me një forcë marramendëse, gati të verbër, jo aq në peng nderimi sesa kuptimi. Ajo nuk do të ishte një botë e mirëkuptuar.

Prandaj na paralajmëron qysh herët Koliqi se "nuk duhet të çuditemi për ashpërsinë veriste të disa përshkrimeve, për shijen e thartë të disa ndiesive". Të kujtosh përmes të përkuptueshmes do të thotë të qëndrosh në zgrip të përjetimit, të mos rrëfesh dot peshën e turbullt të emocionit, por kthjelltësinë e përzgjedhjes, drejtësinë e mirëpeshimit, harmoninë e rigjetur pas pështjellimit.

Prandaj, sado të ndodhura në hapësirat ku gjallojnë legjendat, e shpesh përmes thuajse të njëjta teknikash, gjësendet dhe jetët që na rrëfen Camaj janë të veshura me një përditshmëri të fortë e të dendur, të rrëfyeshme përmes gjesteve, ndjesive, peizazheve, ujit e dheut, lëndës së rëndë dhe djersës, përshkrimeve të ritmuara me dialogë dramatikë. Në këto pak proza të shkurtra, por edhe në dy dramat e vetme të tij, personazhet e Camajt vdesin, rrëfejnë apo shndërrohen jashtë çdo përkufizimi heroik. Gjërat janë të thjeshta e të ndërlikuara vetvetiu, në varësi të këndvështrimit të gjithsecilit.

Persida Asllani

 

Të dhëna

Faqe112
ISBN9789995687755
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim