Histori e Ballkanit Shiko më të madhe

Histori e Ballkanit

Georges Castellan BCA027

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Dje, Ballkani ishte "fuçi baruti"e Europës. Sot, përpjekjet për demokraci kanë sjellë aty shpërthimin e nacionalizmit. Ky puzzle shtetesh të vegjël, të përçarë nga grindjet ndëretnike dhe probleme kufijsh, përmbledh një mozaik popujsh që janë përzier me njëri - tjetrin ose i janë kundërvënë njëri - tjetrit gjatë shekujve: grekë, serbë, bullgarë, rumunë, shqiptarë, vllehë, çifutë, turq etj.

Më shumë detaje

8 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Çabej

1 190 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky libër ndjek historinë e shteteve të vogla të Ballkanit që nga pushtimi i Gadishullit prej turqve të ardhur nga Azia e Vogël deri në vërshimin e fundit të Ushtrisë së Kuqe të Stalinit. Të përfshirë për shekuj të tërë në Perandorinë Osmane të sulltanëve, popujt e Ballkanit ruajtën fenë dhe kulturën e tyre, aq sa në shekullin XIX-XX ia dolën mbanë të formojnë shtete kombëtare: Greqinë, Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë, Shqipërinë etj. Por në këto shtete ka pakica irredentiste, me orekse antagoniste që u shfrytëzuan dhe u mbështetën nga fuqitë europiane dhe shkaktuan kështu Luftën e Parë botërore, për t'u ndezur më ashpër gjatë Luftës së Dytë. Më pas, për 45 vjet në to u vendos rendi i ri që vinte nga Moska, me përjashtim të Greqisë, që u bë anëtare e NATO - s. Tani që popujt e Ballkanit janë përsëri të lirë të zgjedhin, historia e një gjysmëmijëvjeçari aventure të përbashkët nxjerr në dritë pasurinë e jashtëzakonshme njerëzore që ata kanë ruajtur.

Të dhëna

Faqe550
RedaktoriArben Puto&Mirela Kumbaro
Viti i Botimit1996
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArben Puto & Luan Omari