Gazmend Krasniqi BO0064
Libër i ri
Gazmend Krasniqi spikat si tregimtar dhe në këtë vëllim “Nëse një ditë një prelud” arrin një majë në këtë zhanër.
Ky libër nuk është më në stok
E shkuara, veshi i dëgjimit të brendshëm
Shënime për librin me tregime “Nëse një ditë një prelud”, të Gazmend Krasniqit)
Duhet t’i besojmë tregimit si zanafillë e përrallës, siç sugjeron profesori i Yaleit dhe Harvardit, Harold Bloom, apo do të besojmë versionin e shkrimtarit irlandez Frenk O’Konër, se tregimi, në arritjet e veta më të mira, rrok fate individësh të izoluar, sidomos atyre të “harruar”, të “braktisur” nga shoqëria? Tek tregimet e Gazmend Krasniqit në fakt shinat e dërgojnë trenin e ndjesive nga fantazia në botën reale, duke mos e ndarë kufirin mes të gjallit dhe të vdekurit. Kështu, duke përzier lehtësisht botët, rrëfimi-përrallë i “Gruas së Shën Gojtarit” pasohet me një rrëfim ku pëfshihet piktori i njohur shkodran Danish Jukniu, i mbajtur mend për talentin dhe guximin e tij. Duke i lexuar njëri pas tjetrit këto rrëfenja duket sikur kalon nga djepi i dëshirës për të besuar në mrekulli, në një mrekulli që duhet besuar. Eshtë një lojë rrëfimi me mjaft thyerje, ku shpesh autori duket sikur distancohet nga ngjarja, dhe kërkon t’ua lërë lexuesve të vendosin për versionin e trillit.
Tregimet “Histori me ëndërrimtarë” dhe “Vetëvrasja” janë tregime që qesëdisen si ngjarje që vijnë nga dëgjesa, siç edhe autori i thur në rolin e përcjellësit. Në rastin e Lleshit në tregimin “Histori me ëndërrimtarë”, autori na shprehet lehtësisht se personazhi i tij mund të ishte edhe Gegë, edhe Dedë, duke i dhënë lexuesit mundësinë e ndërfutjes në rrëfim me aludimet e tij. Ndërkaq, dyzimi i historisë me një fund të përbashkët në tregimin “Vetëvrasja”, edhe pse një përfundim të njëjtë të dy rrëfimtarëve të ndryshëm, duket sikur nuk e zhvendos ngjarjen për atë që do të (vetë)vritet, por në rrugët e ndryshme që shkojmë drejt asaj që duhet të shohim në atë që shfaqet përballë nesh. Krejt ndryshe vjen tregimi “Gruaja e Shën Gjon Gojëartit” ku gjithçka shtrihet në shtratin e përrallës, ku botët nuk kanë asnjë kufi dhe ku i gjalli me të vdekurin bashkudhëtojnë për të sjellë kumte nga kohërat.
“…Natën që u lajmëruan, dy nga priftërinjtë panë në ëndërr të njëjtën grua, por, megjithëse ngulnin këmbë për të kundërtën, edhe ata vetë qenë të bindur se kjo nuk ishte Shën Mëria. Sidoqoftë, atyre u dukej e rëndësishme që kapën të njëjtin mesazh: ata i kërkuan Shën Mërisë që t’i mbronte nga një be e reme.
Gjermanët e ashpër, të cilët nuk e besuan këtë be të rreme, i vunë në rreshtin e ekzekutimit. Atëherë, gruaja e tregimit tonë, e cila, nga një cep i padukshëm po e ndiqte me vëmendje këtë situatë, e ndjeu të nevojshme të futej edhe vetë në rreshtin e atyre që do të ekzekutoheshin, kështu që gjermanët – ndoshta më tepër po bënin presion, sesa e kishin me të vërtetë – i ulën armët. Mirëpo vetë të rreshtuarit për ekzekutimin, që nuk e panë gruan, sepse iu ishte hequr kjo aftësi, u shpërndanë të çuditur për mënyrën se si rrodhën gjërat…”. (Gazmend Krasniqi, fragment nga tregimi “Gruaja e Shën Gjon Gojëartit”, shkëputur nga vëllimi “Nëse një ditë një prelud”, f. 23. Onufri 2014) .
Më pas, tregimet përfshijnë emra historikë, vende të vërteta dhe imagjinare, emra historikë dhe imagjinarë. Rrëfenjat e Krasniqit mund t’i lexosh edhe si një ftesë për të mos e parë botën as në një ngjyrë e as në formatin e vetëm që na kanë sjellë. Ndryshimi i stilit të rrëfimit brenda të njëjtit vëllim, ku herë autori distancohet nga rrëfimi e herë e ofron në vetën e tij personale, janë si një bashkëbisedim ku herë duhet të rrëfejmë veten e herë na pëlqen të pikturojmë të tjerët.
Shkrimtari Henri Xhejms, të cilin e citon kritiku Harold Bloom në librin e tij “Si dhe pse të lexojmë”, shprehej se tregimi është një urë mes poezisë dhe realitetit. Kjo jo thjesht se duhet të jenë nga jeta, por se pas mahnitjes dhe intimitetit që krijon poezia, duket sikur tregimi i hap udhën një kontakti më real të botës. Në këtë kontekst, tregimet e Krasniqit më shumë janë një tentativë për ta përfshirë njeriun në udhën e së shkuarës, ku i duhet patjetër të gjejë diçka që i ka ardhur në të tashmen e tij, e që ka nevojë për të.
Krasniqi ka dashur ta ngjyejë rrëfimin e tij edhe me traditën e rrëfimit të përrallave shqiptare, me personazhe të njohura të baladave. Por njëkohësisht, ka ftuar edhe personazhet homeriane, e njëkohësisht emrat të cilat duket sikur i ruajnë librat e zbritur nga Zoti.
Të vetmet momente shpërqendrimi nga trilli janë citimet e ofruara nga autori në disa tregime, të cilat, të dhëna thuajse në versione shkencore, ose si fakte të pastra historike, rrezikojnë të frenojnë lexuesin nga dëshira për të udhëtuar në magjinë e rrëfimit, pasi kërcënojnë befasinë dhe poezinë e tregimit.
Agim Baçi
Faqe | 234 |
ISBN | 9789928186263 |
Titulli origjinal | Onufri |
Viti i Botimit | 2014 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 18-vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Në këtë tekst kërkohet lumturia. Në përgjithësi, është histori e çiftit shqiptar të pasviteve ’90, kur kuptimi i lumturisë ndryshoi krahasuar me epokën paraardhëse. Me ardhjen e lirisë së individit, epokë që e quajmë e demokracisë, ky çift kërkon mënyrat e veta për të hasur lumturinë, ndryshe nga individi i epokës totalitare. Teksti është bazuar në dy...
Një studim i plotë rreth poezisë në sinkroni dhe diakroni, në raportin mes traditës dhe të tashmes, në përqasjet me poezinë botërore dhe shkollat letrare, aspektet estetike, leximi i saj dhe perspektiva e poezisë shqipe, - i realizuar nga Dr. Gazmend Krasniqi
Gazmend Krasniqi vjen me një tjetër vëllim të ri poetik për lexuesin shqiptar, një zë postmodernist në poezinë shqipe, që ndërton një qasje ndryshe me realitetin dhe botën njerëzore
Duke ndjekur botën e personazheve, aq sa edhe duke u marrë me verifikimin e kufijve mes historisë në vetvete dhe zhanrit letrar, “Trilogjia e Shkodrës”, synon ta tërheqë lexuesin sa më thellë në ujërat e një letërsie bashkëkohore, ku nuk i bëjnë më punë disa kanone demode me të cilat rëndom vazhdohet të lexohet edhe sot.
Romancieri dhe studiuesi Gazmend Krasniqi vjen me nje roman te ri te stilit postmodernist, ku personazh i vertete i kesaj historie eshte poeti i njohur Frederik Rreshpja