I ri Cmim i reduktuar! Zemer qeni Shiko më të madhe

Zemer qeni

Bulgakov, Mikhail AEN0010

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Zemër qeni” u shkrua në vitin 1925 dhe mbeti i pabotuar për dekada pasi u sekuestrua nga policia secrete sovjetike dhe u gjet në arkivet e KGB-së pas ndarjes nga jeta të Bulgakovit.

Më shumë detaje

1088 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Arka e Noes
ISBN9789928471291

720 Lekë

-10%

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“A është i mundshëm rinimi i organizmit?” – kjo është një prej pyetjeve që qëndron pezull në faqet e para të këtij romani.

Rrumbullaku, një qen rrugësh, bëhet pjesë e një eksperimenti shkencor nën drejtimin e profesor Preobrazhenskit, i cili i heq hipofizën për t’ia ndërruar me hipofizë njeriu e mandej duke kryer transplante organesh të njerëzve që kanë vdekur te trupi i kafshës.

Që prej çastit kur qeni buzëqesh e mandej të artikulojë fjalë të zakonshme si ‘pijetore’ ‘karrocier’ etj., nis të shtjellohet rrëfimi i aventurave ironike dhe groteske të një kafshe që zbulon botën dhe ndjeshmërinë njerëzore.

Pavarësisht idesë së Preobrazhenskit se çdo kafshë mund të kthehet në një qenie njerëzore dhe suksesit që merr eksperimenti i tij, qeni, edhe pse nën formën njerëzore që merr, vazhdon të ruaj natyrën e tij kanile.

VLERËSIME

“Një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të modernizmit në Rusi, me gjasë më i madhi”

– The Independent

“Zemër qeni është një prozë e mbruajtur me metafora dhe ironi, si dhe një përzierje e komikes dhe tmerrit. Ajo na kujton se nëse ndërmarrim veprime të përbindshme, mundësia është që të krijojmë përbindësha. Ky mesazh është i vërtetë sot ashtu si në vitet 1920 dhe mbetet njëkohësisht i pakohë dhe bashkëkohor”

- Nudge Books

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe120
ISBN9789928471291
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRobert Vullkani