I ri Ligjërimi feminist te Kadare Shiko më të madhe

Ligjerimi feminist te Kadare

Irena Myzeqari UE0192

Libër i ri

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928236524

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

"Tërë vëllimi përvijon një mozaik që jo pak herë priret të riformohet, pikërisht sa herë përftohet si i tillë. Kjo prirje lind nga fakti se brendia e analizave dhe trajtesave e mban me vështirësi gjerësinë dhe thellësinë e objektit të studiuar, sepse për çdonjërën nga çështjet e trajtuara mund të përvijohen dhe përmasa të tjerë më të gjera.

Kjo dhe për faktin se vepra letrare e Ismail Kadaresë ka përftuar statusin e një prej referencave kryesore të koncepteve të rëndësishme historike dhe kulturore në Shqipëri. Për shkak të dimensioneve dhe origjinalitetit që mbart vepra e tij, ajo ka qenë shpeshherë terren në të cilën janë zhvilluar një sërë debatesh teorike, jo vetëm të natyrës letrare, por edhe qasjeve të tjera shkencore. Mund të përmendim këtu koncepte të tilla si nacionalizmi, tjetri, hapësirat, mitet, identitetet etj.

Është kjo arsyeja që analiza e veprës së Irena Myzeqarit ndihmon në një farë mënyre, sado që në formë të përthyer artistikisht, të mund të bëhet radiografia e shkallës së emancipimit të shoqërisë shqiptare, parë në evolucionin e saj.

Libri është i vetëmjaftueshëm në komunikimin e leximit, pjesët qëndrojnë në raporte varësie dhe bashkëmarrëdhënieje, përmes formash të veçanta të vlerësimit të dukurive. Në këto raporte bashkëmarrëdhënieje, përparësi nuk merr përshkrimi i dukurive, por domethënia, kuptimësia e thelbit të veprës së Kadaresë në raport me identitetin e femrës, duke krijuar një pjesë integrale të shqetësimit të tij për drejtësinë sociale."

Prof. Dr. Ylljet Aliçka

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe146
ISBN9789928236524
RedaktoriYlljet Aliçkaj
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë