Kadare, bashkëkohës i epikes Shiko më të madhe

Kadare, bashkëkohës i epikes

Alketa Spahiu MIN0323

Libër i ri

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928824325

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Fragment nga intervista ekskluzive me Ismail Kadarenë Një lloj trishtimi është shpesh atmosferë në librat tuaj, por pa qenë saktësisht një bezdi (ennui) përfundimtare. Shpesh vdekja në librat tuaj u kundërvihet realizmave falsë e shterpë. Në këtë mënyrë, mund të themi se shpesh te ju vdekja është mekanizëm i aksionit, i verbit. Çfarë motivesh mund ta mendojnë një gjë të tillë dhe në çmënyrë shkojnë ato drejt një libri? Do apo nuk do shkrimtari, vdekja bën pjesë në dosjen e tij. Nuk ka në këtë shprehje asgjë patetike. Është në radhë të parë një çështje që lidhet me vetë mjeshtërinë, me thelbin e të shkruarit. Lidhjet me të janë të natyrshme. Shkrimtari e ka një pjesë të jetës së tij pikërisht pas mbarimit të saj, domethënë në vdekje. (Ajo që në mënyrë emotive quhet pavdekësi.) Dihet që çdo shkrimtar që e quan veten normal, domethënë serioz, ndërsa nuk e vret mendjen aq fort se sa do të zgjasë jeta e tij këtu në tokë, për zgjatjen e asaj tjetrës mendohet seriozisht. Ska asgjë vanitoze ose turpëruese në një pohim të tillë. E kundërta do të ishte ashtu. Shkrimtari që nuk do tia dijë nëse letërsia e tij do të rrojë apo jo, mund të dyshohet për një pragmatizëm të tillë, që çon te mungesa e çdo skrupulli. Përparësia e letërsisë, e artit dhe e çdo krijimi vlerash shpirtërore, qëndron pikërisht te lidhjet e tij me të ardhmen. Ato nuk mund të jenë veç shpirtërore, pra idealiste.

Të dhëna

Faqe240
ISBN9789928824325
Viti i Botimit2024
GjuhaShqip
StatusiI ri