Walter Benjamin A-008382
Libër i ri
2 Artikuj
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Shtëpia Botuese | Zenit | |
ISBN | 9789928293155 | |
Si mund Benjamini, pa qenë poet të mendonte poetikisht? Ishte pyetja e ngritur nga Hana Arendt në librin e posaçëm mbi shtjellimin e kësaj dhe ravijëzimin e profilit të beniaminit të saj të deklaruar.
Nuk është larg nga ky shenjim as Adorno kur e quan perceptimin dhe shpërfaqjen e botës prej Benjaminit si “paraqitje syshqyer e realitetit”.
Dhe se për të kuptuar Benjaminin duhej ndier pas çdo fjalie shndërrimi i trazimit lëvizje në diç të qëndrueshme, statike. Ndonëse ai fajëson ndikimin shkatërrimtar të Brehtit, për vetë Benjaminin: “pëlqimi për veprën e tij është një nga pikat më të rëndësishme, më srategjike në krejt pozicionimin tim”.
Posa mësoi mbi vetëvrasjen e tij, Brehti kreu atë poezi të ndjerë pikëlluese që nis me vargun drejtuar si përsëgjalli: mora lajm se ke vënë dorë mbi veten… dhe fundon me marazin mbi humbjen nga kjo botë të engjëjve të dëlirë. Më vonë e përcaktoi kthjellët ikjen e tij si e para humbje reale që Hitleri shkaktoi letërsisë gjermane.
Ajo që magjeps Benjaminin është jo ideja, por fenomeni. Ndaj, ku përcaktohet se e magjepsi doktrina e superstrukturës e skicuar përmbledhtazi nga Marksi, gjendet fill më pas apo merret e mirëqenë që te kjo lidhje me materien atij i interesonte sesi shpirti dhe shpërfaqja lëndore lidheshin aq ngushtë sa bëhej logjike të zbuloje gjithkund ’correspondances’ alla Bodler, e që në lidhjen mes tyre sqarojnë dhe ndriçojnë njëra-tjetrën, sa në fund të mos kenë nevojë për sqarim interpretues. Prandaj i interesonte ndërthurja e një skene rruge, spekulimi në bursë, me një poezi, mendim, dhe filli i fshehtë i lidhjes, gjë që e bën historianinin e filologun të kuptojë vendodhjen, pra dhe vendosjen në të njëjtën periudhë, si në një puzzle. E vërteta si fenomen tërësisht akustik metafizik, e tërhoqi në tërë inkursionin teorizues të tij botëve të rrëfimit e të orales.
Benjamini është edhe një profil tipik koleksionisti bibliofil. Ai vetë e krahason pasionin e koleksionistit si qëndrim i ngjashëm me të revoluconarit, ku sendet jane çliruar nga robëria dhe ropatja e përditshme.
E përqas koleksionimin me pasionin e fëmijve, për të cilët sendet nuk janë ende mallra dhe nuk vlerësohen sipas dobisë. Si dhe me bukurinë e ç’interesuar, pra si te Kanti.
Nga kjo qasje prej poseduesi koleksioni, e merr më qartë kuptimin edhe bindja e tij se pronësia është lidhja më e thellë që mund të ketë njeriu me objektet. Lehtësisht e konfondueshme me një afëri ideologjike të tij me marksizmin, po të mos e shpërngulim shpejt nga një shjeshtëzim i rëndomtë.
Benjaminin e tërhoqi vërtet trajtimi i Marksit mbi trajektoren fantazmagorike të zinxhirit të mallit në shndërrimin në vlerë monedhë, por kjo besoj edhe si shpirt i rrëfimit, i treguar aq bukur, artistikisht.
Pra, dhe për t’ia kthyer domenit të artit, ku gjithmonë kam besuar se dhe vetë Marksi këtë lloj tensionimi ikonik nga materia në vlerën imazh të saj, nga aty e ka pas kopjuar, apo thënë më butë, nga arti është frymëzuar.
Mbetet prekëse ëndrra ambicje e Beniaminit për një shpërfaqje bote përmes një libri me citime. Demarsh demiurg për një ngrehinë kozmologjike, nëpërmjet një morie citimesh nga urtësi proverbash, mendimtarësh e zejesh shkrimtarie. Një lloj mendimi postulativ, aksiomatik, i pakomentueshëm, i vetëmjaftueshëm. Brehtit ia pat dëgjuar pa mëdyshje pohimin këshillë se kryesorja mbetet sesi të mësohesh të mendosh në mënyrë të papërpunuar. Mendimi i pa përpunuar - ky është mendimi i njerëzve të mëdhenj.
Mungonte Benjamini në puzzle-in e botimeve Zenit, ndonëse aq i pranishëm në esetë shoqëruese të botuesit mbi veprat. E ashtu si nën merakun benjaminian të lidhjes shkak-pasojë në zinxhirin e ngjarjeve, ‘Narratori’ vërtet vjen i fundit në rradhë, por ja ku apelon lidhje me një nga më të parët e botuar qysh në nisje të shtëpisë botuese, Georges Bataille. Ishte ky që i ruajti e siguroi në bibliotekën nacionale në Francë dorëshkrimet e valixhes së Benjaminit kthyer nga Amerika ku pat mbërritur pa të zotin. Po, mund të qe kohë më parë “narratori” në Zenit, një orë e më parë e meritonte.
Ashtu si e meritonte dhe do kish jetuar shumë më gjatë nëse do kish duruar edhe veç pak orë kur vuri dorë mbi veten në pritje të vizës në mbërritje në portin ku anija qe nisur tashmë.
Faqe | 72 |
ISBN | 9789928293155 |
Titulli origjinal | Der Erzahler |
Viti i Botimit | 2021 |
Vendodhja | Shkup |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Ervin Lani |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.