Më tepër
Gjashtëmbëdhjetë vjeçe, një ditar, zbulimi i një bote të re dhe të ndryshme: trupi i vet prej adoleshenteje, udhëtim në kërkim të vetvetes përmes seksit, dëshira për ta mbërthyer atë ndjenjë gjithnjë të pakapshme, siç është dashuria. Dhe pastaj iluzioni për ta gjetur në shumë shtretër, në shtëpi të panjohura, me meshkuj që nuk e duan. Për Melisën gjithçka fillon me herën e saj të parë: në atë çast kupton, apo i gënjen mendja se kupton, që meshkujt nuk dëshirojnë të shijojnë thelbin e një femre, nuk janë në gjendje të dashurojnë duke e lënë mënjanë trupin. Ndaj Melisa ia jep trupin e vet cilitdo që ia kërkon, ndaj jepet me shpresë që ndokush duke e parë në sy, do ta kuptojë etjen e saj për dashuri, por përfundon në një tunel të errët dhe të ndyrë, poshtërimi dhe dhimbjeje, ku do të rrezikojë të humbasë atë që ka më të çmuar: veten e saj.