Gruaja ne pasqyre Shiko më të madhe

Gruaja ne pasqyre

Eric-Emmanuel Schmitt TO0162

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"Gruaja ne pashqyre" është historia e tri grave që jetojnë në tri epoka të ndryshme. Ato kuptojnë se janë dhe ndihen ndryshe nga bashkëkohëset e tyre.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928427120

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mbi librin

"Gruaja në pasqyrë" është historia e tri grave që jetojnë në tri epoka të ndryshme. Të ndodhura në çaste kthesash të rëndësishme të jetës së tyre, ato kuptojnë se janë dhe ndihen ndryshe nga bashkëkohëset. Ana, Hana dhe Ani janë tre personazhet qendrore të këtij romani, të cilat, mjeshtëria e autorit, i lidh me një fije fati të përbashkët në kërkim të shtegut për t'i shpëtuar vetë imazhit që u ofron pasqyra e epokës në të cilën jetojnë.

Ana jeton në Bryzh të Belgjikës, në epokën e Rilindjes. Ditën e saj të martesës, me një nga djemtë premtues të qytetit, ajo ia mbath në pyll, ku gjen prehje dhe ndihet në harmoni të plotë me natyrën dhe kafshët.

Hana jeton në Vjenën perandorake e periudhës së Frojdit. Ajo ka gjithçka për të qenë e lumtur. I përket një rangu të lartë aristokratik, ka një bashkëshort të ëmbël dhe të vëmendshëm, i cili mburret gjithë krenari në rrethet aristokratike për gruan e tij. Rrethi i saj shoqëror mendon se jetës së saj i mungon një fëmijë. Ndërsa ajo vetë vihet në kërkim të arsyeve që e bëjnë të palumtur.

Ani, është një yll i Hollivudit, me një karrierë të shkëlqyer. Edhe ajo ndien një boshllëk të madh thellë brenda saj, të cilin arrin ta mbushë vetëm duke u dhënë pas drogës, alkoolit dhe seksit.

Janë tri gra rebele dhe të panënshtruara, që, pavarësisht pengesave dhe barrierave të kohës, vendosin të marrin kontrollin e jetës së tyre dhe arrijnë t'i japin kuptim asaj.

Ato marrin arratinë dhe gjejnë strehë aty ku mendojnë se mund të zgjidhen problemet e tyre pa menduar për pasojat. "Gruaja në pasqyrë" është një roman që të mban frymën pezull deri në faqen e fundit të tij.

Komente mbi librin

"Përmes tri fateve të veçanta, Eric – Emmanuel Schmitt eksploron ndjenjën e fajit, nënshtrimin, ndjesinë se nuk i përket më vetes. Ai end një lidhje të padukshme midis personazheve por, kryesisht, midis epokave. Një dashuri mistike shpërfaqet në këtë roman të ndërtuar në mënyrë të shkëlqyer."

Express

"Interesant, i arrirë dhe i lehtë për t'u lexuar, për t'u përpirë. Gruaja ose gratë e paraqitura këtu a janë gra të vërteta apo thjesht personazhe të imagjinuara nga një burrë? Një burrë që përdor heroinat e tij për të na thënë: "Hyjnorja, pavetëdija, kimikja, ja çelësat që kanë propozuar shekujt për të hapur dyert e misterit"? Një shkrimtar që duket se na thotë gjithashtu se gruaja është një nga çelësat e misterit... Dhe ia arrin mirë."

Murmure Magasine

"Romani i Eric-Emmanuel Schmitt është një kryevepër e vërtetë. Tri gra, tri epoka, tri fate të ndryshme. Por intriga pasionante... bën të shfaqen shpejt ngjashmëritë mes këtyre tri grave. Asnjëra nuk e di se çfarë presin të tjerët nga ato, sidoqoftë duhet të luftojnë për të ekzistuar dhe për të qenë thjesht vetvetja. Schmitt ka dhuntinë të shprehë me thjeshtësi dhe qartësi përpjekjet e një shpirti që kërkon të depërtojë në misteret e veta përmes hyjnores, pavetëdijes apo kimisë."

L'Appel (Belgjikë)

"Histori të treguara mirë, jetë e treguar mirë... Eric – Emmanuel Schmitt shënon me siguri dhe lehtësisht gjurmën e tij romaneske. "Gruaja në pasqyrë" tregon jetën e tri grave në tri epoka të ndryshme, të lidhura nga një i njëjti fat. Në sfond, autori i thur një himn drithërues lirisë, moskonformizmit – gruaja është e ardhmja..., mjafton pak që ajo të thyejë plotësisht zinxhirët e saj."

Les echos

Të dhëna

Faqe960
ISBN9789928427120
Titulli origjinalToena
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Përmasat15x23
PërkthyesiRina Çela Grasset