I ri Cmim i reduktuar! Helmi i dashurisë Shiko më të madhe

Helmi i dashurise

Eric-Emmanuel Schmitt TO0303

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Julia, Anushka, Kolomba dhe Rafaela kanë lidhur një pakt për miqësi të përjetshme. Ato janë vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeçe dhe janë të etura për ta gjetur dashurinë e vërtetë. Secila prej tyre mban një ditar ku hedh padurimin, dëshirat, dashuritë, ëndrrat e veta. Por, si mund t’i shmangin tërmetet emocionale të shkaktuara çdo ditë nga prindërit e tyre?

Më shumë detaje

48 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
Fletët136
ISBN: 9789928235596

510 Lekë

-15%

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në kufirin mes fëmijërisë dhe adoleshencës, katër vajzat bien në grackën e këtij emocioni të fortë, dashurisë, janë gati të hyjnë në këtë sferë misterioze, në këtë çmenduri që mund t’i transformojë.

Në gjimnaz po bëhen përgatitjet për të shfaqur dramën “Romeo dhe Zhulieta”, ndërkohë që një tragjedi, po aq e paparashikueshme dhe e pashmangshme, sa dhe fundi i dramës shekspiriane, është duke u përgatitur.

“Nëse nuk më do më, kjo do të thotë se nuk më ke dashur kurrë.”

Fragment nga Libri

E urrej dashurinë. Dua të rebelohem kundër saj. Nëse dashuria do të thotë vuajtje, të humbësh kontrollin, të bëhesh skllav, unë nuk dua të dashuroj.

Parapëlqej sulmin. Preferoj të provokoj.

Dua paqe, jo luftë. Megjithatë, në rast se lufta do të ishte e pashmangshme, jam gati ta bëj.

Meshkujt nuk kanë për të më vënë përfund; jam unë ajo që do t’i vë përfund.

* * *

Rafaela ime e dashur, Terencë ka me mijëra, miliona, sepse jemi ne vajzat që i krijojmë ata, duke lejuar bakterin të hyjë në sytë tanë; më tej sëmundja ndjek udhën e saj duke na çmendur, duke e veshur djalin me hijeshi dhe cilësi që nuk i ka, duke bindur veten se lumturia jonë, shpëtimi ynë, kalon nëpër krahët e tyre.

“Romeo, Romeo, pse je ti, Romeo?”

Sepse Zhulietat dinë të trillojnë Romeot.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët136
ISBN: 9789928235596
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat13 x 20
PërkthyesiAmantia Kapo
RomanRomancë&Pasion