Karriera e Rugoneve Shiko më të madhe

Karriera e Rugoneve

Émile Zola BOG0067

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani "Karriera e Rugonëve", që siç thotë vetë autori, shkrimtari i shquar francez E. Zola, "duhet të quhet me titullin shkencor: Origjina", është romani i parë i ciklit të Rugon Makarëve ku autori paraqet jetën dhe zhvillimin e një familjeje nën Perandorinë II.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789994344005

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mbi librin Romani "Karriera e Rugonëve", që siç thotë vetë autori, shkrimtari i shquar francez E. Zola, "duhet të quhet me titullin shkencor: Origjina", është romani i parë i ciklit të Rugon Makarëve ku autori paraqet jetën dhe zhvillimin e një familjeje nën Perandorinë II. Prandaj, ai e shtrin veprën e tij në kohë e hapësirë, i jep asaj sfondin historiko politik, mban në të ritmin e kohës, përdor ngjyrat lokale dhe paraqet tërë atë vorbull idesh që vunë në lëvizje atë epokë. Në planin e përgjithshëm të Rugon Makarëve analizohet lindja, zhvillimi dhe rënia e regjimit të Napoleonit III. Ky cikël përshkruan ngjarjet e viteve 1850 1860 pas revolucionit të 1848 ës, kur u përcaktuan qartë kontradiktat klasore midis borgjezisë dhe proletariatit. Shoqëria borgjeze arriti në një shkallë të tillë që as mund ta ëndërronte. Industria dhe tregtia u rritën në përmasa të papara, u shtua gjithashtu edhe spekulimi, e si pasojë e kësaj edhe mjerimi i masave. Borgjezia e madhe, e frikësuar nga kryengritja e punëtorëve e 1848 ës, dhe e etur për pushtet të fuqishëm që të mund t'i forconte pozitat e saj, e përshëndeti diktaturën e princit regjent Lui Bonapartit, i cili siç thotë Zolai "lindi si rezultat i dështimit të kryengritjes, i egoizmit të klasave drejtuese, fuqia e të cilave ishte rritur shumë përpara 2 dhjetorit 1851, në kohën e restaurimit dhe Lui Filipit". Shoqëria kishte nevojë për këtë aventurier, ajo e thërriste, e ndillte dhe më në fund edhe e krijoi. Puna e Zolait për përgatitjen e Rugon Makarëve nuk ishte diçka e rastit. Atë e nxitën ngjarjet dhe ndryshimet e mëdha që ndodhën, si: mprehja e kontradiktave klasore, rritja e lëvizjes punëtre, kriza shoqërore e asaj kohe, lufta franko prusiane e viteve 1870, rënia e Perandorisë së Napoleonit III, si dhe Komuna e Parisit, të cilat sollën si pasojë edhe demokratizimin e pikëpamjeve të inteligjencies së cilës i përkiste Zolai.

Të dhëna

Faqe416
ISBN9789994344005
VendodhjaTirane
GjuhaAnglisht
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë