Paraja - Rugon Makaret Shiko më të madhe

Paraja - Rugon Makaret

Émile Zola BDI0149

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Shkëlqimi verbues i parasë përballet me shembjen e piramidës së rremë: Bankës Botërore. Roman joshës dhe tronditës, ku përzihen dashuritë dhe urrejtjet, lakmia dhe luksi i pafre.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9992747390

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pushteti i parasë, fuqia, lavdia janë leva që lëvizin pothuajse gjithçka në botën njerëzore. Në fuqizimin e pafre dhe më pas në shkatërrimin e Bankës Botërore, shohim shpërblimin për çmendurinë e përgjithshme, magjinë dhe pushtetin e parasë te të gjitha personazhet e romanit. Të gjithë i nënshtrohen Sakarit të plotfuqishëm: agjentët, shtypi, politika, letërsia. Të gjithë së bashku mbështesin batakçiun, aventurierin, sepse ai është i modës, ai premton piramidën e parasë, që në fund i zë poshtë të gjithë. Historia e madhështisë dhe rrënimit të Bankës Botërore ngjall interes jo vetëm sepse në të është ngatërruar Sakari, por edhe sepse në të janë koncentruar shpresat e gjithë të tjerëve: Bovilje, Mazo, Dezhua, Sabatini, Karolina, Gamëleni etj. Paraja, edhe në vështrimin e autorit, është jo vetëm një e keqe sociale, por edhe bazë krijuese dhe gjallëruese në lëvizjen e përgjithshme të njerëzimit drejt arsyes dhe drejtësisë.

Të dhëna

Faqe423
ISBN9992747390
RedaktoriAna Sheldia
Viti i Botimit2005
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKlio Evangjeli