Alberto Moravia BOM0050
Libër i ri
“Çoçarja” ose siç njihet ndryshe me titullin “Dy gratë” është një histori lufte; e përpjekjeve të dy grave për t’u mbijetuar viteve të luftës.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | OMSCA-1 | |
| ISBN | 9789992740299 | |
Kjo është historia e një vejushe romane dhe vajzës së saj të bukur dhe naive adoleshente. Pas pushtimit të Romës nga nazistët gjermanë, vejusha mbledh ato pak plaçka të mbetura, merr kursimet e gjithë jetës dhe niset, bashkë me të bijën, drejt vendit të saj të lindjes, Çoçaria – një krahinë e vogël dhe e varfër në jug të Romës.
Në atë moment nisin nëntë muaj urie, të ftohti dhe vuajtjesh rrugëve të Italisë. Nënë e bijë rrihen dhe përdhunohen nga një grup ushtarësh të forcave aleate.Në këtë libër, Moravia trajton në mënyrë mjeshtërore pasojat e luftës në jetën e njerëzve të thjeshtë.
| Faqe | 376 |
| ISBN | 9789992740299 |
| Titulli origjinal | Omsca - 1 |
| Viti i Botimit | 1999 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Sotir Caci |
I konsideruar si romani qendror i një trilogjie ideale, jep një portret të thellë dhe mizor të një individi pa strukturë, pa mbështetje, i tjetërsuar nga jeta sociale.
Romani, i publikuar më 1951, është portreti i një personazhi dhe një qëndrimi moral karakteristik për kohën tonë: konformisti dhe konformizmi.
Ky është romani tipik i kompleksitetit të vëzhgimit në njeriut të vetmuar, të paaftë për të kuptuar dhe të pafuqishëm. Kjo kryevepër e Alberto Movarias vjen në shqip nga Diana Kastrati
“Çoçarja” ose siç njihet ndryshe me titullin “Dy gratë” është një histori lufte; e përpjekjeve të dy grave për t’u mbijetuar viteve të luftës.
Nuk ka fjalë për të përshkruar se si ndihen viktimat e brutalitetit, që shkatërron shpresat për të ardhmen, shkatërron ndjenjat dhe ëndrrat, që janë një kundërvënie ndaj mizorisë së luftës e dhunës.
Me Agostinon, një rikthim në rrëfimin real e të vërtetë, pas shmangieve nga realiteti dhe shpërthimeve surrealiste e satirike, Moravia fitoi vlerësimin e lartë të kritikës e lexuesve, si dhe çmimin e tij të parë letrar.
“Përçmimi” është një ekzaminim i pamëshirshëm i dëshpërimit dhe i vetëmashtrimit në zbrazëtinë emocionale të shoqërisë moderne të konsumit.
Një roman, që denoncon të gjitha veset dhe palavitë e një klase pushteti në dukje elitare, por krejtësisht e zvetënuar. Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë romani i përkthyer, nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari më 23 prill 2023, sjellë në shqip nga Aida Baro.