Lev Tolstoi NER0005
Libër i ri
Madhështia e kësaj vepre nuk ka nevojë për tekst dhe as përshkrim. Thjeshtë, Ana, të cilën duhet ta lexojë çdo njeri që frymon dhe mendon, si një prej etaloneve rrezatuese të artit të fjalës
38 Artikuj
Shtëpia Botuese | NERAIDA | |
| ISBN | 9789995668969 | |
Rreth librit
"Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat" - kështu e nis Tolstoi veprën e tij madhështore, “Ana Karenina”.
Romani ndahet në tetë pjesë. Në fillim, autori na prezanton me Princ Stepan Arkadieviç Obllonski, "Stiva", një aristokrat moskovit, i cili ka prishur marrëdhëniet me gruan e tij Darja Aleksandrovna, e cila ka zbuluar se burri e tradhtonte me guvernanten franceze.
Stiva ishte i frikësuar se do e humbiste gruan e tij, kështu që thirri të motrën, Ana Arkadjevna Karenina, nga Petërsburgu, për ta bindur të shoqen të qëndrojë. Ndërkohë, shoku i fëmijërisë së Stivës, Konstadin Dimitieviç Levin, arrin në Moskë dhe i kërkon dorën motrës së vogël të Darjas, Kitit, e cila e refuzon sepse është dashuruar me Kont Aleksei Kirilloviç Vronskin, i cili, nga ana e tij, nuk ka asnjë synim të martohet me Kitin.
Stiva dhe Vronski takohen në Moskë në stacionin e trenit. Stiva pret të motrën, ndërsa Vronski të ëmën. Aty ndodh një aksident sepse një punëtor shtypet nga treni. Vronski sapo e sheh Anën dashurohet me të. Ata takohen prapë në ballon që mbahet në shtëpinë e Sherbackëve. Ana, për fat, arrin të bashkojë të vëllanë me gruan e tij dhe bëhet shoqe me Kitin. Në ballo Vronski vallëzon me Anën dhe Kiti bëhet xheloze.
Ana, e zemëruar se mund të prish marrëdhëniet me Kitin për shkak të Vronskit, kthehet në Petërsburg. Vronski niset për në Petërsburg me të njëjtin tren. Në anën tjetër, Levini i dëshpëruar për refuzimin e Kitit kthehet në fshat, në fermën e tij. Ana kthehet tek burri i saj, Aleksei Aleksandroviç Karenin, dhe tek i biri, Sergei.
Mjeku personal i Sherbackëve tregon se shëndeti i Kitit është përkeqësuar për shkak të xhelozisë. Pas kthimit në Petërsburg, Vronski vazhdon ta ndjek Anën. Ajo në fillim mundohet ta largojë, por mposhtet nga dashuria për të dhe mbetet shtatzënë.
Vronski ndërkohë ka një garë kuajsh. Gjatë garës, kali i lodhur i vdes aksidentalisht dhe Vronski shpëton me pak lëndime. Aty vërehet frika e shprehur e Anës gjatë rrëzimit të Vronskit. Karenini e kërcënon Anën se nuk do ta lejojë të shikojë të birin nëse nuk ndahet nga Vronski. Ana lind një vajzë dhe largohet me Vronskin në Europë. Marrëdhënia mes Anës dhe Vronskit fillon të ftohet dhe ata vendosin të kthehen në vendin e tyre, por Ana xheloze niset më herët drejt stacionit hekurudhor, ku vret veten.
| Faqe | 632 |
| ISBN | 9789995668969 |
| Viti i Botimit | 2009 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Jorgji Doksani |
| Roman | Sagë&Histori |
"Haxhi Murati" një nga perlat më të bukura të Leon Tolstojit, ka mbetur romani më i panjohur i tij. Për një kohë të gjatë paradoksi mbeti i pashpjeguar. U desh të shpërthente lufta e ...
Mbi librinLufta dhe Paqja, është një novelë historike që tregon për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftrave të Napoloeonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë.
Lufta dhe Paqja, është një novelë historike që tregon për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftrave të Napoloeonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë.
Vellimi I Lufta dhe paqja e L. N. Tolstoi eshte perkthim i Sotir Cacit, dhe botim i shtepise botuese "Naim Frasheri", ne vitin 1989
Lufta dhe Paqja, është një novelë historike që tregon për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftrave të Napoloeonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë.
“Lufta dhe Paqja” është një novelë historike që tregon për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftrave të Napoloeonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Pas shumë vitesh, ribotohet e plotë kjo vepër në gjuhën shqipe, me përkthimin e Sotir Cacit. Vëllimi 4 hidhet u hodh në qarkullim në variantin e edituar në fillimin e muajit shkurt 2017.
Vepra të tilla shënjojnë epoka të mëdha por njëherësh edhe pasione të mëdha njerëzore. Nuk ka një roman epope të dytë në llojin e vet që të ketë gërshetuar kaq mjeshtrisht botën e brendshme të individit dhe jetën e tij me fatet e kombit dhe pasojat e konfliktit. Festë dhe luftë njëherësh që vjen me një imagjinatë të jashtëzakonshme. Kjo vepër rivjen në...
Nuk dihet me saktësi se kur filloi Tolstoi ta shkruajë romanin e tij të parë “Lumturia martesore”, i cili u botua fillimisht në dy numra të muajit prill 1859, të periodikut “Russkij vjestnik”. Ashtu si shumica e romaneve të Tolstoit, edhe kjo vepër ka karakter autobiografik. Këtu përshkruhet historia e marrëdhënieve të tij në vitet 1856-1857 me Valeria...
Tolstoj është padyshim një ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më të lexuar të letërsisë botërore. Nëse dëshironi të dini përgjigjen e pyetjeve si “Ç’e mban gjallë njeriun?”, “Ç’është ajo që sundon zemrën e njeriut?”, ju këshillojmë të lexoni këtë libër i cili përbëhet prej tri novelash vërtet të mrekullueshme.
Kuajt në këtë rrëfim janë shpirtëzuar me ndjenja njerëzore: me egërsinë dhe keqardhjen, harenë dhe trishtimin, xhelozinë dhe krenarinë, altruizmin e rinisë dhe vetëdijen e ngrysur të pleqërisë shkatërrimtare. Më së shumti është njerëzuar personazhi kryesor – Pullaliu. Historinë e trishtuar të jetës tij e keni përpara për ta shfletuar
E shkruar në vitet 1880 - 1882, eseja e Tolstoit mbi eksperiencën e tij në kërkim të besimit dhe kuptimit për jetën u ndalua të botohet në Rusi dhe nisi një udhëtim të gjatë të botimit në rusisht dhe në gjuhë të tjera nga jashtë Rusisë.