Objekti i studimit dhe i hulumtimit...
Madhështia e kësaj vepre nuk ka nevojë për tekst dhe as përshkrim. Thjeshtë, Ana, të cilën duhet ta lexojë çdo njeri që frymon dhe mendon, si një prej etaloneve rrezatuese të artit të fjalës
"Ky libër flet për arkitekturën; për shqetёësimet, synimet dhe arritjet e njerëzve qё u morën me të dhe se si u prit puna e tyre. Kjo bëhet nëpërmjet historisë. Ai është një guidë leximi për arkitekturën e djeshme, me shikimin e kthyer kah e nesërmja."
Një libër që sjell kujtimet miqve, të familjarëve dhe kolegëve për Paulin Selimin, një shkrimtarët më të njohur të humorit shqiptar.
Poezia e Fostierit është shumëplanëshe. Dashnor i së pakufishmes dhe interpretues i së pafundmes dhe shumanshmes, nisur nga bërthama e fortë shtrihet drejt plotësimit të saj, i angazhuar me anët e shumta të saj, të dhëna mes poezive të tij.
Kjo përmbledhje është një përzgjedhje tregimesh përfaqësuese, cilësore nga letërsia qipriote.
"Nuk ekziston asgjë njëdimensionale në tregimet e Kristos Haxhipapasit, as në gjuhë, as në narrativë, as në tematikën e tij. Kjo tregon kujdesin e tij të vazhdueshëm dhe përpjekjen e vetëdijshme me krijimin, çka e bën veprën e tij tejet interesante. Ky vëllim rrezaton emocionalisht shpirtin qipriot, të mbingarkuar me pushtim, por në të njëjtën kohë...
“Dashuria nuk është e pamoralshme, është një perëndi që e kërkon, që e mohon, dhe sa më shumë e mohon, aq më tepër e zbulon pranë vetes, brenda teje. Është një perëndi që e beson dhe e ndjek nga pas, pavarësisht nga adhurimi që përzgjedh. Nuk ka adhurim të moralshëm dhe adhurim të pamoralshëm. Dashuria është si fetë, ku çdo formë adhurimi është e...
Dashuria nuk njeh as moshë, as status dhe as kufizime. Këto tri aksioma na sjellin këto tre romane që Bukinist i rekomandon në një set për ata që duan ti shtojnë magjinë hapit të përditshëm të dashurisë së tyre.
Një histori e zgjuar dhe me të papritura për fuqinë e ndjesës në buzët e fëmijëve.
“Dielli i ulët” rreh të përshkruajë Shqipërinë në fundin e një regjimi që po këmbehet. "Pranvera që zgjasin më pak se një stinë dhe bien nën dimrin e dogmës së socializmit shqiptar. Diktatorë të vegjël që lulëzojnë edhe pas ikjes së diktatorit të parë.
Gazmend M. Kapllani, filozof dhe rrëfimtar, ka rrëfyer përmes një historie mes të shkuarës dhe të tashmes një ëndërr dhe një realitet, një absurd dhe një komedi, që vallëzojnë pafundësisht lëkurës së njeriut. “Ditar i shkurtër kufijsh” sjell absurdin e një sistemi pa liri dhe odisenë e pafundme të emigrimit. Ka pranuar fatin që i ka rënë për vendin ku ka...
Ditari i Penelopës është një kryevepër alegorike, e shkruar në mënyrë të thjeshtë, të kuptueshme, jashtëzakonisht të vërtetë dhe njerëzore.
"Jetë paralele, të cilat rastësisht takohen në kufijtë e realitetit të ri athinas. Një e ve gjashtëdhjetëvjeçare që ka lidhje erotike me hungarezin, gruaja e tij me të cilën ai ka një djalë, pasardhësi i një familjeje të fuqishme politike, që ka marrëdhënie me piktorin, një agjent policie dhe një tip i errët i botës së krimit janë personat kyç në një lojë...
"Drita në det" është një antologji me tregime nga 28 autorë grekë dhe jo antologji e tregimit grek. Është një përzgjedhje autorësh me shtrirje kohore nga mesi i shekullit të 19 e deri në ditët e sotme
Ky libër është rezultat i një pune të gjatë hulumtuese dhe i përvojës personale të autorit për të sjellë të vërteta nga një temë sa të rëndësishme aq edhe sensibilizuese, për të hedhur dritë tej propagandës politike dhe njohur anën e errët të pushtetit gri që viktimizoi padrejtësisht personalitetet e njohura dhe kolosët e letërsisë e artit shqiptar gjatë...
Një histori e ngrohtë poetike dhe emocionale për Vingën, e cila gjatë një vere të veçantë në ishullin e gjyshit lë pas fëmijërinë. Gjuha e lirshme, dendësia poetike dhe toni i përpiktë, por edhe përshkrimi i bukur i personazhit kryesor Vinga dhe gjyshit të saj, dy vetmitarë kryeneçë, portretizuar me ngrohtësi larg çdo stereotipi, e bëjnë librin mjaft...
Ismail Kadareja është njeriu i lindur për letërsi; ai ka jetuar dhe mund të jetojë vetëm i derdhur në formën e shkrimtarit; edhe bisedën më të zakonshme të jetës së përditshme e artikulon në mendim dhe e shpreh në fjalë me talentin e letërsisë.
Një histori rrëmbyese, zemërthyese për faljen, shpresën dhe dashurinë e qëndrueshme.
Një libër për raportet e sotme prindër-fëmijë, që u drejtohet prindërve të zakonshëm, të cilët brenda familjeve të zakonshme rrisin fëmijë të zakonshëm. Një letër në mirëbesim drejtuar prindërve që mendojnë.
Një vepër klasike tashmë, Ferma e Kafshëve është dashuruar nga breza krejt të ndryshëm lexuesish. Ajo mbetet e patejkalueshme si një dokument i kohës së saj dhe si një dëshmi e mprehtësisë dhe gjenialitetit krijues të George Orëell-it. Chris Mould, me imazhet e tij unike, me karakterizimet e gjalla dhe të sjella bukur, nxjerr në pah humorin dhe zymtësinë...
"Historia e një fshati të ndarë në dy shtete dhe në dy sisteme. Koha e Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve. Në trevat e kryqëzuara shqiptaro – greke, Koshovica, që dikur thirrej Kosovo, prej sllavishtes, mëllënjë, ndahet në dy; pjesa kryesore mbetet Shqipëri, njëra nga mëhallat bëhet Greqi. Kur gjejnë përsëri njeri – tjetrin, pas një shekulli, konstatojnë...
Një histori shumë prekëse që të trondit ... sa fuqi shpirtërore mund të ketë një njeri dhe sa mund të durojë! Një libër që ju bën të vlerësoni njerëzit pranë jush. "Një histori shumë prekëse që të trondit, një histori e vërtetë që vetëm ""e bukur"" nuk mund të quhet ", pasi rrëfen për jetën e një gruaje, me të cilën fati u tregua i ashpër që në fëmijërinë...
Kostas Mondisit, që konsiderohet si një nga krijuesit me të mirë qipriotë, edhe në këto poezi ai i referohet luftës së qipriotëve për çlirimin nga Anglia. Edhe më pas, pas pavarësisë, e deri vonë, ai është këngëtari i këtij vendi që ka një histori plagësh dhe dhimbjesh.
Ky libër synon të pasurojë historiografinë shqiptare me të dhëna, trajtesa dhe përshkrimin e kronikave historike që kanë të bëjnë me katër personazhe që kanë lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë: Mahmud Pashë Bushati, Ali Pashë Tepelena, Naum B. Veqilharxhi dhe Vangjel Zhapa.
"Pse vendosa që librin e ri ta pagëzoj Lakuriq. Lakuriqësia dhe e qara janë në zanafillë te njeriu. Nevoja për të qeshurën lind më pas, kur atij i duhet të përballet me gjërat që ia fshehin lakuriqësinë. Nuk kam pse ta fsheh se do të më pëlqente që me këtë titull të mund të tërhiqja edhe adhuruesit e lakuriqësisë, apo të provokoja puritanët. Por kjo do...
“Lulet e mollës” cilësohet novela më e njohur e shkruar nga nobelisti John Galsworthy, e adaptuar mjaft suksesshëm edhe për ekranin e madh.
"Njerëzit, zakonisht, kur i gjen një fatkeqësi, ngrenë sytë nga qielli dhe pyesin veten: “Përse mua, o Zot?”. Personalisht nuk e kam pyetur kurrë veten. E dija përse. Isha mëkatare. Isha lakmitare. Nuk isha besnike. Isha e pamoralshme. Isha vrasëse.
Nëse ti do me të vërtetë t’ia lehtësosh punën Babagjyshit, lexo këtë libër argëtues dhe ndiq me kujdes këshillat. Por kur erdhi dita e shumëpritur, gjërat nuk shkuan siç i kishin parashikuar.