Çifutka e Toledos Shiko më të madhe

Çifutka e Toledos

Lion Feuchtwanger BDI0033

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Roman i bukur historik, vepra e fundit e autorit të shquar, i përkthyer në 25 gjuhë. Me stil tërheqës, jepet dashuria e Don Alfonsit me çifutkën bukuroshe, që e bëri të harronte shtetin dhe mbretëreshën. Rrëfimi i linjës së dashurisë bëhet në sfond të pasur ngjarjesh historike të asaj kohe me shkëlqimin dhe magjinë që u përket, duke e bërë tmerrësisht tërheqës këtë trill aventuresk. Lion Fojhtvanger (1884 - 1958) vlerësohet si një nga shkrimtarët më të shquar gjermanë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9992759453

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mbreti u dashurua çmendurisht pas një çifutke, së cilës ia kishin vënë emrin Fermoza, Bukuroshja, dhe e harroi fare gruan e vet. Nga kjo kronikë e vitit 1270, autorit i vjen frymëzimi për të shkruar rreth historisë së dashurisë së mbretit Alfons me çifutkën e bukur Rakelë (Fermoza), histori dashurie që e bëri të harronte shtetin dhe mbretëreshën dhe për shekuj me radhë ngacmoi mendjen e spanjollëve. Rrëfimi i linjës së dashurisë bëhet në sfond të pasur ngjarjesh historike, ku jepet pasioni i çmendur i mbretit për çifutkën, pasion që vë në lojë fatet e vendit, pasi me ta lidhet ngushtë fati i dy dashnorëve. Çifutja bukuroshe, megjithëse e parandien se sa të këqija mund të sillte guximi i krisur i Alfonsit, dashurohet me të. Tërheqja që ndjen për mbretin bëhet shëmbëlltyra e gjithë shkëlqimit joshës e verbues të luftërave dhe aventurave. Autori i vesh ngjarjet me petkun e realitetit dhe thjeshtësisë, çka e ndihmon në përshkrimin e qytetërimit kalorësiak.

Të dhëna

Faqe440
ISBN9992759453
RedaktoriKujtim Ymeri
Viti i Botimit2002
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiRobert Shvarc